Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndikoi Soros në përçarjen e PD dhe në drejtësisë e re në Shqipëri? Përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Aktualitet E enjte, 14 Nëntor 2024 21:08
Ndikoi Soros në përçarjen e PD dhe në drejtësisë e re në Shqipëri? Përgjigjet Enkelejd Alibeaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asnjë ndikim i Sorosit në përçarjen e Partisë Demokratike, apo në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Enkelejd Alibeaj hedh poshtë akuzat e Sali Berishës, i cili ia faturon përgjegjësinë George Soros për përçarjen e demokratëve. Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, Alibeaj tha se kjo akuzë erdhi pas shpalljes non grata të Berishës, qëndrimi i të cilit sipas Alibeajt, ngarkoi edhe PD-në, duke e shndërruar në parti politike private me synimin për të shpëtuar nga halli Berishën.

”Kam përshtypjen që jo. Është situatë që fillimisht mori spunto nga dizenjimi non grata i Berishës. Më pas ai që do të ishte qëndirmi i duhur i një personazhi politik do të duhet ta merrte me vete dhe të mos i ngarkonte formacionit politik. nuk kanë faj demokratë e shqiptarët që vuajnë nën mazhorancën e Ramës. Mund të kishte bërë lëvizje tjetër ai, që premtoi në fillim të zgjidhte me mënyrat e veta gjyqësore apo politike këtë problem.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk do ta përfshinte partinë. Dhe sot nëse do të kishte ndodhur kjo qasje prej burri shteti sot situata do të ishte ndryshe. Faji nuk duhet kërkuar jashtë, duhet kërkuar brenda. Nëse ka qenë e padrejtë, edhe nëse ka qenë e lobuar nga Soros, cili është qëndrimi që mban personazhi politik. Nuk e kalon në supet e të tjerëve. Nuk duhet të ishte ndërmarrë ajo trajektore për ta përçarë dhe për ta shndërruar tashmë në parti politike pronë private me synimin për ta shpëtuar nga halli Berishën. Të mos komentohet se ç’ndodh në një parti politike por për çështje të interesit publik dhe që është që mos vazhdojë më Rama me ministra me pranga në duar e deputetë me lidhje kriminale, të vazhdojë i qetë për shkak se një segment ka një hall të vetin dhe frenon gjithë pjesën tjetër”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Alibeaj mohoi në A2 CNN edhe ndikimin e Sorosit në sistemin e drejtësisë. Duke u bazuar dhe sjellë në vëmendje faktet, ai thotë se reforma në sistemin e drejtësisë në Shqipëri është mbështetur nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 11 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 11 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 48 minutash

“Reforma në drejtësi filloi në vitin 2015 kur ishte Obama në pushtet. Nëse do kishte bindjen që është mbëhstetur sorosi pse e votoi në korrik 2016 pa ardhur në pushtet Trump. Është miratuar dhe Berisha e ka votuar me të vetët, 140 vota. Ç’është ky ndryshim qëndrimi? Pas 2016 erdhi administrata Trump që nuk ishte Soros, mbështetja për sistemin e drejtësisë ka qenë më lart sesa më parë. Këto janë fakte publike dhe ajo që është mbështetja për sistemin e drejtësisë ka ardhur nga SHBA, BE e Britania Madhe. Mbështetja për sistemin e drejtësisë nuk bëhet nga klane e grupime por politika zyrtare e SHBA”.

Sipas Alibeajt Berisha nuk pranon procesin penal ndaj tij dhe fajëson sistemin e drejtësisë. Dhe për ta bërë të besueshme e lidh me Soros.

“Jo. Për mendimin tim se mendimi im është bazuar në fakte ka qenë politika zyrtare e SHBA dhe administratës Trump, që ka mbajtur në mënyrë konstante qëndrimin për reformën në drejtësi edhe financiarisht. Njeriu që nuk pranon procesin penal, barrën ia vë sistemit të drejtësisë. Berisha ka zgjedhur këtë të dytën dhe për ta bërë më të besueshme lidh sistemin e drejtësisë me një grupim të Sorosit. Kjo është fare e qartë. Luftën kundër korrupsionit e bën vetëm sistemi i drejtësisë”.

Etiketat e lidhura

Enkelejd Alibeaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 4 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 11 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 11 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 13 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.