Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:59 Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League Humbja ndaj Bournemouthit komplikon objektivat e Milanit në Europa League. Gabimet individuale, mungesa e reagimit dhe zgjedhjet taktike të Ruben Amorimit ngrenë pikëpyetje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjekët në “sitën” e gjykimit, qeveria ngre dy Komisione. Zbulohet sesi do funksionojnë

Aktualitet E mërkurë, 5 Shkurt 2025 20:41
Mjekët në “sitën” e gjykimit, qeveria ngre dy Komisione. Zbulohet sesi do funksionojnë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur ngritja e dy komisioneve atij të Disiplinës dhe atij të Apelimit, të cilat në fokus kanë shqyrtimin e akuzave të ngritura kundrejt mjekëve për mosrespektim të etikës profesionale si dhe neglizhencës ndaj pacientëve. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar pikë për pikë të gjitha rregullat dhe mënyra se si këto Komisione do të funksionojnë, duke filluar nga përbërja dhe deri te organizimi, me qëllim për të siguruar një proces të rregull ligjor për shqyrtimin e pretendimeve për shkelje disiplinore dhe zbatimin e masave disiplinore, në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin shëndetësor. Ashtu si dhe është përpiluar në vendimin zyrtar nga qeveria, Komisioni i Disiplinës do të funksionojë pranë Urdhrit të Mjekëve dhe përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët kanë përvojë në fushën e mjekësisë ose në fushën juridike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

a) 3 (tre) përfaqësues të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve, me përvojë apo specializim në çështje të etikës dhe të deontologjisë mjekësore;

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 11 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 11 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

b) 1 (një) përfaqësues i emëruar nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, me njohuri në fushën shëndetësore ose në procedurat administrative;

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

c) Shefi i shërbimit të specialitetit të mjekut, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen.

Kryetari i këtij komisioni do të miratohet me vendim të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, ndërkohë për të qenë anëtar i Komisionit do të duhet të përmbushësh kriteret të cilat janë: “jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në profesionin e tyre dhe të mos ketë masa disiplinore të mëparshme ose rekorde, që cenojnë integritetin dhe objektivitetin e procesit”.

Komisioni i Disiplinës ka për qëllim që të shqyrtojë ankesat në lidhje me veprimet e kryera nga mjekët gjatë ushtrimit të detyrës, që bien ndesh me parimet e etikës profesionale apo Kodin e Deontologjisë Mjekësore.

Ndërkohë, Komisioni i Apelimit do të ngrihet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të përbëhet nga pesë anëtarë.

a) 2 (dy) përfaqësues të zgjedhur nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë;

b) 1 (një) përfaqësues i zgjedhur nga Urdhri i Mjekëve;

c) 1 (një) përfaqësues i zgjedhur nga Fakulteti i Mjekësisë;

ç) 1 (një) ekspert i jashtëm, i specialitetit të mjekut, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen.

Ky Komision do të ketë për detyrë shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të Komisionit të Disiplinës duke siguruar një vlerësim të pavarur, duke përfshirë seanca dëgjimore dhe mbledhje provash të nevojshme.

Sa i përket kritereve që anëtarët e Komisionit të Apelimit duhet të kenë janë: “të përmbushë kushtet e integritetit profesional, të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në profesionin e tyre dhe të mos ketë masa disiplinore të mëparshme ose rekorde që cenojnë integritetin dhe objektivitetin e procesit”. Mandati i tyre është dy vjet, me të drejtë rizgjedhje dhe ata do të qëndrojnë në detyrë deri në caktimin e anëtarit pasardhës.

E plotë/ Mënyra si anëtarët do zgjidhen dhe se si këto dy Komisione do të funksionojnë:

II. KOMISIONI I DISIPLINËS

1. Komisioni i Disiplinës funksionon pranë Urdhrit të Mjekëve dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, të cilët kanë përvojë në fushën e mjekësisë ose në fushën juridike, si më poshtë vijon:

a) 3 (tre) përfaqësues të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve, me përvojë apo specializim në çështje të etikës dhe të deontologjisë mjekësore;

b) 1 (një) përfaqësues i emëruar nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, me njohuri në fushën shëndetësore ose në procedurat administrative;

c) Shefi i shërbimit të specialitetit të mjekut, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen.

2. Kryetari i Komisionit të Disiplinës miratohet me vendim të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.

3. Për të qenë anëtar i Komisionit të Disiplinës kërkohet që ai të përmbushë kushtet e integritetit profesional, të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në profesionin e tyre dhe të mos ketë masa disiplinore të mëparshme ose rekorde, që cenojnë integritetin dhe objektivitetin e procesit.

4. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Disiplinës është 2 (dy) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Ata qëndrojnë në detyrë deri në caktimin e anëtarit pasardhës.

5. Anëtari i Komisionit të Disiplinës heq dorë ose përjashtohet nga ky komision, sipas parashikimeve që rregullojnë pengesat ligjore, të Kodit të Procedurave Administrative.

6. Në rast largimi të parakohshëm të ndonjë anëtari, organi i emërtesës emëron një anëtar të ri, brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Anëtari i ri qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të paraardhësit.

