
Nafta dhe benzina kanë shënuar një tjetër rritje të çmimeve në vend, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës së luftës në Ukrainë.
Në pikat e shitjes me pakicë, këtë të shtunë, një litër naftë po tregtohet nga 226 deri në 229 lekë, me një rritje prej 7 deri në 10 lekësh për litër.
Edhe çmimi i benzinës ka pësuar rritje. Një litër benzinë po shitet aktualisht nga 216 deri në 219 lekë.
Rritja e çmimeve të karburanteve pritet të rëndojë më tej kostot për qytetarët dhe bizneset, ndërsa çmimet po afrohen gjithnjë e më shumë me nivelet më të larta të viteve të fundit.
