Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjarja e Elbasanit, provë e dështimit të Reformës në drejtësi

Aktualitet E shtunë, 24 Prill 2021 18:56
Ngjarja e Elbasanit, provë e dështimit të Reformës në drejtësi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arben Braçe-

Ngjarja famëkeqe e Elbasanit e cila na kërcënon sot me prishjen e zgjedhjeve dhe kompromentimin e të gjithë procesit zgjedhor së pari vërteton tërësisht farsën dhe dështimin e Reformës në drejtësi me të cilën mburren qeveritarët e korruptuar që po çojnë vendin në greminë vetëm për interesa meskine pushteti dhe korrupsioni të pafre.

Sikur edhe një minimum morali t’i kishte mbetur policisë dhe drejtësisë sonë, padyshim që do t’i kishte dhënë përgjigjen e duhur kësaj çështje madhore duke zbardhur të vërtetën e cila do të jepte impulse morale demokratike dhe do të ndëshkonte fajtorët me humbje fatale.

Ngjarja famëkeqe e Elbasanit, kur grupet paramilitare, me ndihmën e partisë në pushtet, në prani të Policisë së Shtetit, shkojnë të armatosur dhe qëllojnë pa hezitim megjithëse jemi rreth 8 dekada më pas, përbën një shëmbëlltyrë adekuate të forcave të regjimit nazist që vepronin në rrugë duke arritur objektivat e tyre më anë të forcës dhe dhunës dhe më pas veprimet e tyre ligjësoheshin nga organet shtetërore.

Po kështu, jemi njësoj sikur në kohën naziste, kur organet e drejtësisë të sunduara nga nazistët ishin gjithmonë të gatshme për të mos marrë në konsideratë ligjet në fuqi, duke përfshirë edhe ato që ishin miratuar nga vetë nazistët sa herë që kjo u përshtatej interesave të tyre, apo kur ekzistonte frika se interpretimi gjyqësor mund të shkaktonte pakënaqësi për shefat e sistemit.

Çfarë mund të themi për një sistem drejtësie sikur ky?! Apo për për një organ të specializuar me ligj sikurse SPAK!? Me mosveprimin e tij ai tashmë duket si një sistem për mbrojtjen e direktivave dhe arritjen e qëllimeve të partisë në pushtet sesa si një rend ligjor. SPAK tashmë jo vetëm që është joeficent si një sistem ligjor, por i mungojnë të gjithë standartet procedurialë të drejtësisë dhe të transparencës. A mund të ketë më autoritet ligjor SPAK, kur nuk vepron dot në asnjë rast ku cënohen interesat e partisë në pushtet? Duke vepruar në këtë formë, sipas së cilës institucionet e ligjit nuk kanë asnjë autoritet dhe kanë pushuar së ekzistuari për drejtësinë e vërtetë, ata janë kthyer thjeshtë në vegla të pushtetit.

Tashmë drejtësia shqiptare është kthyer në një vegël banale nën komandën e “sovranit” njësoj sikur e drejta naziste që u kthye në një tërësi normash apo komandash ad hoc që ndryshonin sa herë e kërkonte regjimi. Gjykatat nuk synonin zbatimin e parimit të sundimit të së drejtës, por ekzekutimin e komandave të autoritetit nazist.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 1 ore
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 5 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 8 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por nëqoftëse pranojmë që autoriteti i ligjit buron nga një marrëveshje morale ndërmjet qeveritarëve dhe të qeverisurve, në bazë të së cilës qytetarët respektojnë ligjin themelor kushtetues apo parimet themelore të së drejtës, nëpërkëmbja e drejtësisë nga ana e pushtetarëve përbën një lloj mashtrimi të qytetarëve dhe për pasojë marrëveshja nuk është më e vlefshme. Në këto kushte qytetarëve u lind e drejta të mos u binden ligjeve të tilla, të cilat nuk duhet as të quhen fare ligje, pasi nuk respektojnë kërkesat themelore proceduriale. Ky është shkaku që edhe vetë Kushtetuta Amerikane, duke e parë të drejtën e zgjedhjeve të lira si një ndër parimet themelore bazë për demokracinë, paracakton ultimatume të tilla deri në rrëmbimin e armëve karshi të gjithë atyre që cënojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Asnjë lloj krize nuk do të kishte ndodhur sikur të funksiononin sikur duhet organet e drejtësisë si për ngjarjen e Elbasanit por edhe atyre të Dibrës dhe të Shijakut etj në zgjedhjet e kaluara.

Prandaj, pavarësisht retorikave boshe të qeverisë dhe ndërkombëtarëve mbi “suksesin” e Reformës në drejtësi, Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e lira të 25 Prillit duhet të shikojë me përparësi ristruktimin dhe të përgatisë një reformë radikale demokratike në sistemin e drejtësisë, që ajo të mos mbetet peng në duart e politikës korruptive nëqoftëse duam që demokracia shqiptare të prosperojë dhe të mos biem në duart e klikave autoritare që pëdorin drejtësinë për interesa pushteti.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik
3 Nëntor 2019, 15:23

Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.