Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku shqiptar në SHBA: Covid të lë me pasoja në tru. I çon pacientët deri në vetëvrasje

Aktualitet E shtunë, 19 Shtator 2020 13:14
Mjeku shqiptar në SHBA: Covid të lë me pasoja në tru. I çon pacientët deri në vetëvrasje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi, foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mjeku theksoi se situata në Filadelfia paraqitet më e qetë se në muajt e parë të pandemisë, dhe sipas tij, po shkohet drejt një normaliteti.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

“Ka pasur një rënie të rasteve me koronavirus dhe kemi pasur një status quo të pacientëve, duke qenë në një situatë më të favorshme se muajt më parë, ku ishim në një situatë paniku. Aktualisht ne kemi hapur spitalet për veprimtaritë normale. Po shohim një rikthim të situatës jo plotësisht në normalitet, por duke krijuar një përçapje drejt rikthimit të situatës që kishim para koronavirusit. Pandemia krijoi probleme madhore për sistemin shëndetësor në të gjithë botën. Në Amerikë pati probleme të mëdha dhe nxori në pah mangësitë që kishte sistemi”, tha neurologu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E pyetur nga gazetarja në studio mbi rezultatet e studimeve të fundit se “koronavirusi godet fort trurin dhe lë pasoja”, neurologu shqiptar sqaroi se “Covid paraqitet me probleme të sistemit nervor. Dy simptoma që do të përmendja janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Natyrisht që truri është prekur në këtë moment. Ne jemi grupi i parë në Amerikë që vumë re një prekje të sistemit nervor me komplikacione serioze nga virusi, si infarkte të trurit.

Studimet janë përqendruar për të parë pse ndodh ky dëmtim i sistemit nervor dhe pritet që të dalin rezultatet. Virusi e prek sistemin nervor, duke shkaktuar jo vetëm mos furnizim me oksigjen dhe gjak të trurit, por edhe inflamacion”, u shpreh ai.

Mund të largohet ky inflamacion?
Po. Për pacientët që kanë pasur probleme të tilla kemi ndërhyrë për të zhbllokuar arteriet dhe për t’i nxjerrë pacientët në gjendjen në të cilën ndodheshin.

Sa raste të tilla keni pasur?
Jemi duke bërë akoma një studim këtu ku unë punoj. Numri mund të jetë te 70-80 pacientë. Janë kryesisht mosha të re, 20-40-50 vjeç, plus moshat e treta, që kanë dhe probleme të tjera shëndetësore.

Janë probleme të rikuperueshme edhe pa ndërhyrje kirurgjikale?
Në varësi të shkallës së prekjes, mund të ketë përmirësim dhe pa ndërhyrje.

Si duhen trajtuar këta pacientë?
Koronavirusi ka prekur shëndetin nervor dhe sistemin nervor. Në këtë të fundit janë ndërlikime që lidhen direkt me ndërlikime të virusit në tru, duke shkaktuar dëmtime të trurit dhe duke shkaktuar probleme të pacientëve. Ka pasur një rritje të rasteve të pacientëve me vetëvrasje apo agresivitet të tepruar të këtyre pacientëve. Para ca ditësh një djalë i ri ka tentuar vetëvrasjen. Kemi pasur ndërhyrje urgjente që ne kemi bërë te pacientë me agravim të problemeve mendore dhe agresivitet.

Ka pasur agravim te personat që kanë pasur probleme të tilla edhe më herët, por që gjatë pandemisë kanë pasur më shumë pasiguri, ankth e panik nga izolimi. Kjo i ka çuar shumë prej këtyre njerëzve në vetëvrasje. Ka një rritje të personave që kanë kryer vetëvrasje në këtë periudhë në SHBA.

Këtu në SHBA problemi mendor është shumë i madh. Nëse një pacient shpreh një dëshirë për vetëvrasje, jemi të detyruar të alarmojmë, të ngremë sistemin në këmbë, për këtë dëshirë të pacientit, i cili shtrohet menjëherë në spital dhe nuk lejohet të dalë. Merren konsulta për këta pacientë. E megjithatë ka pasur raste kur pacientët e kryejnë vetëvrasjen.

Etiketat e lidhura

COVIDmjeku shqiptarpasojatru
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.