Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pagat për mësuesit/ Boçi: Stop mashtrimeve dhe talljeve me grafik të Ramës

Aktualitet E martë, 5 Janar 2021 18:39
Pagat për mësuesit/ Boçi: Stop mashtrimeve dhe talljeve me grafik të Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me grafikun e publikuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sipas së cilës pagat e mësuesve janë rritur gjatë qeverisjes së Rilindjes. Përmes një postimi në facebook, Boçi ka sqaruar pse kjo qeveri jo vetëm që nuk ka rritur pagat për arsimtarët, por u ka hequr edhe disa privilegje që kanë patur më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

TALLJE ME GRAFIK! Kryeministri dhe Ministrja e arsimit kanë lëshuar talljen e fundit për mësuesit. Me një grafik, sipas grafikut (agjendës) personal të Ramës e ministres. Çështje tradite. Rama me Nikollën p.sh e kishin grafikun e talljes një herë në muaj. I hiqnin nga puna, i përçmonin, i detyronin mësuesit të mbushnin vandakë me letra pa vlerë, të paguanin lekë për kualifikime, etj. Në fund i fusnin një letër dashurie të përmjerë, për t’u shkri në lot të qeshurash, për t’i mashtruar. Pastaj Rama me Besën nga zelli e bënë një herë në dy javë grafikun. Madje gjatë pandemisë dhe njëherë në javë me video selfie. I mësonin mësuesit, pa qenë asnjë ditë mësimdhënës, si t’i mësonin nxënësit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa Rama-Kushi, meqenëse nuk kanë shumë kohë në dispozicion, e bëjnë kohë pa kohë, por me dopje grafik. Edhe kështu edhe ashtu. Si t’i dalë dhe sipas humorit të vetë kryemësonjësit të saj Ramë. Madje Rama si kryetallës dhe ministreshat e Rilindjes në këto vite, i ka futur në garë se kush është tallur më shumë me mësuesit dhe si. E ka tregues të performancës këtë. Po të pyesësh Nikollën, ajo pretendon që është kampione, se çfarë nuk i punoi. Qindin u punoi në fakt bashkë me Ramën e vet. Besa po kështu bërtet. I ngjan Ramës. Por ajo më shumë tallte veten në tentativë për të tallur mësuesit. Ndërsa Kushi është më e rafinuar dhe më e zellshme pas direktivës së Ramës.

I tall duke i marrë që në fillim “me të mirë” e “duke i treguar arat”. Ose p.sh, i kërkon të luajnë lojën “tek a çift” me mësimin online, ose lojën “me do, s’më do” me mësimin në klasa. Po talljen më të paturpshme Rama-Kushi e kanë bërë me grafikun e rritjes së pagës. Rama kërkon t’u mbushë mendjen me zor atyre, se kanë në xhep më shumë lekë se ç’u duket. Abrakadabra. Mashtrim epik. Si të gjitha mashtrimet e Ramës në këto vite.

Rama gjen ministren-ekonomiste plani pa plan dhe bashkë bëjnë shigjeta kacafiu. Por e vërteta është ndryshe. Rama është mashtrues. Gjatë 8 viteve qeverisje rilindase, Rama nuk e balancoi asnjëherë pagën e mësuesit me normën e infalcionit, siç shteti e ka detyrim. Afërsisht kjo rritje duhet të ishte 2% në vit. Kjo përqindje në 8 vite kalon çdo përqindje të pretenduar për rritje. Mësuesve për 8 vite Rama i refuzoi pagën e 13-të dhe shpërblimin në fund të vitit. Nëse e llogarisim pagën mesatare bruto 65.800, për 8 vite, çdo mësuesi i është grabitur nga Rama 5 milion e 264 mijë lekë. Mësuesve nuk iu rishikua norma mësimore dhe nuk iu paguan orët suplemtare nga Rama.

Mësuesve nuk iu akordua asnjë shpërblim në formë vlerësimi gjatë pandemisë po nga Rama. Në Kosovë morën 400 euro plus. Mësuesve nuk iu dha asnjë paketë financiare nga Kryeministri mashtrues, për të përballuar kostot e internetit e pajisjeve smart për mësimin online dhe protokolleve të sigurisë. I blenë të gjitha me pagën e tyre, deri dhe detergjentët për larjet e ambienteve të klasave.

Mësuesit blejnë sot më shumë letra për hesap të shkollës e më pak ushqime e veshje për hesap të shtëpisë falë Ramës, për shkak të rritjes së çmimeve disa fish. Paga reale e mësuesit sot është më e vogël se ajo para 8 viteve, sepse ai blen më pak artikuj dhe me cilësi më të ulur, përsëri falë Ramës, për shkak të rritjes së kostos së jetesës. Mësuesit janë pjesa më e mashtruar dhe e keqpërdorur nga Rama dhe keqqeverisja e tij. Stop mashtrimeve dhe talljeve me grafik e pa grafik të Ramës & ministreshave të tij.

Etiketat e lidhura

Luciano Bocimësuespaga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.