Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muzhaqi: Mbështesim të rinjtë, së shpejti nis zbatimi i garancisë rinore

Aktualitet E enjte, 22 Qershor 2023 20:18
Muzhaqi: Mbështesim të rinjtë, së shpejti nis zbatimi i garancisë rinore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli në Kuvend për projektligjin për nxitjen e punësimit dhe atë të strehimit social. Në fjalën e saj, Muzhaqi tha se ky është një projektligj i rëndësishëm që synon mbështetjen e të rinjve në situatë vulnerabël, ndërsa projektligji i strehimit social i ndihmon të sigurojnë banesën e tyre të parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja shpjegoi se me miratimin e projektligjit për nxitjen e punësimit sigurohet edhe baza ligjore për ngritjen e skemës së garancisë rinore në vend, e cila adreson nevojat e të rinjve shqiptarë të cilët nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as nuk kanë një formim profesional. Muzhaqi theksoi se programi i garancisë rinore do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm dhe synon formimin dhe aftësimin e të rinjve sipas nevojave të tregut të punës.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

“Është e trishtë të dëgjosh kolegët në fakt që as nuk dëgjojnë dhe as nuk lexojnë dhe mbi të gjitha përmendin dhe fjalën kozmetikë për një ligj dhe për një skemë reformuese që nuk po e bën vetëm Shqipëria, e bën i gjithë Bashkimi Evropian e për më tepër ka dhe rezultate shumë të mira kur zbatohet. Edhe me qenë se ra fjala, edhe strategji për rininë kemi është 2022-2029, edhe strategji për punësimin dhe aftësimin kemi. Edhe kjo është e miratuar. Duhet t’i lexojmë njëherë strategjitë, t’i kuptojmë edhe masat edhe politikat që ata përcaktojnë se ndryshe pastaj nuk dimë t’i diskutojmë. Dhe kjo është e rëndësishme që ta bëjmë të gjithë ne, sidomos nëse jemi këtu duke bërë një debat konstruktiv.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë në ndryshim me kolegët mendoj në fakt që sot është një ditë shumë e rëndësishme, ku ne hedhim një hap shumë të rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë, qoftë me projektligjin për nxitjen e punësimit, qoftë me projektligjin për strehimin social, sepse të dyja përbëjnë dy hallka shumë kyçe për mekanizmat që shteti po ngre në mbështetje të të rinjve në vend. Së pari, kur flasim për projektligjin për nxitjen e punësimit ky siguron një bazë ligjore për ngritjen e skemës së garancisë rinore në vend. Skema e garancisë rinore, që nuk po hartohet vetëm nga ne, po hartohet në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë të Bashkimit Evropian dhe adreson drejtpërdrejtë nevojat e të rinjve shqiptare të cilët nuk janë as në punë, në shkollë apo duke ndjekur një program trajnimi.

Kjo skemë në vetvete synon, që pasi të identifikohen të gjithë të rinjtë sipas rasteve të tyre individuale, të ketë mundësi që të sigurohet nga ana e shtetit mbështetja dhe një ofertë e vlefshme punësimi, shkollimi apo formimi profesional, brenda 4 muajve të përfshirjes se një të riu në skemë. Dhe aktualisht qëndron se janë rreth 130.000 të rinj, ose 27% e numrit total të të rinjve në vend, që i përkasin kësaj kategorie, normë kjo, ndryshe nga çfarë u tha këtu që është më u ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit perëndimor, përtej kësaj mbetet pak më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prandaj dhe është e rëndësishme që ta adresojmë sot.

Këto të rinj përbëjnë dhe pjesën me të cënueshme dhe janë në kushte më të vështira të të gjithë të rinjve në vend, prandaj dhe programi i garancisë rinore, i cili do të fillojë zbatimin vitin e ardhshëm, përbën një nga programet me ndikimin më të drejtpërdrejtë dhe me të gjerë në numër përfituesish të përgatitura ndonjëherë për të rinjtë, duke iu përgjigjur edhe nevojave kryesore të artikuluara nga vetë ata, atë të formimit dhe aftësimit sipas nevojave të tregut të punës dhe sigurimin e punësueshmërisë së tyre”, tha Muzhaqi.

Etiketat e lidhura

bora muzhaqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.