Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:36 Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade Juventusi ka marrë një fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, veçanërisht…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nuk do të jetë i lehtë formimi i qeverisë në Kosovë

Aktualitet E enjte, 6 Mars 2025 15:33
Nuk do të jetë i lehtë formimi i qeverisë në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë dhe i duhet të bëjë koalicione.

Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Më në fund të mërkurën mori fund i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit,  Albin Kurti renditet partia e parë me 42.28% të votave, duke siguruar 48 mandate. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, duke siguruar 24 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18.43% dhe siguroi 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma fituan vetëm 7.08%, duke siguruar 8 mandate. 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës.

“KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe, realisht, të dy palët mund të formojnë qeverinë me koalicione: edhe Vetëvendosja, por edhe të gjitha partitë opozitare së bashku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilët janë skenarët e mundshëm?

Ehat Miftaraj, analist politik, i tha DW-së se “edhe përkundër faktit që LVV nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm.” “Skenari i parë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë (përjashto Listën Serbe) dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV-së i quajti liderët opozitarë me gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë’, që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës ‘kafshë’. Në këtë drejtim, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 1 ore
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 4 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 4 orësh

Por nga analistët shihen edhe skenarë të tjerë mundshëm, si për shembull formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku me komunitetet jo shumicë. Analisti Miftaraj e parashikon si të mundshëm këtë skenar, nëse ka vullnet politik mes tre partive politike opozitare. “Me kushtin që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare të pajtohen që pozita e kryeministrit t’i takojë njërës prej tyre, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen për qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera me rëndësi, si raportet me BE-në, masat ndëshkuese etj.”

BE pret formimin e qeverisë së re në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë u mbajtën pa incidente. Pas një bojkoti disa vjeçar, në zgjedhje mori pjesë edhe Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët të drejtueses së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, thuhet se BE-ja pret që në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re. “Bashkimi Evropian pret qëKuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.”

Në deklaratën e BE-së i bëhet thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen për bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. “Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane”, theksohet në deklaratë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit. Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë, ndërsa votuan vetëm rreth 800 mijë, e shndërruar në përqindje, pak mbi 40%. Parlamenti i Kosovës i ka 120 ulëse dhe, në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosja, që doli partia e parë, nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë. Asaj i duhet koalicion me ndonjërën nga partitë e tjera./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 14 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 19 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 23 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 48 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.