
Në një lidhje me emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, mjeku shqiptar në Milano, Alban Beltoja ka thënë se përdorimi i maskës nga të gjithë, dhe distancimi fizik do ta normalizojnë situatën.
Beltoja: Në këto kohë maska është si rripi i sigurimit në makinë, në rast aksidenti rripi të shpëton jetën.
Hila: A duhet të dalim të gjithë me maska në rrugë?
Beltoja: Po, padyshim, të gjithë. Ka maska që janë vetëm për ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të sëmurët, në këto raste është e domosdoshme përdorimi i maskave FFP2 dhe FFP3. Rasti i 90 e kusur mjekëve të vdekur dhe infermierëve, tregon se nuk janë pajisur me mjetet e duhura. Në jetën e përditshme, mund të jetë një maskë kirurgjikale, dhe distancimi fizik do të lejojë që t’i kthehemi jetës sonë.
