Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Panairi i ndërtimit, Veliaj: Ndërtimi punëdhënësja më e madhe pas tërmetit

Aktualitet E enjte, 20 Shkurt 2020 15:39
Panairi i ndërtimit, Veliaj: Ndërtimi punëdhënësja më e madhe pas tërmetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban që po mbahet këto ditë në Tiranë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se suksesi i kryeministrit në Bruksel, për sigurimin e fondit 1.15 miliardë euro për rindërtim, vjen edhe si një mundësi e jashtëzakonshme për industrinë e ndërtimit, si punëdhënësja më e madhe në vend.

Ai shtoi se është kjo industri që do të rindërtojë shkollat, kopshtet, çerdhet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po ashtu si edhe qendrat shëndetësore apo lagjet e reja.

Kryebashkiaku ftoi kompanitë pjesëmarrëse në panair që ta shfrytëzojnë këtë mundësi takimi dhe nënvizoi se tërmeti i fundit nuk dëmtoi ndërtimet e reja, por objektet e ndërtuara me punë vullnetare gjatë viteve ‘70-’80, apo aty ku ishte shkelur ligji. “Gjithë ky llum dhe baltë hidhet mbi një nga industritë që është ndoshta nga më të rregulluarat. Siç provoi tërmeti, u dëmtuan 2 kategori banesash: ndërtimet e viteve ‘70-’80, që u ngritën me punë vullnetare, dhe tashmë e dikujt që ndërtoi në rërë, që mori leje për dy kate dhe ndërtoi 8 në vitin e rrumpallës. Por, tërmeti nuk dëmtoi ndërtimet serioze, të viteve të fundit”, shtoi ai.

Veliaj theksoi se asnjë nga ata që përdor një gjuhë populiste duke sulmuar industrinë e ndërtimit, nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur. “Dje, në Twitter, Presidenti Obama kishte ndarë një artikull të Nju Jork Tajms, ku në titull lexohej 8 herë e njëjta fjalë: “Build”, pra “ndërto”. Artikulli ishte pjesë e një libri që studionte krizën e strehimit në SHBA, ose kulturën “jo tek bahçja ime”, një kulturë që na ka kapluar edhe ne këtu. Ka nga ana që pasi vijnë në Tiranë dhe bëhen të suksesshëm, e kur ftohen në një studio televizive, gjëja e parë që thonë është: Na mbyti betoni! Por, kur i pyet, po ti vetë nga je me origjinë? Thonë: Jo, vetë jam nga Lushnja, jam rregulluar e sistemuar, por kush vjen tani në Tiranë është shumë i poshtër. Ndërron stacionin, prapë na mbyti betoni! Po ti vetë nga je? Jo, unë vetë jam nga Kukësi, kam ardhur këtu në vitin 2000, tani jam sistemuar, jam bërë një nga këta VIP-at që del nga televizor, por asnjë të mos guxojë të vijë në Tiranë. Nuk duhet të jetë kështu! Përpara se të bëheni populistë dhe t’i suleni një industrie të tërë, mendoni se ajo punëson njerëz, lëviz ekonominë, sjell të ardhura. Tirana është sot shtëpia e 140 kombësive të ndryshme dhe do të vazhdojë të rritet sepse ky është stili i Tiranës. Asnjë prej tyre që thonë na mbyti betoni nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej, Veliaj sqaroi se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij, shkon për banesa sociale. “Shumë prej krizave i kemi zgjidhur në bashkëpunim me ta. Është një industri e cila me administratën e re i është dhjetëfishuar taksa; pra, kontribuon 10 herë më shumë, gjithashtu i është shtuar për herë të parë detyrimi i 3% e ndërtimit për banesat sociale. Mezi pres që kjo industri të jetë punëdhënësja më e madhe me rindërtimet pas tërmetit”, theksoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj tha se falë politikave të ndjekura, Bashkia e Tiranës mundi të menaxhojë më së miri edhe fazën e emergjencës së strehimit pas tërmetit. Ai shtoi dhënia e shpejtë e bonusit të qerasë për të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave dolën të pabanueshme pas inspektimit nga Instituti i Ndërtimit, tregoi se Tirana kishte mjaftueshëm apartamente për t’u marrë me qira dhe në asnjë vend tjetër kriza e strehimit në periudhën pas tërmetit nuk do të ishte zgjidhur për 48 orë, ndërkohë që çmimet nuk ndryshuan.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 43 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu domosdoshmërinë që ndërtimet e reja të ndërthuren edhe me inovacione në këtë fushë. “Sot është e rëndësishme të kuptojmë se qyteti, habitati që na rrethon, është mbi të gjitha një habitat që duhet jetuar në një mënyrë “smart”, siç është edhe vetë titulli i këtij panairi, dhe për ta bërë këtë, patjetër që ju të rinjtë e sotëm jeni ata që do ndërthurni akoma sa më mirë çdo inovacion që lidhet me ndërtimin”, u shpreh Margariti.

Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban shërben si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban, për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings.

Etiketat e lidhura

Panairi i ndërtimitVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 42 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 43 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.