Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:50 Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Misteri që fshihet në një tjetër portret gruaje të Leonardo da Vinçit

Aktualitet E hënë, 4 Nëntor 2024 09:51
Misteri që fshihet në një tjetër portret gruaje të Leonardo da Vinçit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Leonardo da Vinçi vijon edhe sot pas pesë qindvjeçarësh të befasojë. Pikturat e tij nuk lënë shkas për pajtim dhe dakordësi, për ëndje dhe përjetim, për depërtim të thellë ndijues e goditje shkundullitëse afeksioni. Ai është vetë mistika e artit, është një mister që ngulmon të struk gjithnjë e më thellë në nënlëkurën e tablove të tij një realitet që dukshmërinë e pamjes dhe shprehshmërinë e mjetit estetik e mbulon me mjegull legjendash e trazimesh që mëtoi koha, së cilës ai i përkiste.
Ai ishte gjithçka në vepër, dhe erdhi si askush tjetër intrigues, si edhe në këtë tablo, të shumënjohur, të shumëdebatuar dhe të mbetur ende një enigmë.
“La belle ferronnière” e Leonardo da Vinci është ndoshta po kaq misterioze dhe fsheh brenda vetes trille dhe histori sa intriguese aq dhe befasuese sa dhe veprat e tjera që vigani i Rilindjes së Artë krijoi për të futur në pështjellim qytetërimin edhe pas pesë qindjvjeçarësh. “La belle ferronnière” është portret i një zonje, që zakonisht i atribuohet Leonardo da Vinci , dhe i përket fondit të Louvre, Paris. Ajo njihet gjithashtu si “Portreti i një Gruaje të Panjohur”. Pagëzimi i pikturës, i shënjuar qysh në shekullin e shtatëmbëdhjetë, duke identifikuar atë si vajza ose gruaje ferronniere, u tha se ishte aludim diskrete për një zonjë të njohur të Francis I të Francës , e martuar me një Le Ferron. Më vonë ajo u identifikua si Lucretia Crivelli, një zonjë e martuar që priste Dukeshën Beatrice të Milanos, e cila u bë një tjetër nga zonjat e Dukës, shkruan Wikipedia.

“La belle ferronnière” nga Leonardo da Vinci është portreti i një gruaje të panjohur dhe identiteti i saj është i fshehur në mister, shkuan joyofmuseums.com. Gjithçka që aludohej rreth përkatësisë dhe emrit është një trill. Një tjetër histori i rrethvjen zëfilljes së kësaj pikture. Është fjala një legjendë hakmarrjeje, në të cilën burri i dëmtuar infekton veten qëllimisht me sifiliz, të cilin ai i kalon Mbretit duke infektuar gruan e tij. Për të shtuar këtë konfuzion në tituj dhe identitet, “Zonja me një Ermine” e Leonardos ishte njohur, për një kohë të gjatë më “La Belle Ferronnière”. Legjenda e hakmarrjes dhe titulli u aplikuan për “Zonjë me një Ermine. ”Pështjellimi u krijua nga stolia që gruaja mban në një zinxhir delikat në të gjithë ballin e saj, buzhu e quajtur ferronnière. Të dy gratë kishin porta në portretet e tyre. Kjo çoi në emërimin e gabuar të pikturës “Zonjë me një Ermine”, pasi pronari dëshironte të zbukuronte artin e tyre me legjendën e hakmarrjes. Pretendime të kohëve të fundit tregojnë për portretin që ndoshta përshkruan Beatrice d’Este, gruan e Ludovico Sforza. Ndoshta është e kuptueshme që ka kaq shumë identitete konkurruese të pretenduara për këtë portret, pasi kjo pikturë është një nga vetëm e katër grave të pikturuara nga Leonardo: Mona Lisa, Ginevra de’ Benci, Lady with an Ermine, La belle ferronnière.
Një ferronnière është një stil i shiritit të kokës që rrethon ballin e personit që e vendos. Zakonisht me një xhevahir të vogël, i cili qëndron pezull në qendër. Forma origjinale e shiritit të kokës ishte veshur në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë të Italisë dhe u rishpalli një ferronnière në kohën e ringritjes së saj në çerekun e dytë të shekullit XIX për veshje zyrtare dhe ato të mbrëmjeve solemne. Ferronnière pretendohet se është marrë me emrin e një portreti të viteve 1490 nga Leonardo da Vinci, “La belle ferronnière”, nga një tjetër grua e cila mban një stoli të tillë. Sidoqoftë, titulli i kësaj pikture u caktua në shekullin e 18-të dhe përkthimi i mirëfilltë i “ferronnière” në anglisht është “hekuri”. Kështu, a thua kjo pikturë u emërtua pas ornamentit të ballit të saj ose ishte stoli që quhej pas pikturës? Ferronnière si stoli ishte përdorur deri në fundin e viteve 1820 deri në fillim të viteve 1840, dhe nga vitet 1850, ajo kishte rënë nga moda.
Se si qëndron e vërteta dhe cili është varjanti më i besueshëm i gjithë këtyre pretendimeve, ende mbetet e diskutueshme. Ajo që mbetet është ajo që shikuesit e shumë e përcjellin këtë vepër në gjigandin e madh të artit në Luvër. Leonardo da Vinçi vijon të befasojë, vijon të futë në pështjellim e ngatërresa, vijon të prodhoj mister dhe enigma që mbeten të pazgjdhura.

Mund t'ju interesojë

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 2 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 30 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 39 minutash

Etiketat e lidhura

albert vatajLeonardo da Vinçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 2 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Para 5 minutash

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 8 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 12 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.