Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muzhaqi: Të rinjtë do të bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkisë

Aktualitet E enjte, 16 Janar 2025 14:15
Muzhaqi: Të rinjtë do të bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar tre ndryshime në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, që do t’i ofrojnë më shumë mundësi të rinjve. Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se “ky program zbatohet prej 9 vitesh dhe ka qenë shumë i suksesshëm, por sigurisht sfidat ndryshojnë dhe në botën globale ku ne jetojmë, ka lindur nevoja për disa ndryshime në këtë program. Për ta riformatuar dhe rikonceptuar në një mënyrë ndryshe”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pjesa e parë që do t’iu ofrohet të rinjve ku do të përfshihen të gjithë aftësitë e nevojshme për t’u bërë pjesë e Administratës Publike, duke filluar nga aftësitë e tyre të buta të komunikimit dhe ndërveprimit në një institucion shtetëror, pjesa e të mësuarit si draftohet një shkresë, si përdoren programet e nevojshme, buxhetimi, etika dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm që do të bëhen nga shkolla e Administratës Publike”, theksoi Muzhaqi.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Sipas saj, të gjithë të rinjtë që do të bëhen pjesë e praktikave të punës që nga ky vit do të kenë mundësinë t’i kompensohet pjesa e ushqimit që do të duhet të konsumojnë gjatë pjesës së praktikës, pjesa e transportit dhe çdo material didaktik që do t’iu shërbejë për ta bërë praktikën e tyre të suksesshme. “Si në rastet e tjera ata të rinj që do të vlerësohen me pikë maksimale gjatë zhvillimit të praktikës së tyre dhe do të kenë një monitorim të vazhdueshëm nga përgjegjësit në fushat ku ata kanë zgjedhur ta bëjnë praktikën e tyre do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Administratës Publike me anë të një kontrate 1-vjeçare si pjesë e këtij programi”, tha Muzhaqi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, vijoi Muzhaqi, ky ligj i hap rrugën edhe pjesës së fuqizimit të të rinjve në vendimmarrje. “Tashmë ne kemi 61 këshilla rinorë të ngritur në gjithë bashkitë e vendit dhe një Këshill Kombëtar Rinor. Këto kanë qenë shumë funksionalë deri tani, por pjesa që të rinjtë kanë kërkuar dhe me anë të ndryshimit që bëjmë sot dhe ne e mundësojmë sot këtë është që të rinjtë të jenë në drejtim të Këshillave Vendorë Rinorë. Pra në 61 bashkitë e vendit të rinjtë do të bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkisë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi tha se qendrat rinore që do të rikonceptohen si persona juridikë. “Dy ndryshime rregullatore që do t’i japin më shumë mundësi të rinjve. E para lidhet me qendrat rinore që do të rikonceptohen si persona juridikë. Kjo do t’i shërbejë qëndrueshmërisë së tyre duke rritur kështu mundësinë e financimit, jo vetëm me fonde buxhetore, por edhe donatorë të huaj që do të kenë mundësinë të mbështesin përpjekjet tona për të ngritur qendra rinore në çdo bashki të vendit. Këto rregullime i hapin rrugë bashkëpunimit mes bashkive dhe organizatave rinore. Të gjitha qendrat rinore, publike apo private, do vendosin baza mbi standardet, funksionimin, rolin dhe sigurinë e ofrimit të shërbimeve për të rinjtë”, u shpreh ministrja për Rininë dhe Fëmijët.

Etiketat e lidhura

bora muzhaqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.