Tentativa për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja, mori një kthesë tjetër pasi në makinë janë gjetur disa dosje mes tyre edhe ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilian Konomi. ”Prokuroria e Përgjithëshme me konkretisht sektori monitorimeve të akteve dhe inspektimit, ka nisur një hetim nëse prokurori Ndoja apo bashkëshortja e ka të rregjistruar një kompani avokatore ku ai jepte konsulencë. Po ashtu janë duke u parë të gjitha pagesat e mundëshme se kush mund t’i ketë bërë ato për këtë kompani avokatore. Për sektorin e inspektimeve po ashtu përbën interes se çfarë çështjesh ka trajtuar kjo kompani dhe nëse ndonjë nga çështjet i përket interesave me pronat të Aleksandër Lahos njohur me pseudonim Rrumi”. /TCH/