Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 26 Nëntor 2026, 11:53 Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon! Steven Gerrard ka shprehur admirimin e tij për Jude Bellingham, duke e cilësuar yllin e Real Madridit si një nga mesfushorët më të kompletuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Artan Hoxha
  • Samiti në Bruksel
  • Partia Socialiste
  • Protesta
  • Greva e transportit
  • Trump dhe Ukraina
  • Moti i keq
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Artan Hoxha
  • Samiti në Bruksel
  • Partia Socialiste
  • Protesta
  • Greva e transportit
  • Trump dhe Ukraina
  • Moti i keq
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Radio “Europa e Lirë”: Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit

Radio “Europa e Lirë”: Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit

Aktualitet
E martë, 27 Janar 2026 09:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion “Europa e Lirë”-

Shtetet e Bashkuara po dislokojnë aeroplanë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanmbajtës me mijëra trupa në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe mundësitë për veprime ushtarake, thonë ekspertët.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me sulme ushtarake kundër Iranit pasi autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë një shtypje brutale të protestave antiqeveritare. Trump së fundi është tërhequr nga ky kërcënim, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj Republikës Islamike.

Ekspertët thonë se grumbullimi ushtarak, si dhe stërvitjet e planifikuara detare të SHBA-së në rajon, rrisin presionin ndaj Iranit dhe ofrojnë më shumë opsione sulmuese ushtarake nëse Uashingtoni vendos ta sulmojë Iranin.

“Ky mund të jetë një mesazh për Iranin se jemi të gatshëm, kapacitetet tona janë në vendin e duhur”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Farzin Nadimi, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt.

Nadimi shtoi se mundësitë për sulme të SHBA-së ndaj Iranit janë “shumë të mëdha”, duke vënë në pah grumbullimin “shumë agresiv” ushtarak në Gjirin Persik.

Aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln dhe tri luftanije të tjera sulmuese janë nisur drejt Lindjes së Mesme, duke bartur më shumë se 5000 trupa. Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se aeroplanët luftarakë F-15E Strike Eagle, janë dislokuar në rajon.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkaq, Forcat Ajrore amerikane thanë më 25 janar se do të nisë një stërvitje disaditore ushtarake në mbarë Lindjen e Mesme “për të demonstruar aftësinë për të dislokuar, shpërndarë dhe mbajtur fuqinë luftarake ajrore” në rajon.

Ky aktivitet ngjason me atë të vitit të kaluar, kur SHBA-ja dërgoi asete ushtarake në rajon para se Izraeli, dhe më pas Uashingtoni kryen sulme ajrore, duke shënjestruar objektet bërthamore të Iranit.

Garda Revolucionare Islamike, dega elitare e forcave të armatosura të Iranit, ka reaguar duke rritur nivelin e gatishmërisë dhe duke u bërë thirrje grupeve të armatosura, që mbështeten nga Irani në Irak, Liban dhe Jemen, që ta mbështesin Teheranin.

Rreziqet

Raportimet e mediave amerikane thonë se Trump po shqyrton një sërë opsionesh ushtarake ndaj Iranit – nga një fushatë e qëndrueshme ajrore që mund të zgjasë me javë ose muaj, deri te sulmet më modeste dhe kryesisht simbolike që kanë për cak forcat e sigurisë të Iranit. Opsionet joushtarake, përfshirë sanksionet shtesë ekonomike, raportohet se po ashtu janë diskutuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekspertët thonë se çdo veprim ushtarak i SHBA-së kundër Iranit është i mbushur me rreziqe që mund ta përfshijnë të gjithë rajonin. Teherani ka premtuar se do të godasë bazat amerikane në Gjirin Persik si dhe Izraelin, aleat kyç i Uashingtonit.

Mund t'ju interesojë

Pse avokatit Plarent Ndreca i ndalohet hyrja te Erion Veliaj?!

Pse avokatit Plarent Ndreca i ndalohet hyrja te Erion Veliaj?!

Para 44 minutash
Elon Musk premton dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Elon Musk premton dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Para 1 ore
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet

Para 1 ore

“Kostot janë të paparashikueshme, hakmarrje ndaj aleatëve të SHBA-së dhe sulme ndaj transportit detar në Gjirin Persik. Partnerët rajonalë nuk duan të paguajnë këtë çmim”, tha për Radion Farda, Mehrdad Khansari, ish-diplomat iranian.

Shtetet rajonale privatisht i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të përmbahet, duke qenë se janë të shqetësuara se një konflikt SHBA-Iran do të mund të nxiste një konflikt rajonal.

Khansari argumentoi se vetëm një fushatë ajrore, pa inkursion tokësor, nuk do të çonte në ndryshim të regjimit – nëse ky do të ishte qëllimi përfundimtar i Uashingtonit.

Një pushtim tokësor i Iranit, vendi më i madh dhe me popullsinë më të madhe në Lindjen e Mesme, konsiderohet i pamundur nga shumë ekspertë ushtarakë.

“E mban çështjen të hapur – si Shpata e Damokleut që varet mbi regjimin – por, vetëm sulmet ajrore nuk mund ta rrëzojnë regjimin ose të eliminojnë forcat e tij të sigurisë”, tha ai, duke spekuluar se forcat qeveritare thjesht do të fshiheshin gjatë sulmeve dhe do të shfaqeshin përsëri pas përfundimit të tyre.

Si do të mund të kryejë një sulm?

Nadimi tha se stërvitjet e planifikuara ushtarake amerikane për në ditët në vijim mund të shërbejnë si mbulim për operacione reale.

Ai tha se SHBA-ja mund të përdorë luftë elektronike dhe sulme kibernetike për të çrregulluar radarët dhe rrjetet e komunikimit të Iranit. Më pas, bombarduesit tinëzarë dhe aeroplanët luftarakë mund të depërtonin mbrojtjen ajrore në heshtje totale, duke goditur qendrat e komandës dhe bazat e raketave.

Por, Irani nuk do të ishte i pambrojtur në rast konflikti, argumentojnë ekspertët.

Irani ka raketa lundruese të afta për të kërcënuar luftanijet në ujërat e Gjirit Persik, si dhe raketa balistike që mund të godasin bazat në rajon. Irani madje ka aluduar për këtë gjë, duke vendosur një pankartë të madhe në një shesh kryesor në Teheran gjatë fundjavës, ku paraqitej një aeroplanmbajtëse amerikane e goditur nga një breshëri raketash.

Edhe nëse Uashingtoni zgjedh një sulm kryesisht simbolik, Irani ka të ngjarë të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, tha Nadimi.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, i përgjigjet Taulant Balla
Tani

Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, i përgjigjet Taulant Balla

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali? Lecce interesohet për sulmuesin shqiptar
Para 14 minutash

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali? Lecce interesohet për sulmuesin shqiptar

Bellingham në superformë, anglezi ka kaluar një nëntor si lider me Real Madridin
Para 40 minutash

Bellingham në superformë, anglezi ka kaluar një nëntor si lider me Real Madridin

Pse avokatit Plarent Ndreca i ndalohet hyrja te Erion Veliaj?!
Para 44 minutash

Pse avokatit Plarent Ndreca i ndalohet hyrja te Erion Veliaj?!

Më të lexuarat

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 15 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026

3 Gjykata e Posaçme jep dënimin për Fatime Kryemadhin
Para 1 ore

Gjykata e Posaçme jep dënimin për Fatime Kryemadhin

4 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 13 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 15 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026

3 Gjykata e Posaçme jep dënimin për Fatime Kryemadhin
Para 1 ore

Gjykata e Posaçme jep dënimin për Fatime Kryemadhin

4 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 13 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara