Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Panajot Kanaçi, “Babai i Koreografisë” shqiptare, mjeshtri që i dha krahë shpirtit të kërcimit

Aktualitet E diel, 2 Gusht 2026 20:38
Panajot Kanaçi, “Babai i Koreografisë” shqiptare, mjeshtri që i dha krahë shpirtit të kërcimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Emri i Panajot Kanaçit është i ngulitur thellë në themelin e artit skenik shqiptar. Ai nuk është thjesht një koreograf, por arkitekti i ndjeshmërisë së trupëzuar në vallet shqiptare, mjeshtër i një gjuhe që flet me lëvizje, emocion dhe rrënjë kulturore. Në historinë e baletit dhe koreografisë shqiptare, Kanaçi qëndron si figura themelore, si një babai simbolik i vallëzimit skenik, që bëri të mundur shndërrimin e një shprehjeje popullore në një art të sofistikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Panajot Kanaçi lindi më 2 gusht 1923 në Delvinë, dhe që në rininë e hershme tregoi prirje të spikatura artistike. Kreu Liceun Artistik në vitin 1943, në një periudhë të turbullt për vendin, por e ngarkuar me etje për jetë dhe krijimtari. Në vitin 1946, ai nisi punën me një grup vajzash në Shkollën Pedagogjike, duke vendosur themelet e trupës së parë të baletit shqiptar. Kjo nismë e thjeshtë shënoi fillimin e një epoke të re për artin skenik në Shqipëri.

Viti 1950 solli krijimin e Filarmonisë, dhe me të njëherazi nisën bashkëpunime të rëndësishme me regjisorë të huaj, përfshirë edhe mjeshtrin rus Perkun. Kanaçi, përveçse si koreograf, u dallua si një interpretues virtuoz në role të vështira si në “Shatrivani i Bahçisarait” apo “Esmeralda”. Ai më vonë vazhdoi studimet e larta në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, ku u diplomua si regjisor-baletmaestër dhe njëkohësisht zhvilloi krijimtari të dendur me balete klasike dhe valle shqiptare.
Pas rikthimit në Shqipëri në vitin 1961, ai mori drejtimin artistik të trupës së baletit pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB). Vetëm dy vite më vonë, në 1963, ai do të shkruante historinë me baletin e parë kombëtar shqiptar: “Halili dhe Hajria”, një kryevepër që kombinoi tematikën kombëtare me teknikat moderne të baletit. Veprat që pasuan, “Delina”, “Joniada”, “Shota dhe Azem Galica”, “Bijtë e peshkatarit”, dëshmuan guximin artistik dhe ndjeshmërinë kulturore që e bënte artin e tij të papërsëritshëm.
Në skenën shqiptare dhe jashtë saj, Panajot Kanaçi interpretoi apo vuri në skenë edhe balete të huaja si: “Françeska da Rimini”, “Paganini”, apo miniatura të tjera klasike, duke bërë një ndërthurje harmonike mes traditës dhe universalitetit të gjuhës së trupit.
Frymëzimi popullor dhe vepra të pavdekshme

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 1 ore
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 9 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mjeshtër i valleve tradicionale, Kanaçi nuk u mjaftua me baletin klasik. Ai kërkoi thellësisht në gjenezën shpirtërore të trevave shqiptare, duke nxjerrë prej tyre lëvizjen e pastër, autentike, të kthyer më pas në kompozime të skalitura skenikisht. Ndër krijimet më të njohura përmendim:
• “Vallëzimi i shqipeve” – një koreografi monumentale ku valltarët përjetësohen si shqipe në fluturim, një metaforë e thellë e shpirtit shqiptar.
• “Oshtima e maleve”, “Motive çame”, “Festë në Dropull”, “Valle me motive kosovare”
• “Vallja e liqenit”, “Luftëtarët e lirisë”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, që përbëjnë thesarin koreografik kombëtar.
Vallet e tij janë luajtur në skena të mëdha botërore, nga Evropa në Azi, Afrikë e Amerikë, dhe janë duartrokitur si përfaqësim i denjë i shpirtit të një kombi që flet me trupin, por përjeton me zemrën.
Trashëgimia e përjetshme
“Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh”, drejtues, pedagog, themelues, koreograf i gjeneratave , Panajot Kanaçi është shumë më tepër sesa një emër. Ai është mendimi i gjallë koreografik shqiptar, një shkollë më vete, që edhe sot, pas dekadash, ndihet në trupin e çdo valltari që ngjitet në skenë.
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, krijimet e tij vazhdojnë të interpretohen, të mësohen dhe të frymëzojnë. Çdo hap në skenë që ndjek strukturën e tij, çdo kthesë trupi që ndjek trajektoren që ai vizatoi, është një akt nderimi ndaj mjeshtrit.
Panajot Kanaçi nuk ndërtoi vetëm koreografi. Ai shkroi me trupin gjuhën e identitetit tonë, krijoi ura midis kohëve, midis traditës dhe të ardhmes. E nëse sot themi se baleti dhe vallja shqiptare kanë një zë të vetin në artin botëror, kjo zë fillon me Panajot Kanaçin – me zërin e heshtur të gjunjëve që thyejnë ajrin, të duarve që përshkruajnë gjeografinë e një kombi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

"Babai i Koreografisë" shqiptarealbert vatajPanajot Kanaçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 2 orësh

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.