Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Berat.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Një motoçikletë, që ka qënë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrrollin dhe është shembur në rrugë.

Motorri fillimisht është përplasur me bordurën anësore të rrugës,e cila fatmirësisht ka shmangur edhe rënien e motoçikletës në kanal. Më pas motorri është përplasur në asfalt dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta në kokë e trup.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

35-vjeçari Klodjan Mile është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur dinamikën e tij.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar drejtuesi i motorrit dhe lagështira në rrugë.