Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Non-grata” nga SHBA, Berisha: Kisha ndërmend të jepja dorëheqjen si deputet

Aktualitet E premte, 4 Qershor 2021 22:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë në studion e Zonë e Lirë në Tv Klan, ku ka thënë se besonte që opozita do të fitonte zgjedhjet.

Por duke komentuar edhe vendimin “non grata” të SHBA ndaj tij dhe familjes, Berisha u shpreh se në legjislaturën e re do të shtojë akoma më shumë angazhimin e tij si deputet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 3 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arian Çani: Edhe sikur t’i kishte shkuar në mendje të largohej, me këtë që ndodhi nuk ikën më.

Sali Berisha: E kam thënë dhe diku tjetër, po ja u rrëfej dhe ju, e kam pas ndërmend të kap një projekt tjetër.

Arian Çani: Vërtetë?

Sali Berisha: Po, absolutisht.

Arian Çani: Do japësh dorëheqjen nga deputet?

Sali Berisha: Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha.

Arjan Curi: Po tani çfarë do bëni? Tani ju s’flisni dot për një gjë korruptive se ata të PS do ju thonë…

Sali Berisha: Këtu s’ka asgjë të re përveç atyre që ka thënë…

“Vendimi pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve”

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka folur sërish sot për vendimin e SHBA për shpalljen “non-grata”. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” përballë gazetarit Arian Çani, Berisha ka hedhur dyshime se vendimi kundër tij për shpalljen “non grata” mund të ketë ardhur si pasojë e qëndrimit ë tij kundër ndryshimeve të kufirit në Kosovë.

Ish-kreu i qeverisë u shpreh më tej se akuzohet se ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

“Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur interesova kam marrë vesh se isha future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thacit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA.

Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, tha Berisha.

Më tej foli dhe për tekstin që shoqëronte vendimin për shpalljen e tij “non-grata” dhe tha se gjithçka është e sajuar dhe e bazuar në shpifje.

Berisha: Jam përgjegjës për veprimet e fëmijëve të mi, marr përsipër çdo provë nëse ka kundër tyre

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, z.Shkëlzen Berisha dhe znj.Argita Malltezi.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij. Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri duke komentuar lidhur me vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.

I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi.

Arian Çani: Duhet të rifillosh një betejë të fundit.

Sali Berisha: Me një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Arian Çani: Po nuk ke frikë?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Kam të vërtetën me vete.

Arian Çani: Po kur them frikë nuk e kam fjalën për vete unë, se e di që ti vetë personalisht nuk ke frikë, po për fëmijët e tu, për Shkëlzenin, për Argitën. Ata mund të merren të pandehur.

Sali Berisha: Ata t’i marrin 100 herë të pandehur dhe ata gjer sot…

Arian Çani: Nuk po them për Lirinë sepse Liria është zonjë grua…

Sali Berisha: Dhe atë ta marrin patjetër… I ftoj ta marrin.

Arian Çani: Je duke bërë betejë me Perandorinë.

Sali Berisha: Kam të vërtetën me vete unë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se jam përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të mi. Ke ndonjë politikan tjetër ta ketë deklaruar këtë?

Arian Çani: Pra, në qoftë se Shkëlzeni në një moment ta caktuar ka një provë kundër tij, ti e merr përsipër?

Sali Berisha: Padiskutim! Absolutisht që nesër. Në qoftë se Argita ka një provë, që nesër. Sepse këta kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi, unë mbaj përgjegjësi. U kam thënë fëmijëve të mi, ka qenë mesazh për qytetarët, që nuk mund të ketë dëme ndaj jush por edhe për fëmijët. I kam detyruar fëmijët që 2 vite para se sa të ndryshonte ligji, të deklaronin njësoj si i ati. Dhe këtë e kanë bërë. Në qoftë se ndokush thotë së fëmijët e mi, djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, pastaj kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe pastaj ka dalë në sektor privat si këshilltar ligjor, sepse ai ka mbaruar 2 Master për arbitrazh.

Arian Çani: Edhe vajza ndërkohë…

Sali Berisha: Edhe vajza… Vajza ka punuar vetëm një periudhë kohe të shkurtër avokate. Kurse ky është këshilltar ligjor dhe ka aktivitete biznesi, të cilin ja ka kontrolluar Edi Rama me të gjithë instrumentet e tij, dhe të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave drejt tyre. Dhe e ftoj t’i ndërsej edhe 100 herë të tjera.

/tvklan.al

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 14 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 48 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.