Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut, në “marsh kundër vjedhjes së votës”

Aktualitet E hënë, 27 Korrik 2020 21:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut zhvilloi këtë të hënë një protestë në Shkup me moton “Marshi për Demokraci”. Marshi është kundër vjedhjes së votave në zgjedhjet e 15 korrikut, thanë drejtuesit e koalicionit opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Zgjedhjet më 15 korrik janë zgjedhjet më jodemokratike të organizuara deri më tani. Vjedhja e votës, zhvatja e votuesve, votimi për njerëz që nuk jetojnë, kërcënimi i komisionarëve janë vetëm disa dëshmi për dhunimin e vullnetin të lirë të qytetarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është fitues i zgjedhjeve, por grabitës i vullnetit politik të shqiptarëve. Kjo parti mund të ketë legalitetin që i jep Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, por asnjëherë legjitimitetin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e koalicionit.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 34 minutash
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 36 minutash
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 37 minutash

“Kërkojmë nga BE-ja që ta dënojë abuzimin e votës dhe të mos e njohë legjitimitetin e BDI-së. Të reformohet kodi zgjedhor, që vendi të mund të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Beteja për demokraci do të vazhdojë deri në arritjen e saj. Dymbëdhjetë deputetët tanë do të jenë zëri i shqiptarëve për demokraci. Loja nuk ka përfunduar, pasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së lirë do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit përfundimtar. Nëse kërkesat tona shpërfillen, ne do të vazhdojmë me të gjitha format e protestës”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, drejtoi akuza kundër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar si “hartues të manipulimit të procesit zgjedhor”. “Ata [KSHZ] vetëm legjitimë nuk janë. Ata që përgatitën vjedhjen, mund t’i quajnë legalë, por legjitimë asnjëherë. Legjitimiteti, mbi të gjitha, kërkon t’i respektosh të vdekurit dhe jo t’i shfrytëzosh për të votuar. Do të mbrojmë lirinë dhe të drejtën e shqiptarëve për të jetuar këtu në këtë vend”, tha Sela.
Ky koalicion pretendon se manipulimi i votave është bërë në veçanti në rajonin e Kërçovës, por edhe në vendbanime të tjera. Në këtë zonë, e cila i takon njësisë së pestë zgjedhore, ka qenë dallimi më i madh në vota – rreth 11 mijë në favor të BDI-së – ndërkohë që në të gjitha njësitë tjera rezultati ishte pothuajse i barabartë.

Drejtuesit e koalicionit opozitar thonë se është e pamundur që në të gjitha vendvotimet e kësaj zone, opozita të mos merrte thuajse asnjë vote – gjë që, sipas tyre, dëshmon vjedhjen e votës. Nga BDI-ja thonë se pretendimet e opozitës nuk janë gjë tjetër pos përpjekje për të fshehur disfatën në zgjedhje. KSHZ-ja, ndërkohë, zgjedhjet i vlerësoi të rregullta dhe demokratike dhe i refuzoi si të pabaza rreth 1,400 ankesa të koalicionit opozitar. BDI-ja, në zgjedhjet e 15 korrikut, ka fituar rreth 103,000 vota apo 15 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa opozita shqiptare rreth 86,000 vota apo 12 mandate.

Etiketat e lidhura

MaqedoniOpozita shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 33 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 34 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 36 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 37 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.