Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pa audio dhe opozitën, BIRN: Ja si PS-ja i mbylli dyert e komisioneve parlamentare

Aktualitet E martë, 26 Dhjetor 2023 21:01
Pa audio dhe opozitën, BIRN: Ja si PS-ja i mbylli dyert e komisioneve parlamentare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Konferenca e Kryetarëve e 1 nëntorit nuk pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, edhe për faktin se përveç deputetit Dashamir Shehi, pesë përfaqësuesit e tjerë të PD-së munguan ose u larguan nga mbledhja. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, sipas zbardhjes së diskutimeve në procesverbal, të pranishmit diskutuan edhe për sjelljen e opozitës, e cila sapo kishte nisur protestën për bllokimin e punës së komisioneve si reagim ndaj rrëzimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Megjithatë, sipas administratës së Kuvendit, zbardhja në letër nuk përfshin një moment të vetëm gjatë mbledhjes disa orëshe kur sistemi audio ‘nuk ka funksionuar’, gjatë së cilit mazhoranca miratoi vendimin e debatueshëm për kalimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online. Çuditërisht, vendimi për kalimin e komisioneve parlamentare online – i cili reflektohet në një aneks të veçantë të procesverbalit të mbledhjes, nuk kujtohet nga deputeti i vetëm i opozitës në sallë, Dashamir Shehi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 2 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

“Nuk u diskutua fare,” tha Shehi në një bisedë telefonike,- “sepse po të ishte diskutuar do ta kundërshtoja si abuzim me të drejtën parlamentare”. Sipas rendit të ditës, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve përfshinte prezantimit e projektligjit të buxhetit 2024 nga ministri i Financave, Ervin Mete dhe të kalendarit për miratimin e tij, si dhe miratimin e draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për tre javët në vazhdim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kalimi i mbledhjeve në internet i dha mundësi mazhorancës që t’i bënte bisht përpjekjes së opozitës për bllokimin e komisioneve parlamentare, duke kaluar një seri aktesh të debatueshme, përfshirë një marrëveshje me Italinë për ngritjen e qendrës së refugjatëve në Lezhë – e pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që praktika online përdoret në rastet e “gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore”. Kalimi i punimeve online u kundërshtua nga opozita si anti-ligjor dhe tentativë për shuar zërin opozitar. Mbledhjet e komisioneve parlamentare nëpërmjet aplikacionit Zoom u përdoren për herë të parë në vitin 2020 pasi qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së COVID-19. Socialistët tentuan ta vijonin praktikën edhe në sesionin parlamentar në vitin 2021, por pas kundërshtimit të opozitës u tërhoqën.

Sipas procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më 1 nëntor, të siguruar nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, në këtë mbledhje nuk rezulton që të jetë propozuar, diskutuar apo miratuar një vendim që do të ndryshonte katërcipërisht mënyrën e funksionimit të Kuvendit në 2 muajt e ardhshëm.

Në zbardhjen fjalë për fjalë të diskutimeve në procesverbalin e mbledhjes së 1 nëntorit, kuptohet që përfaqësuesit e mazhorancës ishin të shqetësuar për situatën ku komisionet nuk po arrinin dot të bënin mbledhje normale. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e quajti situatën “një kurth”.

“Të shpëtojnë sa më shpejt nga ky kurth, dhe neve do të na kenë këtu, si në Konferencën e Kryetarëve, ashtu edhe si shumicë, të gatshëm për t’u përgjigjur në lidhje me të gjitha detyrat dhe kërkesat e tyre kushtetuese,” citohet Spiropali në transkriptin e mbledhjes. Nga procesverbali kuptohet që në fund të mbledhjes është miratuar draft-kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 6-24 nëntor 2023 dhe draft-kalendari i diskutimit për buxhetin e ri, por asnjë dokument për zhvillimin e mbledhjeve online.

I vetmi deputet i opozitës në mbledhje, Dashamir Shehi, kërkoi nga mazhoranca që të reflektojë dhe t’i japë hapësirë opozitës në jetën parlamentare referuar kërkesave për hetimin parlamentar. “Në qoftë se ju shumicën që keni sot do ta përdorni si çomangë për të goditur çdo gjë që sipas ideve tuaja ju duket e gabuar, unë them se keni zgjedhur rrugën e keqe brenda fushës së parlamentarizmit,” citohet t’u drejtohet ai kolegëve socialistë.

Të martën, drejtoresha juridike e Kuvendit, Merita Qato i dërgoi BIRN me foto në aplikacionin Whatsapp një dokument me titullin “aneks-procesverbali”, një gjë e pazakontë për dokumentet të tilla, ku thuhej se propozimi dhe miratimi i vendimit për të kaluar mbledhjet online u bë në mungesë të regjistrimit audio-video. Sipas këtij dokumenti, propozimi ishte bërë nga deputetët Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi dhe kishte gjetur mbështetjen e gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

“Ky aneks procesverbal mbahet për arsye se propozimi, diskutimi dhe miratimi I kërkesës së deputetëve u zhvillua në mungesë të regjistrimit audi – video”- shkruhet në fund të tij dhe firmosur nga Lindita Nikolla, Ermonela Felaj, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Eduard Shalsi, Arben Pëllumbi dhe Nasip Naço. Dokumenti duket i shkruar me nxitim, me gabime ortografike dhe pjesërisht me ‘e’ në vend të ‘ë’ dhe emrat e deputetëve me shkurtime, ndryshe nga procesverbali i plotë që koordinatori për informim vuri në dispozicion të premten.

Qato nuk qe në gjendje të japë përgjigje se pse ky dokument nuk ishte bashkëngjitur procesverbalit të plotë të mbledhjes të nisur po nga Kuvendi dhe se pse në procesverbal nuk reflektohej ekzistenca e një aneksi. Ndërkohë ajo pretendoi se deputeti Dashamir Shehi nuk e ka emrin në aneks sepse u largua nga mbledhja dhe nuk ishte në momentin që u mor vendimi për mbledhjet online. Shehi tha se iku nga mbledhja pasi u miratua kalendari 3-javor i punimeve, moment që përkon dhe me mbylljen e mbledhjes në transkriptin e procesverbalit. “Por mund ta kenë bërë më vonë, një vendim formal, mund ta bëjnë në çdo kohë,” sugjeroi ai, duke shtuar se, -“po i bëjnë formalisht në sallë të seancave plenare, jo më aty që janë 7 veta”. /BIRN/

Etiketat e lidhura

KuvendPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.