Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muze të rinj e rijetëzim i disa kalave, Gonxhe: Ligji i sponsorizimeve, me rëndësi për artin e sportin

Aktualitet E martë, 3 Shkurt 2026 16:43
Muze të rinj e rijetëzim i disa kalave, Gonxhe: Ligji i sponsorizimeve, me rëndësi për artin e sportin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Shtëpia Muze Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Qendra e Vizitorëve Apolloni dhe rijetëzimi i dy kalave, Borshi dhe Kanina, janë atraksionet e reja turistike që do të hapen këtë vit

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja tregon se po vijon puna edhe për Teatrin Kombëtar, Muzeun Hebre në Vlorë dhe Kalanë e Shkodrës. Në proces janë edhe Qendra e Vizitorëve Bylis, Butrint, Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Biblioteka Kombëtare e re, Muzeu i Pavarësisë Vlorë dhe Muzeu Etnografik Berat. ”Po përmirësojmë eksperiencën e vizitorëve në 10 site kulturore me sinjalistikë të unifikuar dhe digjitalizim VR, duke bërë çdo vizitë të ndërvepruar dhe të lehtë për publikun”, tha ministri.

ijetëzimi i trashëgimisë kulturore përfshin manastiret e Dervicjanit, Shën Mërisë në Goranxi, Shën Ilia në Lekël, Teqenë e Koshtanit dhe Kishat në Zervat, Himarë, Roskovec. Po restaurohen gjithashtu objektet historike: Ujësjellësi i Vranishtit, Kulla e Turanit në Korçë, Pasarela në Kalanë e Lezhës dhe Kalaja e Ali Pashës në Qesarat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Për herë të parë kemi një itinerar të Kullave monument kulture, që do të promovojë trashëgiminë dhe traditat në Dibër, Shkodër, Kukës dhe Lezhë”, vijoi Gonxhja. Ai përmendi edhe të tjera projekte në zhvillim, si: ristrukturimi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Pasurive Kulturore dhe integrimi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Agjencinë e Industrive Kreative dhe Audiovizuale. Ministri bëri me dije se do të dyfishohen buxhetet për institucionet e artit dhe kulturës, për kalendarin e aktiviteteve, mirëmbajtjen e objekteve dhe projektet e bashkëpunimit. Ligjet e reja dhe rishikimet përfshijnë: Ligjin e Artit dhe Kulturës, Ligjin për Librin dhe Bibliotekat, Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, si dhe të drejtën e autorit, duke garantuar shpërblim të drejtë për artistët dhe mbrojtje të veprave në mjedisin digjital.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai u ndal te ligji i sponsorizimit, që rregullon donacionet dhe sponsorizimet për artin, kulturën, trashëgiminë dhe sportin, duke nxitur financimin privat të këtyre sektorëve. Ndërkohë, një tjetër pikë që do të vihet në zbatim është financimi nga kursimet e tenderave, që parashikon krijimin e një fondi të posaçëm, të qëndrueshëm nga kursimet e prokurimeve publike, i cili do të përdoret si burim alternativ financimi për artin, kulturën dhe sportin.

Mund t'ju interesojë

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 7 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 7 orësh
KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Para 7 orësh

“Do të ndërhyjmë në ligjin e artit të kulturës dhe dhe do ta bëjmë këtë gjë për të dalë me propozime sa më të mira për statusin e artistit. Ligji i sponsorizimit kuptohet është i donacioneve dhe i sponsorizimit, por ka një rëndësi të jashtëzakonshme, si këtu, si në sektorin e sportit, sepse prek natyrisht në radhë të parë këto dy sektorë bashkë me artin e kulturën. Kuptohet edhe trashëgimia nuk përjashtohet, si dhe sporti. Financimi i artit nga kursimi i tendereve është një tjetër mekanizëm, instrument që ne do të miratojmë së shpejti, që ne do të propozojmë për ta miratuar së shpejti, që ka të bëjë me një potencial deri sot të pashfrytëzuar, i cili nuk lidhet me librat dhe me bilancet e buxhetit të shtetit, për momentin që këto kursime shfaqen pas një mbarimi procedure tenderi, prokurimi publik, flasim gjithmonë për prokurime të cilat janë të të njësive, ministrive të qeverisjes qendrore pa përfshirë bashkinë. Ky është propozimi që ne bëjmë në një fond special, i cili do të krijohet dhe do të jetë i mbartshëm vit pas viti. Nuk do të ketë logjikën e mënyrës si funksionon buxheti i shtetit. Do do të ketë një organizim special me një komision ndërministror, i i cili do të jetë pastaj i administruar nga një zyrë pranë, sipas asaj që ne kemi propozuar Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, por kjo mund edhe të përmirësohet rrugës në mënyrë që të kemi një energji tjetër, të kemi një mundësi tjetër, të kemi një alternativë financimi tjetër për artin, kulturën dhe sportin”.

Ministri komentoi dhe dy projektet që janë shoqëruar me debate, ai për menaxhimin e Butrintit, të cilin e cilësoi si model sukesi, por dhe për projektin TID (Transformimi i Integruar i Durrësit), i cili ka hasur në kundërshtitë e banorëve. Ai e cilësoi si një projekt madhor urban dhe kulturor që synon rivitalizimin e zonës historike të Durrësit, veçanërisht rreth Amfiteatrit Romak, duke e kthyer atë në një qendër të rëndësishme turistike, kulturore dhe hyrëse të Shqipërisë nga Adriatiku.

Etiketat e lidhura

Gonxhe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 6 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 6 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 7 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 7 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 7 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.