7. Komisioni i Disiplinës funksionon si organ kolegjial, me të paktën 3 (tre) anëtarë dhe merr vendime me shumicë të thjeshtë votash.

8. Komisioni i Disiplinës shqyrton ankesat në lidhje me veprimet e kryera nga mjekët gjatë ushtrimit të detyrës, që bien ndesh me parimet e etikës profesionale apo Kodin e Deontologjisë Mjekësore.

9. Ankesa/kërkesa për fillimin e procedimit disiplinor ndaj mjekut, në lidhje me shkeljen disiplinore të pretenduar, të plotësojë këto kushte:

a) Të jetë me shkrim;

b) Të identifikojë mjekun, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen disiplinore;

c) Të përcaktojë veprimin konkret, që pretendohet se përbën shkelje disiplinore, dhe rrethanat e kryerjes së tij.

10. Ankesat anonime nuk pranohen për shqyrtim.

11. Komisioni i Disiplinës fillon kryesisht procedimin disiplinor për mjekun, ndaj të cilit është regjistruar një procedim penal, për të cilin vihet në dijeni institucioni shëndetësor ose Urdhri i Mjekëve.

12. Brenda 5 (pesë) ditëve nga regjistrimi i kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor, kryetari i Komisionit të Disiplinës njofton mbledhjen e këtij komisioni.

13. Komisioni i Disiplinës asistohet nga sekretariati teknik, i cili verifikon nëse kërkesa i plotëson kushtet formale të parashikuara në pikën 9, të kreut II, të këtij vendimi, dhe përgatit një relacion me shkrim për komisionin.

14. Kërkesa që nuk plotëson këto kritere konsiderohet e metë. Komisioni i Disiplinës njofton kërkuesin/iniciuesin e procedimit disiplinor me shkrim, duke i caktuar një afat, jo më shumë se 7 (shtatë) ditë për plotësimin e të metave të konstatuara. Në rast se të metat plotësohen brenda afatit të caktuar, afati për fillimin e procedimit disiplinor do të konsiderohet data e plotësimit të këtyre të metave.

15. Në rast se konstatohet mosplotësim i kritereve formale, kryetari i Komisionit të Disiplinës merr vendim për mospranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor.

16. Nëse ankesa e depozituar plotëson kushtet formale, të parashikuara në pikën 9, të këtij kreu, Komisioni i Disiplinës merr vendim për fillimin e hetimit disiplinor dhe njofton mjekun për fillimin e procedimit. Afati i përfundimit të procedimit disiplinor është 30 (tridhjetë) ditë dhe fillon të ecë nga momenti që merr vendim për fillimin e hetimit disiplinor.

17. Komisioni i Disiplinës heton e gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara e të seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit të Mjekëve, subjekt i procedimit disiplinor.

18. Komisioni i Disiplinës mbledh dhe verifikon çdo dokumentacion të nevojshëm, që ka lidhje me çështjen, objekt hetimi, dhe nëse e konsideron të nevojshme, thërret për dëshmi mjekun e akuzuar, pacientin (ose përfaqësuesin e tij ligjor), familjarët apo të afërm të tjerë të pacientit, si edhe çdo person tjetër që vlerësohet se ka informacion të rëndësishëm për hetimin.

19. Kur çështja kërkon ekspertizë specifike, Komisioni i Disiplinës, nëse e konsideron të nevojshme, kërkon mendimin e specialistëve të fushës mjekësore përkatëse për të vlerësuar veprimet e mjekut që po procedohet, në përputhje me standardet, udhëzimet e njohura profesionale, si edhe protokollet mjekësore. Po kështu, kërkon informacione shtesë nga institucione të tjera shëndetësore, autoritete rregullatore dhe organe profesionale për të siguruar të dhëna plotësuese të rëndësishme për hetimin.

20. Komisioni i Disiplinës ka të drejtë të kryejë inspektime në vendet e punës, ku mjeku ushtron veprimtarinë mjekësore, për të vlerësuar kushtet e punës, pajisjet e respektimin e standardeve profesionale dhe etike të kërkuara.

21. Komisioni i Disiplinës përgatit një raport të plotë me përshkrimin e procesit hetimor, gjetjeve, dëshmive dhe rekomandimeve, i cili përfshihet në dosjen disiplinore të mjekut dhe u njoftohet edhe palëve të tjera, pjesëmarrëse në këtë procedim.

22. Në rast se në përfundim të hetimit disiplinor vërtetohet se nuk ka shkelje disiplinore, atëherë Komisioni i Disiplinës merr vendim për ndërprerjen e ecurisë disiplinore.

23. Kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës, të Kodit të Etikës dhe të Deontologjisë Mjekësore ose ka bërë shkelje të tjera, Komisioni i Disiplinës jep një nga masat disiplinore, të parashikuara nga neni 17, i ligjit nr.123/2014, “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

24. Në përfundim të procedimit disiplinor, Komisioni i Disiplinës merr vendim të arsyetuar, i cili i njoftohet mjekut, subjekt i procedimit disiplinor. Vendimi përfundimtar i organit disiplinor përmban këto të dhëna:

a) Organin që ka marrë vendimin;

b) Identifikimin e mjekut ndaj të cilit është marrë masa;

c) Bazën ligjore;

ç) Shkeljen faktike;

d) Masën e marrë;

dh) Arsyetimin e vendimit dhe shpjegimin e fakteve, që janë bërë shkas për marrjen e vendimit;

e) Të drejtën dhe afatin e ankimimit ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës.

25. Vendimet e Komisionit të Disiplinës ankimohen brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i arsyetuar në Komisionin e Apelimit, që ngrihet pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.

III. KOMISIONI I APELIMIT

1. Komisioni i Apelimit ngrihet pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, me të drejtë rizgjedhjeje, si më poshtë vijon:

a) 2 (dy) përfaqësues të zgjedhur nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë;

b) 1 (një) përfaqësues i zgjedhur nga Urdhri i Mjekëve;

c) 1 (një) përfaqësues i zgjedhur nga Fakulteti i Mjekësisë;

ç) 1 (një) ekspert i jashtëm, i specialitetit të mjekut, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen.

2. Komisioni i Apelimit shqyrton ankesat ndaj vendimeve të Komisionit të Disiplinës dhe siguron një vlerësim të pavarur, duke përfshirë seanca dëgjimore dhe mbledhje provash të nevojshme.

3. Për të qenë anëtar të Komisionit të Apelimit që ai kërkohet të përmbushë kushtet e integritetit profesional, të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në profesionin e tyre dhe të mos ketë masa disiplinore të mëparshme ose rekorde që cenojnë integritetin dhe objektivitetin e procesit.

4. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Apelimit është 2 (dy) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Ata qëndrojnë në detyrë deri në caktimin e anëtarit pasardhës.

5. Anëtari i Komisionit të Apelimit heq dorë ose përjashtohet, sipas parashikimeve që rregullojnë pengesat ligjore, të Kodit të Procedurave Administrative.

6. Në rast largimi të parakohshëm të ndonjë anëtari, organi i emërtesës emëron një anëtar të ri brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Anëtari i ri qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të paraardhësit.

7. Komisioni i Apelimit funksionon si organ kolegjial, me të paktën 3 (tre) anëtarë dhe merr vendime me shumicë të thjeshtë votash.

8. Çdo akt drejtuar Komisionit të Apelimit vlerësohet si ankim edhe nëse nuk është emërtuar shprehimisht si i tillë, por del nga përmbajtja e këtij akti dhe është mjaftueshëm i qartë. Ankimi paraqitet në formë të shkruar dhe përmban:

a) adresimin e ankesës në Komisionin e Apelimit;

b) emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e ankuesit dhe/ose të përfaqësuesit të tij, në rastin e personave fizikë;

c) vendimin e Komisionit të Disiplinës, kundër të cilit paraqitet ankimi;

ç) parashtrimin e objektit dhe shkaqeve të ankimit;

d) aktet procedurale, të cilat i bashkëlidhen ankimit, të tilla si:

i. akti i përfaqësimit, në rast se ankimi paraqitet nga përfaqësuesi i zgjedhur i ankuesit;

ii. kopje të vendimit të Komisionit të Disiplinës, objekt ankimi;

iii. dokumente, prova apo materiale të tjera që shoqërojnë ankimin, në origjinal ose të njësuara me origjinalin.

dh) nënshkrimin e ankuesit ose të përfaqësuesit të tij, në rast se ankimi paraqitet prej këtij të fundit, sipas tagrave të dhënë shprehimisht në aktin e përfaqësimit.

9. Komisioni i Apelimit asistohet nga sekretariati teknik, i cili verifikon nëse ankimi plotëson kriteret formale të parashikuara më sipër. Ankimi që nuk plotëson këto kritere konsiderohet i metë. Kryetari njofton ankuesin me shkrim, duke i caktuar një afat 7-ditor për plotësimin e të metave të konstatuara. Në rast se ankuesi nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, Komisioni i Apelimit vendos mospranimin e ankimit.

10. Komisioni i Apelimit në çdo rast nuk ka të drejtë t’ia kthejë për rishqyrtim ankesën Komisionit të Disiplinës.

11. Komisioni i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit të ankimit, vendos:

a) mospranimin e ankimit;

b) pranimin e ankimit dhe shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës;

c) ndryshimin e masës disiplinore, dhënë nga Komisioni i Disiplinës në një masë më të lehtë.

12. Vendimi i Komisionit të Apelimit në çdo rast është i arsyetuar.

13. Vendimet e marra nga Komisioni i Apelimit publikohen, në mënyrë të anonimizuar, në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe të Urdhrit të Mjekëve.

14. Kundër vendimit të Komisionit të Apelimit lejohet ankim në gjykatën administrative kompetente brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni për vendimin.

15. Ankimi në gjykatë nuk pezullon zbatimin e vendimit të Komisionit të Apelimit.

Etiketat e lidhura

mjekë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 6 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 10 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 12 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.