Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Opozita kërkon shtimin e testeve”, Zëri i Amerikës: Nga e hëna nis hapja e kujdesshme në Shqipëri

Aktualitet E shtunë, 18 Prill 2020 14:41
“Opozita kërkon shtimin e testeve”, Zëri i Amerikës: Nga e hëna nis hapja e kujdesshme në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri zyrtarët e shëndetësisë njoftuan zbulimin edhe të 9 rasteve të reja pozite me COVID-19, pjesa më e madhe e të cilave u përkasin dy vatrave në Kurbin dhe në Kukës. Këto 9 raste të reja dolën nga 231 teste ndaj personave të dyshuar. Nga fillimi i marsit deri sot janë kryer mbi 5 mijë e 300 teste dhe janë zbuluar 548 raste të prekur me COVID-19, ndërsa 26 qytetarë kanë humbur jetën prej saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas autoriteteve shëndetësore, Shqipëria ka aktualisht 220 persona të infektuar aktivë, ndërsa numri i të shëruarve është 302. Qytetet më shumë të prekur janë Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri. “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë” – tha zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

Qeveria thotë se po e kontrollon epideminë në nivele të kënaqshme, por opozita ka kërkuar shtimin e testeve për të patur një pamje më të madhe të përhapjes së epidemisë, mbylljen e sipërmarrjeve me shumë punëtorë nëpër reparte të mbyllura dhe pagesa për të gjithë personat dhe bizneset e prekur nga karantina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Shqipëri po zbatohet këtë fundjavë një izolim 60 orësh, nga e premtja deri të hënën, ndërsa të moshuarit u lejuan të dilnin nga shtëpitë paraditen e të shtunës pas 4 javë mbyllje të rreptë.

4 fundjavat e mëparshme janë zbatuar mbyllje 40 orëshe të qarkullimit për njerëzit dhe makinat. Këto masa vlerësohet se e kanë dhënë rezultatin e tyre, ndaj të hënën pritet një hapje e kujdesshme për qytetarët dhe një seri biznesesh. Ashtu si fundjavën e kaluar me pashkën katolike, edhe këtë fundjavë me pashkët ortodokse objektet e kultit janë të mbyllura dhe ceremonitë fetare po mbahen online nga interneti dhe televizioni.

Policia dhe ushtria kanë ndaluar rreptësisht qarkullimin rrugor ndërqytetës dhe këmbësorët në qytete, ndërsa është mbyllur çdo mjedis ku mund të krijohen grumbullime masive të qytetarëve. Sot po kthehen nga Italia dhe Turqia emigrantët e parë pas një mbyllje të gjatë, një proces që do të vazhdojë disa ditë për ata shtetas shqiptarë, që mbetën jashtë vendit, kur u mbyllën kufijtë./VOA

Etiketat e lidhura

izolimikoronavirusiZeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.