Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:32 Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Menjëherë pas mbërritjes para ministrisë, ata kanë nisur të thyejnë dhe të shkulin pllakat e trotuareve, e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pandemia e Covid-19, DW: Përmirësohet gjendja në Bashkimin Europian

Aktualitet E mërkurë, 26 Maj 2021 13:23
Pandemia e Covid-19, DW: Përmirësohet gjendja në Bashkimin Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tendenca është pozitive. Numri i infektimeve me covid po bie. Ky është mesazhi më i rëndësishëm sipas krerëve të qeverive dhe shteteve të BE. Treguesi i koronavirusit, numri i infektimeve të bazuara në teste është në rënie prej javësh në Europë. Shumica e shteteve të BE kanë filluar kthimin në jetën normale: hapjen e dyqaneve, gastronomisë, hapjen e teatrove, hoteleve apo shkollave. Të gjitha këto me rregulla shumë të ndryshme për testimin, kohën e hapjes apo kufizimet e lëvizjes apo detyrimin për maskën.

Sipas të dhënave të Autoritetit të BE për Mbrojtjen nga Pandemitë, ECDC treguesi për infektimet me covid në shumë vende të BE qëndron nga 60-120. Vetëm në Francë, vendet baltike apo Suedi kjo shifër është dy herë më e lartë. Britania e Madhe, Finlanda apo Portugalia si edhe disa ishuj kanë vlera që lëvizin nga 30 deri në 60 infektime në javë për 100.000 banorë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 47 minutash
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 1 ore
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 1 ore

Nuk ka një procedurë të njësuar në BE, se si të veprohet me pandeminë, por një vlerësim të përbashkët. “Shpejtësia e vaksinimit është shtuar në të gjithë Europën, dhe kjo duhet të mbetet kështu. Së bashku me një gjendje më të mirë epidemiologjike, kjo na lejon që të hapim sërish shoqëritë tona. Megjithatë duhet të mbetemi të kujdesshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Strategjitë e ndryshme të përdorura në luftë kundër virusit, nuk e shqetësojnë më BE. Në këto muaj të pandemisë u mësua leksioni, se politika shëndetësore është çështje kombëtare, e në shumë rajone mbetet edhe çështje rajonale. “Shifrat shkojnë në drejtimin e duhur, por vendet e BE kanë përvoja shumë të ndryshme me pandeminë”, thotë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas për Deutsche Wellen. Tani duhet ta drejtojmë vëmendjen jo vetëm tek të sëmurët, por edhe tek njerëzit e papunë dhe pasojat psikologjike të koronës.

Certifikata që do të lehtësojë udhëtimet

Në fund të samitit të BE, krerët e shteteve dhe qeverive u shprehën në mënyrë të përgjithshme për certifikatën digjitale të Covidit, se “përpjekjet për koordinim do të vazhdojnë deri në verë”. Përcaktimi “certifikata e gjelbër e vaksinimit” u hoq, pasi sipas Parlamentit Europian ai ishte çorientues. Me këtë certifikatë digjitale nga 1 korriku do të mundësohet udhëtimi pa detyrime karantine apo formulare hyrjeje për të vaksinuarit, të shëruarit dhe të sapotestuarit. Po ashtu u vendos që të ketë përjashtime, sipas vlerësimeve shkencore për pandeminë. Nga ana tjetër çdo shtet vendos në fund vetë, se cilat rregulla vlejnë në territorin e tij me këtë certifikatë, si psh hyrja në një restorant, sallë koncerti etj. E qartë është vetëm, se BE do të verë në veprim platformën teknike për njohjen reciproke të certifikatave kombëtare të vaksinimit.

Të llogaritet edhe mundësia e varianteve të virusit

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE u shprehën për të riparë edhe njëherë rekomandimet për udhëtimin brenda BE deri në mesin e qershorit. Këtu bëhet fjalë për kufizime, në vendet, në të cilat shfaqen variantet e virusit Corona. “E dimë, se këtu duhet të diskutojmë më shpejt, për të reaguar më shpejt”, tha kancelarja Merkel. Edhe rregullat për udhëtimet nga vendet e treta të BE do të rishikohen. Aktualisht ka kufizime të dyanshme të ndryshme për të gjitha vendet e botës. Heqja e këtyre kufizimeve varet në masë të madhe nga progresi i vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se pritet që deri në fund të javës rreth 46% e të rriturve të jenë vaksinuar për herë të parë. Megjithatë brenda BE ka dallime të mëdha. Nëse në Bullgari janë vaksinuar 13,2% e popullsisë në Maltë kjo shifër është 60%.

Donacione për Covax

Në BE po rritet me shpejtësi numri i dozave të vaksinimit. Deri në fund të vitit pritet të prodhohen 2,6 miliardë doza, të cilat nuk do të nevojiten të gjitha për 450 milionë banorët e BE. Një pjesë e tyre do të dhurohen për fushatën botërore të vaksinimit Covax. Pjesën tjetër të dozave, Covax do duhet ta blejë me donacione të mbledhura në shtetet e pasura industriale, ashtu si ishte planifikuar nga BE dhe OBSH, kur u krijua para një viti Covax. BE ndjek synimin e ngritjes së kapaciteteve prodhuese në vendet e varfra. Idenë e SHBA për shfuqizimin e përkohshëm të patentave për prodhimin e vaksinës, vendet e BE nuk e përmendin në deklaratën e tyre. Një hap i tillë refuzohet nga Franca, Gjermania dhe Holanda- bëhet fjalë për shtimin e shpejtimin e prodhimit dhe jo për pasurinë intelektuale, është qëndrimi i këtyre vendeve. Një goditje e rëndë për fushatën botërore të vaksinimit është pezullimi i përkohshëm i punës së koncernit të prodhimit të vaksinës “Serum Institute” në Indi, i cili furnizon Covax. Sipas qeverisë së Indisë, ky prodhues duhet të prodhojë përkohësisht vetëm për Indinë që ka nevojë të madhe për vaksina. Nuk dihet si do të zëvendësohen disa qindra milionë doza që ishin paraparë për Covax. /DW/

Etiketat e lidhura

Covid-19pandemia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit
Tani

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 47 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.