Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:23 Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, gati dy herë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndrek dhe Gjergj Luca në “Flaka e Maleve”, një histori arti dhe atësie, në një kohë përballjeje sfiduese

Aktualitet E premte, 30 Maj 2025 10:05
Ndrek dhe Gjergj Luca në “Flaka e Maleve”, një histori arti dhe atësie, në një kohë përballjeje sfiduese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në mozaikun e artit shqiptar, disa imazhe nuk janë thjesht skena filmi apo role të luajtura, por pikë takimi të ndjeshme mes jetës dhe artit, mes prindit dhe fëmijës, mes brezit që kalon dhe atij që merr stafetën. E tillë është historia pas filmit “Flaka e Maleve” (1982), ku shfaqen krah për krah një figurë monumentale e skenës shqiptare, Ndrek Luca, dhe i biri, Gjergj Luca, në një nga bashkëngjitjet më të rralla dhe domethënëse mes jetës artistike dhe familjare në kinematografinë shqiptare.
Gjergj Luca, që sot njihet më shumë si një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë, ishte në atë kohë një adoleshent që endej në tehun e trazimit shpirtëror e social. Ishte temperament i egër, i gjallë dhe i pangjashëm me rregullin e përmbajtur të sistemit arsimor të kohës. Shkolla i dukej një përballje, jo një strehë. Vetë ai kujton me emocione si e ëma, Mimika, i binte në gjunjë drejtoreshës për të mos ia përjashtuar djalin nga shkolla e natës në “Sami Frashëri”, ndërsa brigadieri i parë, Lefko Bogdani, i hapi dyert e jetës reale me duart e një muratori.

Aktorët Ndrek Luca, Gjon Kola dhe Gjergj Luca në filmin “Flaka e maleve”

Në këtë kohë rropullime të brendshme dhe rreziku për humbje, Ndrek Luca ndërhyri me mjetin që njihte më mirë, artin. E futi të birin në botën e kinemasë, jo vetëm si një akt ndihme prindërore, por si një lloj page shpirtërore që do t’i sillte një qëndresë më të thellë. “Flaka e Maleve” u bë kështu një gur themeli për Gjergjin, jo vetëm si eksperiencë filmi, por si lidhje e një akti shpëtues për të mos humbur drejtimin në jetë.
Figura e Ndrek Lucës në këtë histori nuk është thjesht ajo e aktorit të madh që ka veshur kostumin e zejtarit të barutit, Bardh Sokoli, një hero epik që përfaqëson vetëdijen dhe vetmohimin e shqiptarëve të Veriut në vitet e kryengritjes së 1911-ës. Është gjithashtu figura e një babai që, ndonëse i jep të birit lirinë për të gjetur veten, nuk i lëshon pe në një pikë themelore: leximi. Fjala e tij është e prerë: “Rruga është fakulteti më i madh, por nëse nuk e ballafaqon me librin, nuk ke për t’u bërë.”

Mund t'ju interesojë

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Tani
Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 2 minutash
COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von ...

Para 21 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky mësim u bë fije lidhëse për Gjergjin, që nisi të lexonte, jo vetëm për t’i mbajtur fjalën babait, por për të fituar lirinë shpirtërore për të vendosur vetë për veten. Ajo që nisi si një akt disipline, u shndërrua në themel formimi dhe emancipimi.
Me regji të Vladimir Kasa dhe skenar të Vangjel Lekës, Flaka e Maleve është një film epik që eksploron heroizmin e veriut shqiptar në prag të shpërthimit të ndjenjës kombëtare dhe kryengritjeve kundër pushtuesve osmanë dhe pretendimeve shoviniste. Në qendër është figura e zejtarit të barutit, që mishëron sakrificën dhe përkushtimin ndaj lirisë. Për këtë rol, Ndrek Luca u nderua me medaljonin e Festivalit të V Filmit Artistik Shqiptar, në prill 1983.
Në këtë film, i biri, Gjergj Luca, merr pjesë në rolet dytësore, por prania e tij përbën një tjetër dimension, një shkëmbim të heshtur brezash nëpërmjet artit, një mësim që nuk jepet me fjalë, por me përfshirje, përvojë dhe shpirt.
Rrallë në historinë e kinemasë shqiptare kemi një shembull kaq të qartë ku jeta dhe arti ndërthuren për të shpëtuar një shpirt të ri nga rruga e rrënuar e humbjes. Nga një murator te një aktor dytësor, nga një elektricist frigoriferash te një nga emrat më të spikatur në fushën e biznesit shqiptar, rrugëtimi i Gjergj Lucës ka nisur me një akt artistik që në thelb ishte një akt dashurie, një dëshmi e trashëgimis, të cilën edhe pse ai nuk e vazhdoi, kjo shkëndi ndezi e pashuar në dritën e ditëve që e udhëprinë atë sfidues dhe suksesshëm në botën e sipërmarrjes.
Nuk është rastësi që Gjergji ka pohuar se pjesëmarrja në atë film është kujtesa më e bukur me babain e tij. Ajo mbetet një dëshmi se arti ka një fuqi që shkon përtej estetikës dhe spektaklit, ai mund të shpëtojë, të udhëheqë dhe të formojë.
Sot, Flaka e Maleve mund të shihet si një film me vlerë historike dhe kinematografike, por për familjen Luca, ai mbetet më shumë se kaq, është një testament emocional, një letër e heshtur dashurie nga një baba për një bir, dhe një rikujtim se ndonjëherë, një rol në film është një rol shpëtimi në jetë.
Në qetësinë e asaj kohe që përmbyste shumë të rinj, Ndrek Luca i dha të birit një mundësi, jo thjesht për të provuar veten, por për të shpëtuar veten. Dhe kjo është flaka e vërtetë që nuk shuhet kurrë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

“Flaka e Maleve”Gjergj LucaNdrek Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Tani

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 2 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 21 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.