Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATO gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

Aktualitet E enjte, 18 Gusht 2022 09:12
NATO gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s takoi veҫmas në Bruksel kryeministrin e Kosovës Kurti dhe presidentin e Serbisë Vuҫiq. Jens Stoltenberg tha se NATO-ja është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit, që të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndonëse sipas tij, situata në teren është përmirësuar. Po ashtu Stoltenberg tha se forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë në rast të destabilizimit të situatës në Kosovë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto deklarata Stoltenberg i bëri pas takimeve të ndara që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një ditë para së të dy udhëheqësit të takohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Thirrja e Kurtit dhe Vuҫiçit në Bruksel është një përpjekje e BE-së, që të ulë tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri të Kosovës, si reagim i një vendimi të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë lidhur me dokumentet udhëtimit dhe targat e makinave.

NATO-ja vazhdon ta mbikëqyrë nga afër gjendjen në terren

“Përderisa situata në terren është përmirësuar, është përgjegjësi e të gjitha palëve, posaçërisht zyrtarëve nga Beogradi dhe Prishtina të parandalojnë përshkallëzimin e sërishëm. U bëj thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të shmangin dhunën. NATO-ja vazhdon ta mbikëqyrë nga afër gjendjen në terren. Misioni ynë paqeruajtës i KFOR-it mbetet i përqendruar në mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara. Nëse rrezikohet stabiliteti, atëherë KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke njoftuar njëkohësisht që trupat e KFOR-it kanë shtuar praninë në veri të Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sekretari i NATO-s tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë platforma për të zgjidhur dallimet dhe për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Vuҫiç skeptik për takimin

“Unë e përshëndes raundin e ri të dialogut dhe inkurajoj të gjitha palët të angazhohen me mirëbesim, të tregohen fleksibël dhe konstruktive”, tha ai pas takimit me presidentin serb Vuҫiq. Ky i fundit bisedimet me Prishtinën i cilësoi si të vështira duke thënë se “nuk pajtohemi pothuajse për asgjë”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

“Serbia do të vazhdojë të respektojë mandatin e KFOR-it në Kosovë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, sipas normave të Kombeve të Bashkuara. Besoj që gjithmonë do të jemi në gjendje të kuptohemi për dëshirën e vetë zotit Stoltenberg dhe të tërë NATO-s dhe KFOR-it që të vendosim paqe dhe qëndrueshmëri. Kam thënë se paqja dhe qëndrueshmëria kanë rëndësi thelbësore për Serbinë”, tha Vuҫiq.

Kurti këmbëngul për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e Kosovës do ta zbatojë vendimin për reciprocitetin për dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave nga një shtatori dhe për këtë kërkoi mbështetjen e BE-së dhe NATO-s për të vazhduar “luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Nuk mund të shmangim politikat e vendosura, duhet të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Na duhet mbështetja nga BE-ja, NATO, perëndimi demokratik për një vend demokratik si Kosova”, tha Albin Kurti në konferencën e shtypit me shefin e NATO-s.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, sepse sipas tij “kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne, dhe jemi të gatshëm që të kontribuojmë në çdo operacion të NATO-s, me të gjitha kapacitetet tona”.

“Kërcënimet rreziqet dhe sfidat që NATO-ja i përballon sot, ndjehen edhe nga vendi ynë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilentë në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e vlerëson besimin dhe përkushtimin e NATO-s, për paqe të qëndrueshme dhe për sigurinë”, tha kryeministri Kurti.

Takimi i së enjtes (18.08) ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, është i treti me radhë. Sipas njoftimit zyrtar të Bashkimit Evropian takimi Kurti-Vuçiq do të përqendrohet në mundësitë se si mund të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu synohet që në këtë takim të trajtohen çështjet aktuale që kanë për qëllim zbutjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Etiketat e lidhura

Kosovenatondërhyrjestabilitet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.