Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pamje të frikshme nga tërmeti i 26 Nëntorit. Çfarë është drita e bardhë në qiell?

Aktualitet
E diel, 1 Dhjetor 2019 23:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Publikohen pamje të reja nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Pamjet, që janë kapur nga kamerat e sigurisë në zona të ndryshme të Durrësit dhe Tiranës, e ndërthurur edhe me pamje nga tërmete në botë, tregojnë se përveç lëvizjeve të forta të tokës, në qiell shfaqet edhe një dritë shumë e fuqishme.

“Përshëndetje joq, kam parë disa video të momenteve të tërmeteve nëpër internet dhe i kam bërë bashke. Më ka bërë pershtypje ajo drita e bardhë kur ka rënë tërmet dhe doja të pyesja fansat se ç’mund të jetë vallë? Si mendoni? Faleminderit dhe anonim se nuk i dihet”, shkruan qytetari që ka dërguar videon.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shpjegimi shkencor/ “Dritat e tërmetit”, si krijohet fenomeni i rrallë

Dritat e rralla që shiheshin afër tërmeteve ishin etiketuar prej kohësh si UFO, por tani gjeologët kanë një shpjegim shkencor në lidhje me to. Përplasjet e rralla të dritës që ndonjëherë shihen rreth tërmeteve shkaktohen nga vetitë elektrike të disa shkëmbinjve me përbërje specifike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ndonjëherë quhet dritë tërmeti, dritat mund të marrin shumë forma dhe ngjyra të ndryshme”, thotë bashkë autori Friedemann Freund, një profesor i kontraktuar i fizikës në Universitetin Shtetëror San Jose dhe studiues i vjetër në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s.

Freund shprehet se format më të zakonshme të dritave sizmike përfshijnë “flakë” të kaltra që duket se dalin nga toka në lartësinë e kyçit të këmbës; sferat e dritës të quajtura vetëtima që “notojnë” në ajër për dhjetëra sekonda apo edhe minuta; dhe ndezje të shpejta të dritës intensive që i ngjajnë rrufesë normale. Ato dalin nga toka në vend se nga qielli dhe mund të shtrihen deri në 200 metra.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

Gjatë shekujve, ka pasur shumë raporte për dritat sizmike, si para, po ashtu edhe gjatë kohës që toka dridhet.

Disa sekonda para tërmetit në L’Aquila të vitit 2009, njerëzit panë dritat në një lartësi prej rreth dhjetë centimetrash mbi një rrugë prej guri.

Më 12 nëntor 1988, njerëzit raportuan një glob të ndritshëm të purpurt-rozë përgjatë lumit St. Lawrence në Quebec, 11 ditë para një tërmeti të fuqishëm.

Njerëzit gjithashtu raportuan se kishin parë një ylber të zbehtë të dritës para tërmetit të madh në San Francisko të vitit 1906 dhe dritat para tërmetit shkatërrues të New Madrid të 1811-‘12 në Misuri.

“Në të kaluarën, njerëzit shpesh interpretonin [dritat e tërmetit] në terma fetarë, dhe në kohët moderne ata mendonin se kishin të bënin me UFO, megjithëse ekziston një shpjegim fizik plotësisht racional për të cilin po punojmë”, thotë Freund.

Për shumë vite, prania e dritave të tërmetit u refuzua nga komuniteti gjeologjik.

Por në mesin e viteve 1960, gjatë një serie tërmetesh në Nagano të Japonisë, shkencëtarët bënë fotografi të dritave të tërmetit që lidheshin qartë me veprimtarinë gjeologjike. “Që atëherë, një numër në rritje i fenomeneve janë kapur nga videot”, tha Freund, pjesërisht për shkak të rritjes së kamerave të mbikëqyrjes.

Për shembull, kamerat kapën pamje të qarta të dritave të tërmetit në Pisco, Peru, në gusht të vitit 2007, gjatë një tërmeti me magnitudë 8.

Parashikojnë dritat tërmetet?

Freund është duke punuar me shkencëtarë të tjerë në një sistem global të parashikimit të tërmetit dhe thotë se shkencëtarët kanë filluar të përfshijnë dritat e tërmetit, si një tregues të ardhjes së mundshme të një lëkundje sizmike.

“Nëse shohim dy, tre ose katër fenomene karakteristike, atëherë duket se mund të ketë një tërmet”, tha ai. Ai pranoi se dritat e tërmetit janë të rralla, por shtoi: “Nëse ato vërehen, ne duhet të jemi të kujdesshëm”.

Dritat e tërmetit janë përdorur tashmë për të parashikuar tërmetet. Pak para tërmetit të L’Aquila të vitit 2009 në Itali, një burrë në kuzhinën e tij pa dritë shkëlqyese. Meqenëse ai raportohej të kishte lexuar tashmë rreth dritave të tërmetit, ai e transferoi familjen e tij në një vend më të sigurt.

Në Kinë në 1976, një gjeolog u strehua pasi pa dritat, i ndjekur nga tërmeti vdekjeprurës në Tangshan.

(AUDIO) Zhurma e frikshme e tërmetit të 26 nëntorit

Etiketat e lidhura

DritaFriedemann FreundPeruPiscoshkencetaretermeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.