Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:08 Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Moikom Zeqo: Migjeni i persekutuar. Turpi i Shqipërisë dhe kulturës sonë

35 vite KOHA JONË E martë, 3 Nëntor 2020 20:19
Moikom Zeqo: Migjeni i persekutuar. Turpi i Shqipërisë dhe kulturës sonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 8 Mars 1995 në KOHA JONE)
Nga Moikom Zeqo-

Letër e hapur Ministrit Teodor Laço
Zoti Ministër, ju qëlloi ju për arsye, që nuk dua t’i shtjelloj, detyra qytetare për të përballur një turp të neveritshëm, një blasfemi të egër, arkaike, të pabesueshme. Shtëpia Muze e Migjenit në Shkodër u shpërbë, me një mendjelehtësi kriminale, me një përbuzje tipike antishqiptare. Tani Migjeni i madh nuk ka një Muze, që ishte një krenari kombëtare, një vend i shenjtë pelegrinazhi për tërë shqiptarët, po dhe një objekt i spikatur për qytetërimin e kulturës ballkanike dhe evropiane. Ky është një persekutim sui generis i Migjenit, një triumf i zi i antikulturës, një marrëzi shtetërore, një turp ulëritës, një mallkim shkatërrues. Kjo gjë nuk duhet të ndodhte! Kjo gjë mund të shmangej pa asnjë mëdyshje! Në bazë të ligjit aktual objekte të veçanta, pavarësisht nga pronësia private, kur përfaqësojnë muze të tilla si ai i Migjenit, janë në kompetencë dhe në mbrojtje të pamohueshme të shtetit, të ministrisë që ju drejtoni, më kryesore, ato kanë të bëjnë me diçka më supreme dhe të madhe në ndërgjegjen kombëtare, me nderin e secilit shqiptar, me krenarinë dhe dinjitetin. Ju kujtoj, se edhe Shtëpia Muze e Frashërllinjve nuk është pronësia origjinale e tyre dhe me të njëjtën antilogjikë duhet të shpërbëhet për të plotësuar ritin inkuizicionist të poshtërsisë! Edhe Muzeu i Migjenit dhe i Frashërllinjve varen ligjërisht nga Ministria, por më tepër varen nga lidhjet e plotfuqishme të vetëdijes sonë kombëtare në amëshim dhe jo vetëm në një segment kohor të kufizuar, të përkohshëm, të paradoksuar. Persekutimi i Migjenit mund të bëhet edhe persekutimi i Frashërllinjve. Ju kujtoj, se edhe qytetarët e thjeshtë që jetojnë në shtëpitë që ju kanë dalë pronarët e dikurshëm e gëzojnë të drejtën për të qëndruar në to të paktën deri në fund të vitit 1996. E pra, Migjeni kishte më shumë arsye dhe argument të mbijetonte, aq më tepër, që mbijetesa muzeore është vetëm një refleks, vetëm një metaforë e mbijetesës së tij artistike dhe shpirtërore. Po krimi më në fund – ndonëse i paralajmëruar ndërmjet një debati në shtyp – u krye! Amen! Ajme! Oh, çmenduri shtetërore! Përpara se të jeni Ministër ose politikan, ju zoti Teodor jeni shkrimtar! Ja, prova juaj e shkrimtarit për gjeniun e letrave shqipe, një provë, që ju turpëron personalisht, përfundimisht. Tërë të pastrehët e Shqipërisë, midis tyre edhe unë, që jetoj mjerisht në 22 metra katror me tërë familjen, janë gati të mendojnë për veten e tyre, po për Migjenin “strehimi” muzeor është diçka e veçantë. Askush nuk do që Migjeni të përdhunohet kësisoj. E di, që kjo është një sfidë e pabesueshme për Shkodrën, “dashnoren e shekujve”, siç e ka quajtur i sfilituri dhe rebeli Migjen. Po një Ministri e Kulturës, që nuk mbron Migjenin është një butafori idiote, një aksident konceptual, një ofiq i rëndë i antikulturës antishqiptare. Në këtë letër të hapur unë nuk nisem nga njohja jonë, e cila ka qenë normale dhe shoqërore dhe të lutem mos krijo asnjë keqkuptim, ose paragjykim. Jo, një mijë herë jo! Le të jem unë i gabuar, po Migjenit le t’i kthehet dinjiteti i shkelur. Ka kohë për të vepruar!
Zoti Ministër,
Ka gati dy vjet, që e kam ngritur publikisht në shtyp “çështjen Migjeni” e kam shkuar në rore për të protestuar. Më kot! Si deputet, anëtar i komisionit parlamentar i mjeteve të informimit dhe të kulturës, po para së gjithash si shkrimtar dhe si njeri shqiptar, ju drejtohem juve, si titullari, që mund të bëni diçka, në rast të kundërt është më e ndershme të jepni dorëheqjen, sepse të gjithë do ta kujtojnë këtë burrëri në mbrojtjen e një lavdie të tillë të kombit, siç është Migjeni i pavdekshëm. Heshtja, pasiviteti, strucëzimi është pjesëmarrje, aprovim i turpit. Nga ana tjetër nuk e kuptoj, se si nuk proteston për këtë autodafe mesjetare Akademia e Shkencave, Lidhja e Shkrimtarëve etj. etj. Kanë frikë? Nëse s’kanë frikë nga Migjeni, atëherë kanë frikë nga shteti, në këtë rast antimigjen.
Post scriptum
Migjeni është edhe “Mësuesi i Popullit”. Më 7 Mars festë tipike për mësuesit unë e ngrita çështjen e Migjenit në mbledhjen e komisionit parlamentar të mjeteve të informimit e të kulturës dhe dua të them që anëtarët deputetë qenë dakord me shqetësimin tim. Le të shpresojmë për…
Moikom Zeqo

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 6 minutash
Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antar...

Para 6 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Tani

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 5 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 6 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës
Para 6 minutash

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.