Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe (pa)ligjshmërinë e përgjimeve të SKYECC

Aktualitet E enjte, 13 Shkurt 2025 21:54
Opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe (pa)ligjshmërinë e përgjimeve të SKYECC
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga av. Gurali Brahimllari

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese njoftoi në rrugë elektronike arsyetimin e vendimit të shpallur në dt 30/12/2024, mbi ankimini ndividual kushtetues të të pandehurit Pëllumb Gjoka, të cili edhe e publikoi më pas në faqjen e saj zyrtare. Edhe pse verdikti për rrëzimin e këtij Ankimi, kishte zbehur tërësisht pritshmërite për një qëndrim objektiv, nga leximi i shpejtë i arsyetimit të këtij vendimi krijohet perceptimi për një qasje më të baraspeshuar të problematikave të shumta që janë evidentuar mbi mënyrën e përftimit dhe të qarkullimit në procesin penal të komunikimeve të platformës së koduar SkyECC.

Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të theksojë në këtë vendim, dallimin midis “provave” që shërbëjnë për të krijuar “dyshimin e arsyeshëm” për caktimin e një mase sigurimi personal, me cilësinë e “provave” që formësohen gjatë gjykimit të çështjes në themel duke kërkuar nga Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm që të vënë në diskutim dhe të vlerësojnë përdorimin e rezultateve të përgjimeve të kryera nga autoritetet Franceze, me orinetimin se të dhënat, informacionet apo faktet objekt prove në këtë fazë të procedimit penal nuk kërkohet që të jenë në të njëjtin nivel provueshmërie me ato mbi të cilat bazohet vendimi i themelit që ka të bëjë me (pa)fajësinë e të pandehurit dhe gjatë të cilit do të formësohen edhe provat që kanë të bëjnë me të provuarit e akuzës penale…. “.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë drejtim, Gjykata vlerëson të theksojë dallimin që ekziston midis konceptit të provave të cilat shërbejnë për vërtetimin e fajësisë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe atyre të dhënave, informacioneve apo fakteve, objekt prove, të cilat shërbejnë për krijimin e dyshimit të arsyeshëm se personi nën hetim mund të ketë kryer veprën penale. Gjykata thekson se provat formësohen në procesin penal të themelit në përputhje me parimin e kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve dhe garancitë e tjera të një procesi të drejtë, që qëndrojnë në themel të procesit gjyqësor penal”

Me këtë këndvështrim, Gjykata Kushtetutese, ndonëse është shmangur nga dhënia e një përgjigje shteruese për problematikat themelore të ankimit kushtetues, konstatojmë se, në ndryshim nga sa është “ushqyer” opinioni publik, nuk i ka konsideruar të ligjshme përgjimet e realizuara në Francë në periudhën 24/06/2019 – 09/03/2021 dhe as të përdorëshme rezultatin e tyre për ngritjen e akuzave dhe deklarimin fajtor të të dyshuarve.

Përkundrazi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka kërkuara, thuajse në mënyrë ultimative, nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, që gjatë shqyrtimit, në themel, të çështjes të vënë në diskutim dhe të japin zgjidhje pretendimeve të mbrojtes mbi ligjshëmrinë dhe përdorshmërinë e komunikimeve të kryera në aplikacionin SkyECC në lidhje me mënyrën dhe formën e marrjes së komunikimeve (transkriptet e ardhrua në një CD) dhe pajtueshmërisë së tyre me parashikimet e dispozitave të KPrPenale.

Po kështu Gjykata Kushtetuese kërkon nga Gjykatat që po gjykojnë çështjen në themel, të mbajnë qëndrim në lidhje me “aspektet që kanë të bëjnë me përgjimin masiv apo të padrejtuar” si edhe për vërtetimin e “lidhjes së kërkuesit me abonentin e kodit pin që i është atribuar atij.”

