Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:12 7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh Kombëtarja shqiptare përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, atë kundër Finlandës, por për trajnerin Silvinjo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Moikom Zeqo, i jashtëzakonshmi i vlerave krijuese dhe studimore, që u largua me lutjen “Mos më harroni!”

Aktualitet E diel, 15 Qershor 2025 20:38
Moikom Zeqo, i jashtëzakonshmi i vlerave krijuese dhe studimore, që u largua me lutjen “Mos më harroni!”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Sikur ta kishte parathënë ai vetë, me një intuitë të dhimbshme që vetëm shpirtërat e mëdhenj e kanë, se në këtë vend harresa nuk është pasojë, por mekanizëm. Se këtu, ndonjëherë me zell të verbër, harrojmë më të shenjtët tanë, ata që dhanë gjithçka për një ideal, për një vizion, për një komb që e donin më të ndritur, më të kulturuar, më vetëdijshëm për veten.
Moikom Zeqo iku duke lënë një amanet që s’kishte të bënte me lavdinë, me emrin e tij, por me kujtesën për veprën, për këtë obelisk të lartë dhe të papërsëritshëm të dijes dhe frymëzimit që ai ngriti me mund, me flijim, me gjenialitet. Ai na e la si një thirrje, si një lutje të heshtur: “Mos më harroni!”, jo për të kërkuar mëshirë, por për të kërkuar drejtësi ndaj asaj që përfaqësonte.
Kudo ku i kërkoi koha, ku e thirri ndërgjegjja e tij intelektuale, ai dha më të mirën, dhe më shumë se kaq. Shkëlqeu. Në poezinë ku metafora nuk ishte thjesht zbukurim, por domethënie, në figuracionin që nuk zbrazte vetveten, por ngarkonte botën, në muzikalitetin që përshkonte dritën e shpirtit dhe mendimit. Askush si ai, as paraardhës, as bashkëkohës, as pasardhës, nuk e solli poezinë shqiptare në atë nivel të përtejmë, ku gjuha bëhet trup hyjnor i përjetësisë.
Ai nuk ishte vetëm poet. Ishte kërkues. Ishte dijetar. Ishte arkeolog i fjalës, i sendeve, i kujtesës. Në kërkimet e tij të palodhura në arkeologji, etnografi, mitologji dhe histori, ai nxori në dritë të njohjes shqiptare copëza të shpirtit tonë kolektiv, të paidentifikuara më parë. Me skrupulozitetin e një shenjtori të së vërtetës, ai i dha formë, emër dhe jetë të dhënave, sendeve, ngjarjeve që kishin humbur në pluhurin e shekujve.
Publicistika e tij, esetë, librat, ishin gjithnjë më shumë se një produkt letrar: ishin strukturë mendimi, peizazh i dijes dhe dëshmi e një ndërgjegjeje që nuk u shua kurrë, as kur e përjashtuan, as kur e anatemuan, as kur e heshtën. Ai nuk kishte frikë të mendonte ndryshe. Dhe kjo e bëri më të vërtetë.
Lindi më 3 qershor 1949 në Durrës, një qytet që për të nuk ishte thjesht vendlindja, por tokë e shenjtë, muzej i gjallë i rrënjëve, laborator i arkeologjisë shpirtërore. U formua në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë, por shumë shpejt tejkaloi kufijtë e një akademiku tradicional. Ai ndërtoi një galaktikë të tijën, ku historia, miti, simboli dhe fjala rridhnin në një sistem të vetëqëndrueshëm, universal.
Letërsia që krijoi ishte një univers në lëvizje. Shkroi mbi 60 vepra, në poezi, prozë, eseistikë, arkeologji, filozofi. Ai udhëtoi mes epokash, duke e bërë gjuhën një medium të së përjetshmes. Poezia e tij nuk është strehë për të ndjeshmit, por fushëbetejë për ata që guxojnë të mendojnë. Vepra si “Meduza”, “Zodiaku”, apo “Unë nuk besoj te fantazmat”, janë dokumente të një mendjeje që ka eksploruar labirintin e qenies dhe nuk është kthyer më kurrë si e njëjta.
Në kohën e diktaturës, ai u përjashtua nga Akademia, sepse guxoi të ishte i lirë. Por ai nuk reshti së menduari, së kërkuari. U bë arkeolog, jo vetëm i sendeve, por i kohës, i të harruarës. Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ai nuk gjente vetëm amfora dhe mozaikë, por rrënjët tona. Frymëzimet.
Pas viteve ’90, hyri në politikë. Jo për pushtet, por për të sjellë një ndjeshmëri kulturore që mungonte. Drejtoi Ministrinë e Kulturës dhe më pas Muzeun Historik Kombëtar – duke e kthyer dijen në institucion dhe përfaqësimin në akt dinjiteti.
Fjalët e tij udhëtuan në shumë gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, polonisht. Ai u përkthye jo për hir të modës, por sepse e meritoi. Kritikë ndërkombëtarë e krahasuan me Dante-n, me Eliot-in, por ai mbeti Moikom. I vetëm. I pakrahasueshëm. Si një kod i vetë origjinalitetit.
Vdiq më 15 qershor 2020. Nuk u largua si një njeri që shteron, por si një yll që vazhdon të ndriçojë përtej largimit. Iku pa zhurmë, por me dritë. Me atë qetësi që i shkon vetëm të urtëve të mëdhenj, vetëm atyre që e kanë bërë paqe me përjetësinë.
Në këtë përvjetor ndarjeje, nuk kujtojmë vetëm një poet. Kujtojmë një frymë. Një përmasë të mendimit që nuk mund të përkufizohet, vetëm të ndjehet. Ai ishte një nga ato figura që nuk lindin shpesh, dhe kur largohen, lënë boshësi që nuk mbushet dot, veçse me kujtim dhe mirënjohje.
Po, Moikom Zeqo nuk tha “Mos më harroni” për veten. E tha për atë çka përfaqësonte: për dijen, për dashurinë ndaj gjuhës dhe atdheut, për nderimin ndaj identitetit tonë. Dhe detyra jonë nuk është vetëm ta kujtojmë, por ta lexojmë, ta mësojmë, ta trashëgojmë. Sepse ai është jo vetëm një kujtim, por një udhërrëfyes. Një dritë që nuk shuhet.
Qoftë kujtimi i tij një shenjë për ata që guxojnë të jenë të veçantë, të lirë dhe të vërtetë. Sepse janë pak ata që, si Moikomi, mund të thonë: “Unë nuk besoj te fantazmat… por kam qenë një.”

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 27 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 31 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 38 minutash

Etiketat e lidhura

albert vatajMoikom zeqo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh
Para 2 minutash

7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 14 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 24 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 24 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.