Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Na kthyen si në vitet 90, i vraftë i Madhi Zot”, Shemsi Prençi reagon ashpër për prishjet në Velipojë

Aktualitet E shtunë, 13 Qershor 2020 20:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilltari i Posaçëm për Emergjencat Civile pranë Presidentit të Republikës, Shemsi Prençi ka reaguar ashpër në lidhje me shembjet e disa objekteve në zonën e Velipojës në Shkodër dy ditë më parë, teksa për këtë u regjistruan edhe përplasje mes pronarëve dhe efektivëve të policisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prençi thotë se shembjet po bëhen në mënyrë kolektive dhe “ushtria e rilindjes” ka nisur fushatën që, sipas tij, merr në mbrojtje rilindjen duke thënë se mirë ua bën.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

“Na kthyen si në vitet ‘90, i vraftë i Madhi Zot..! Këta kanë nostalgji për sistemin e baballarëve”. Dhe në fakt po të shikohen fotot me kujdes plazhi i Velipojës ngjason si në kohën e diktaturës, tek-tuk ndonjë çadër dhe më shumë rrënoja pas prishjeve dhe shkatërrimeve të qeverisë”, tha Prençi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimi i plotë:

E trishtueshme. . .
Plazhi i Velipojës me 13 Qershor 2020, tamam, si në vitet 1990.

Veprimet barbare të qeverisë Rama në mesin e muajit qershor e kanë katandisur Plazhin e Velipojes si mos më keq.
Pas tre muaj karantinim për shkak të Covid-19 dhe pas një rrënimi ekonomik të Shqiptarëve, tamam kur pritej hapja e sezonit turistik për një frymarrje ekonomike të Shqiptarëve, Ramsi dhe qeveria e tijë vërshojnë për ta shkaterruar ekonominë e Shqiptarëve.
Në Velipojë , shikohen tamam selektime politike, pasi ndertimet pa leje të mbështetësve të Rilindjes edhe pse në bregun e detit nuk janë prekur fare.
Sot Velipoja ngjason tamam si në fundvitet 90, ku asnjë biznes nuk ka ngritur çadra dhe nuk ka vendosur shazllone, por privatisht pushuesit kanë marrë me vete çadra prej rrobe dhe mundohen të ngrenë hije ku të fusin koken. Në biseda me miq shkodran dëgjon mallkimet drejtuar KM Rama dhe qeveritarëve: “ Na kthyen si në vitet 90, i vraftë i Madhi Zot..! Këta kanë nostalgji për sistemin e baballarëve”. Dhe në fakt po të shikohen fotot me kujdes plazhi i Velipojes ngjason si në kohën e diktatures, tek-tuk ndonjë çadër dhe më shumë rrënoja pas prishjeve dhe shkatërrimeve të qeverisë.

Po sikur të pakten, prishjet të bëheshin në shtator-tetor, a nuk do ishte më e drejtë që të mos përballeshin pushuesit me këto pamje trishtuese?!
Disa vëllezer e motra nga Kosova, duke parë shkatërrimet në plazhin e Velipojes, me humor shprehen: “Sa shumë ngjasojnë binjaket qeveri”, si në Kosovë dhe në Shqiperi, vetem shkatërrime bëjnë. Dhe kështu vazhdon biseda për hallet e ngjashme të popullit andej e këtej kufirit, nga qeveritë e korruptuara dhe barbare në sjelljet me popullin.

Kur do vije dita që dhe prishjet të pakten të bëhen me plan dhe në kohen e duhur për të mos e prishur imazhin e Shqiperisë?
Ajo që të shqetëson më shumë është angazhimi me pagesë i rinisë freshiste në rrjetet sociale në lidhje me “arritjet” e qeverisë , të cilët shprehen se: “ mirë u’a ka bërë qeveria, pse ndertojnë pa leje”.

Keqardhje për këto kategori mjeranësh.
Po pse u lejuan të ndërtoheshin që në fillim se sa ti lejojnë dhe pastaj ti shkaterrojë e aq më teper kur vihen re dhe konflikte mes pushtetit vendor si pronar dhe administrues i plazheve dhe qeverisë që kryen veprime arbitrare shkaterruese selektive dhe në kohen më të oa favorshme për pushuesit, pronarët e lokaleve, për pushtetin vendor, por edhe për vetë qeverinë.
Kjo ka vetem një motiv, goditjen dhe shkaterrimin e prones ,vetem për bindje politike. Deri kur do vazhdohet keshtu se vjen shpejt radha dhe prishen ca ndertime e ndertohen ca tjera dhe pasuria e Shqiptarëve, vetem prishet e shkaterrohet nga tekat politike.
Gjithësesi në terrenin velipojë mendimi i mijra njerëzve nuk është si mendimi i “ushtrisë” , që paguan Rilindja per të shkruar në rrjetet sociale dhe kjo ngjall shpresë për Shqiptarët se diktaturat kurrë nuk do gjejnë mbështetje.

Etiketat e lidhura

Shemsi Prençi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.