Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muzika e dhomës dhe orientimi drejt frymës kombëtare

Aktualitet E mërkurë, 27 Prill 2022 21:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dr. Armira Kapxhiu

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Marrëdhënia e kompozitorëve shqiptarë me folklorin, krahas muzikës simfonike, instrumentalo-koncertale apo skenike, ka gjetur shprehje dhe në lëvrimin e gjinive të zhanrit të muzikës së dhomës. Në zhanrin e muzikës së dhomës këto marrëdhënie shfaqen përmes procesit të citimit të lëndës popullore, përpunimit të saj, krijimit në stil popullor dhe, në shumë raste, dhe si vokacion.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 7 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 8 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 8 orësh

Lëvrimi i gjinive të zhanrit muzikor të dhomës shfaqet që në veprat e para instrumentale të At Martin Gjiokës, “Marsh” dhe “Tsopë” dhe “Album”, për harmonium. Ato datojnë të krijuara gjatë viteve 1910-1914. Krahas tij, deri në vitin 1915, kompozitori tjetër shkodran, Lec Kurti, kompozon “Kuartet harqesh”, ”Sonatë”, ”Minuet”, ”Skerco”, “Temë me variacione”, për piano etj. Martin Gjoka provon të kompozojë dhe muzikë për ansambël dhome, si pjesa, “Një vjollcë shkodrane”, në të cilën pasqyrohen kontaktet e tij me muzikën popullore të Veriut. Po kështu, korçari Thoma Nasi, gjatë dekadave të para të shekullit të XX-të, kompozon pjesët instrumentale: “Bylbili”, për flaut (violinë) e piano; ”Fyelli bariut”; ”Katër valle”; ”E qarë” etj., që, siç shihet edhe nga titujt e tyre, vinë të orientuara nga muzika popullore e Jugut shqiptar. Nga sa parashtruam më sipër, mund të themi se gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar lëvrimi i gjinive muzikore të dhomës pati një zhvillim sporadik, duke u përqëndruar kryesisht në format e vogla instrumentale e vokale dhe, më rradhë, dhe në gjinitë për ansamble të vogla dhome. Në këto sprova, edhe pse të pakta në numër, dallon orientimi i tyre kah muzika popullore e krahinave të ndryshme të vendit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Do të kalonte një periudhë relativisht e madhe që lëvrimi i gjinive instrumentale, vokale dhe ato për ansambël dhome nuk do të ishin pjesë e preokupimit të krijimtarisë së kompozitorëve të paktë të kohës. Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, atëherë kur nis edhe shkollimi i shumë muzikantëve shqiptarë, brenda e jashtë vendit, këto gjini nisin rrugën e lëvrimit, duke u shumuar vit pas viti.

Prova e parë serioze profesioniste është “Kuarteti për harqe”, në “F”dur (Fa+), i kompozitorit Tish Daija, i krijuar në vitin 1954, si detyrë kursi, kur autori ishte ende student në Moskë. Vepra, e strukturuar në katër kohë, ende vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare. Që në këtë krijim të parë serioz të zhanrit muzikor të dhomës u shfaqën elemente të dallueshme të muzikës foklorike. Shfrytëzimi i melosit popullor të Shqipërisë Verilindore dhe ritmet karakteristike 7/8 e 5/8, që dominojnë përgjatë shtjellimit të kohës së katërt të kuartetit, janë argumenti më logjik i orientimit të veprës nga foklori. Pas viteve 60-të, lëvrimi i gjinive dhe formave të muzikës së dhomës merr hov të paparë. Kësaj periudhe i përkasin: “Tocata” (1962) dhe ”Këngë e lashtë” (1963), për piano të A. Paparistos, “Tocata”, ”Këngë epike”, “Variacione” e “Humoresca”, për piano, të Ç. Zadesë, “Albumet pianistike”, të T. Daisë (1963), T. Harapit (1969), K. Larës (1966) dhe F. Ibrahimit (1968), “Sonatina për piano”, e Harapit (1961), “Sonata nr. 1,”, për piano, e Larës (1965), “Sonata” (1965) e “Sonatina” (1964), për piano, e Dizdarit, “Nocturn”, për violinë e piano, e Zoraqit (1968), “Kuartet”, për harqe, të Harapit (1964) e Ibrahimit (1965), “Rondo”, për kuartet harqesh, e Zoraqit (1960), albumi pianistik, “Ditë të gëzuara”, i Larës (1966) etj.

Në vitet 70-të nga gjinitë koncertore të muzikës së dhomës spikasin:”Sonata”, për violinë e piano dhe “Ballada arbreshe”, për cello e piano, të Zadejës, “Miniaturat pianistike”, të Paparistos, “Trio”, violinë, cello e piano, e Dizdarit, “Tri valle”, për violinë e piano dhe “Sonata” për violinë e piano, të Peçit, “Balladë”, për violinë e piano, e Gacit, “Sonata”, për piano, e Shupos etj.

Në harkun kohor të viteve ‘80-‘90-të të shekullit të kaluar dalin në dritë dhe shumë vepra të tjera muzikore për formacione të ndryshme të muzikës së dhomës. Mes tyre veçohen: 3 “Kuartete harqesh”, të Harapit, “Kuartet harqesh”, i Larës e Ibrahimit, ”Suitat për orkestër harqesh”, të Harapit, Zaharianit e Simonit, “Scerco”, për harqe, e Zoraqit, “Triot”, e Dizdarit, Peçit, Dedës, Kushtës etj. Në shumicën e veprave që përmendëm më sipër, dallon marrëdhënia me foklorin. Në këtë mori krijimesh, muzika popullore zë vend e gjen shprehje gjerësisht në të gjitha format e mënyrat e mundëshme, si: citime, krijime në frymë popullore, stilizime e përpunime, dhe si vokacion popullor etj. Duke shprehur gjithmone e me qarte mbeshtetjen e saj ne melosin kombetare,ritmet dhe modet e muzikes sone si pjese e folklorit shqiptar.

PEDAGOGE ,UNIVERSITETI I ARTEVE ,TIRANE

Etiketat e lidhura

Armira Kapxhiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.