Edhe pse ankuesi Pëllumb Gjoka dhe mbrojtja e tij e përshëndesin këtë qasje të Gjykatës Kushtetuese, janë të vendosur për të dërguar këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut, për shkak se kanë bindjen se transkriptet e ardhura nga autoritetet franceze përbëjnë rezultate të përgjimit masiv e të padrejtuar, i cili nuk mund të kryhet në vendin tonë sepse nuk parashikohet nga dispozitat ligjore që disiplinojnë PËRGJIMIN në Republikën e Shqipërisë (madje as përgjimin që kryehet në kuadër të strukturave të inteligjencës sekrete). Prandja rezultatet e këtij lloj përgjimi (masiv e të padrejtuar) nuk mund të përdoren në këtë proces penal.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për më tepër ne vlerësojmë se Gjykata Kushtetutese kishte detyrën funksionale për të dhënë përgjigje shteruese për këto problematika dhe të mos ia delegonte zgjidhjen e tyre gjykatave të juridiksionit të zakonshëm, me arsyetimin se:

“96. Gjykata, pa paragjykuar (pa)fajësinë e kërkuesit për kryerjen e veprave penale për të cilat është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, ashtu edhe vendimmarrjen në përfundim të procesit penal ndaj tij, vlerëson të theksojë se në gjykimin në themel, në të cilin merren dhe formësohen provat, kërkuesi ka mundësinë dhe të drejtën që të kundërshtojë, në drejtim të ligjshmërisë dhe përdorshmërisë së tyre, edhe komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC të marra përmes letërporosisë nga autoritetet franceze, si në këndvështrim të mënyrës dhe formës së marrjes së tyre, ashtu edhe pajtueshmërisë së tyre me parashikimet e dispozitave të KPP-së, referuar si aspekteve që kanë të bëjnë me përgjimin masiv apo të padrejtuar, ashtu edhe lidhjes së kërkuesit me abonentin e kodit pin që i është atribuar atij.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 8 orësh

Janë gjykatat e juridiksionit të zakonshëm që kanë kompetencën të vlerësojnë, gjatë procesit të formësimit të provave në procesin penal, edhe ato pretendime që kanë të bëjnë me aspekte të (pa)vlefshmërisë dhe (pa)përdoshmërisë së provave, në përputhje me parimet dhe garancitë e së drejtës për proces të drejtë ashtu edhe me parimet e sanksionuara në nenin 32, pika 2, të Kushtetutës, që ndalon deklarimin fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, si dhe nenin 30 të Kushtetutës për prezumimin e pafajësisë. “

Me këtë arsyetim del se Gjykata Kushtetuese edhe pse nuk ka mbajtur vetë qëndrim përfundimtar, ka evidentuar, qartësisht, problematikat thelbësore që lidhen me paligjëshmërinë e mënyrës së formimit të transkripteve, faktin se ato janë rezultate të përgjimeve masive dhe të padrejtuara, dyshimin për identifikimin e ankuesit si përdorues i platformës SkyECC, nevojën e vlerësimit të tyre sipas parimit të përcaktuar nga neni 32/2 i Kushtetutës mbi efektet e të dhënave të mbledhrua në mënyrë të paligjëshme, por i ka parë këto të lidhura me fazën e gjykimit të çështjes në themel,

Prandaj besojmë se Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm do të kenë kurajon profesionale për të përmbushur këto “detyra” konkrete të lëna nga Gjykata Kushtetuese, e cila me këtë arsyetim duket se ka zgjedhur të justifikojë mbajtjen në paraburgim të ankuesit Gjoka në mungesë të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, përderisa transkriptet e komunikimeve të SKY ECC, sipas vendimit të GJED (Luxembourg) janë rezultate të përgjimeve të telekomunikacionit dhe përdorimi i tyre në procesin penale është i paligjshëm përderia kushtezohet nga pajtueshmëria e legjislacionit të vendit të origjinës në raport me legjislacionin që disiplinon PËRGJIMIN në Republikën e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

Gurali Brahimllari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.