Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

New York, rruga me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Arbër Hajdari bën thirrje: Është koha që të bëhemi bashkë për Shqipërinë

Aktualitet E hënë, 16 Maj 2022 16:25
New York, rruga me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Arbër Hajdari bën thirrje: Është koha që të bëhemi bashkë për Shqipërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në një nga rrugët e Bronx në Nju Jork. Në mesazhin tij, Hajdari tha se ka ardhur koha që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të mos harrojnë obligimet ndaj Shqipërisë. ”Ka ardhur koha kur njerëzve duhet ti flasë VEPRA DHE JO FJALA! Uroj që ky event historik, të shërbejë si burim frymëzimi, për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar, kryesisht për të gjithë ata që drejtojnë popullin tonë në trojet ku jetojnë shqiptarët, për të mos harruar, amanetet e heroit tonë kombëtar dhe të gjithë heronjëve të tjerë të Kombit Shqiptar”.

Fjala e plotë

I dashur vëllai im Mark Gjonaj, vëllai dhe miku i të gjithë shqiptarëve që ndodhen në SHBA, përkrahësi, ndihmuesi, organizuesi, ju që keni qenë pikënisja, ideatori i këtij eventi, gjej rastin të të falenderoj. Pas ftesës tuaj, fluturova dhe erdha nga vendi i Skënderbeut, këtu mes jush, tek stërnipat e Gjergj Kastriotit, në këtë rrugë që sot merr emrin e tij, në vëndin e lirisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke ardhur këtu mu kujtuan fjalët e tij.

*Lirinë e gjeta në mesin tuaj*

E s’ka si ndodh ndryshe, se liria ndodhet pa dyshim dhe mbi të gjitha, në kampionin e lirisë, në SHBA.

Të dashur miq!

Dëshira për të folur për heroin tonë kombëtar, nuk i mungon asnjërit prej nesh dhe nuk ka pikë dyshimi që secili do të rendiste pa u lodhur, kontributet e tij për lirinë dhe qytetërimin perëndimor.

Ne kemi luftën tonë, që vazhdon pa u ndalur, e cila na frymëzon dhe obligon, të punojmë pareshtur, për ta bërë Shqiperinë tonë të dashur dhe kombin shqipëtar, të ecë përkrah vëndeve më të zhvilluara të Perëndimit, me në krye SHBA, mikun tonë më të madh.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, të cilin kam nderin dhe përgjegjësinë për ta drejtuar, ndjehet krenar, sepse një pjesë e madhe e kontributeve të realizimit të kauzave tona, kanë ardhur pikërisht nga shqiptarët që punojnë e jetojnë në SHBA.

Ndaj gjej rastin t’ju falenderoj publikisht për solidaritetin dhe shpirtin human, që keni treguar për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja në varfëri në të gjitha trojet tona.

Ju, shqiptarët e amerikës, jeni shëmbëlltyra e bashkimit, modeli i suksesshëm i punës, sakrificës dhe kontributit për atdheun! Me bëhet zemra mal, që çdo ditë e më shumë, po zbatoni më së miri një nga porositë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, atë të bashkimit!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ka ardhur koha, që shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë, bindjeve politike e fetare, të bëhen bashkë për të mos harruar obligimet që kemi për atdheun tonë, Shqiperinë! Edhe pse midis nesh, ka prej tyre që thuprat e bashkuara të Skenderbeut tentojnë ti thyejnë një e nga një, jam i bindur se nuk do t’a arrijnë dot, pasi ne jemi më shumë se ata. Ne jemi shumica.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 16 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 17 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Ka ardhur koha kur njerëzve duhet ti flasë VEPRA DHE JO FJALA! Uroj që ky event historik, të shërbejë si burim frymëzimi, për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar, kryesisht për të gjithë ata që drejtojnë popullin tonë në trojet ku jetojnë shqiptarët, për të mos harruar, amanetet e heroit tonë kombëtar dhe të gjithë heronjëve të tjerë të Kombit Shqiptar.

I nderuar Kryetar i Bashkisë z. Eric Adams,

Sot ju jeni me stërnipat e Gjergj Kastriotit ,që kanë këto 3 cilësi të spikatura:
Trimërinë
Besnikërinë
E janë mbajtës të fjalës.
Ju jeni prej sot, pjesë e familjes tonë. Faleminderit për nderimin që na keni bërë. Faleminderit dhe krenar që jeni mes nesh dhe me ne.

Për të mos u zgjatur, po e mbyll po me tre nga porositë e fundit, të cilat Heroi ynë Kombëtar i tha me fjalë e i bëri me vepra.

“Askush s’ju mund po të jeni të bashkuar,
Kujdesuni për femijët dhe rininë,
Duajeni atdhenë si shqiponja folenë”.

Zoti e bekoftë dhe e ruajtë miqësinë e shqiptarëve me SHBA. Ju faleminderit të gjithëve!

Etiketat e lidhura

Arbër Hajdari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 16 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 16 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 17 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.