Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Dukati drejt Kuvendit Kombëtar, ja si nisi ideja që synon përmbysje politike

Aktualitet E hënë, 29 Qershor 2026 17:01
Nga Dukati drejt Kuvendit Kombëtar, ja si nisi ideja që synon përmbysje politike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Platforma e fundit politike për protestën e vazhdueshme në Tiranë, ka autorësinë e një prej koordinatorëve, Edviol Kulluri. Ai thotë se ka mbështetjen e të gjithëve për Kuvendin Kombëtar që zhbën çdo institucion, por idea e Kuvendit Qytetar duket që është një fiksimi i tij, pasi 16 vite më parë ai ka themeluar një tjetër Kuvend, atë të Dukatit, atëherë për të mbrojtur ndërtimet e paligjshme në bregdetin e Jugut nga prishje e IMT duke u përplasur edhe më policinë. Kryeministri Rama zbuloi një skedë të zezë të tij me drejtësinë, i hetuar 8 herë në 8 vite, nga rrahje, kërcënime, dhunë në familje e vjedhje energjie. “Gjatë protestës kam folur për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar dhe pak a shumë kam marrë pëlqimin dhe një pjesë të madhe të popullit këtu në shesh. Kemi diskutuar edhe me grupin e punës së protestës dhe i jemi futur punës për ta bërë këtë”, tha Edviol Kulluri në protestë.

Kjo deklaratë të shtunën nga protesta e 28-ë para kryeministrisë, nuk është e rastësishme. Djali që e artikulon atë dhe që thotë se ka mbështetjen e grupit që drejton protestën, është një nga nismëtarët. Edviol Kulluri i cili e ka zgjeruar edhe më shumë në rrjetet sociale, platformën e radhës politike për protestën, përmes së cilës synohet të përmbyset jo vetëm qeveria e establishmenti politik, por edhe rendi kushtetues në vend. Por Edviol Kulluri e ka të gjatë historikun me “Kuvende”. Ai rezulton të jetë lideri dhe themelues edhe të një tjetër Kuvendi Qytetar, iduar në qershorin e vitit 2010. Bëhet fjalë për Kuvendin Komunitar të Krahinës Dukat Tragjas Radhimë Orikum. Në Facebook thuhet se ky Kuvend është institucion i demokracisë direkte, i themeluar 16 vite më parë, 19 qershorin 2010 nga “Udhëheqësi Shoqërizhvillues Themeltar Edviol Kryendrituri (Kulluri) me pjesëmarrjen dhe vendimin e 800 burrave dukatas”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fillimisht ishte si Kuvendi i Dukatit dhe më pas u bë krahinor duke qenë se u shtuan edhe 3 fshatra të tjerë. Arsyeja e zgjerimit ishte kundërshtimi i fortë i një aksioni të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe kioskave të tyre në bregdetin e Radhimës dhe Orikumit. Por të njëjtët që pak muaj më parë mbronin ndërtimet pa leje në bregdet tashmë kanë marrë rol të rëndësishëm në ‘Revolucionin e Flamingove’ që nuk do ndërtim në Zvërnec. Roli kryesor i tyre edhe në protestat e këtij qershori para Kryeministrisë konfirmohet vetë në faqen në Facebook të Kuvendit Komunitar të Krahinës Dukat Tragjas Radhimë Orikum, që më datë 3 qershor, vetëm 4 ditë pas nisjes së protestave në Tiranë, shkruhet se djemtë e këtij Kuvendi kanë luajtur dhe luajnë një rol të rëndësishëm si organizatorë e pjesëmarrës në frontin e parë në Tiranë, sipas tyre për ndryshimin e sistemit politik të kalbur 80 vjeçar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kulluri ka folur që në protestën e parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit më 1 qershor, e deri më 27 qershor kur tha se tashmë ka mbështetjen për platformën e tij, për Kuvendin e dytë të tij, atë Kombëtar që do të rrëzojë sistemin politik në vend. Ndërkohë që paraqitja e kësaj platforme nga ky i ri me origjinë nga Dukati i Vlorës, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në fakt, zgjodhi të shpërfillë planin e protestës, dhe të flasë për nismëtarin që e ka shpalosur atë. Duke publikuar një foto të Edviol Kullurit në rrjetin social, Rama thotë se ai është i hetuar për një sërë veprash penale, nga 2014 deri në 2022-shin. Janë pikërisht këta personazhe që sipas tij po e përdorin protestën. /Shqiptarja.com/

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 5 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 6 orësh
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manastirliu dështoi

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manast...

Para 6 orësh



Etiketat e lidhura

Edviol Kulluri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 5 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 5 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 6 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 6 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 7 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 5 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 5 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 15 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.