Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pandemia e mendjes: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni

Aktualitet E enjte, 30 Dhjetor 2021 09:00
Pandemia e mendjes: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia e Covid-19, është një emergjencë globale shëndetësore, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh. Kjo sëmundje ka simptoma të sakta dhe shenja klinike. Por për shkak të rëndësisë së supozuar sociale, ajo nuk kufizohet vetëm në prekjen e atyre që janë të infektuar nga koronavirusi.

Në këtë moment ekzistojnë në fakt 2 pandemi paralele:e para ka të bëjë me shëndetin fizik, ndërsa e dyta me atë mendor. Kufizimet e vendosura për të frenuar përparimin e virusit, kanë pasur dhe kanë një kosto shumë të madhe psikike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Falimentimet e bizneseve, pushimet nga puna, krizat, ëndrrat e parealizuara, dhe jeta e përditshme tejet e ndërlikuar, i kanë hapur rrugën depresionit. E keqja e errët, që ka gjetur një terren pjellor në këto situata të vështira, i ka përkeqësuar kushtet e mëparshme dhe është përhapur më tej. Është një pandemi e heshtur, por jo më pak shkatërruese se tjetra.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Studimi i “The Lancet”

Një përmbledhje sistemike e botuar së fundmi në revistën e njohur mjekësore “The Lancet”, që shqyrtoi dhjetëra kërkime të publikuara muajt e fundit, konfirmoi frikën e shprehur nga shumë ekspertë. Dominimi i rasteve të depresionit të madh u rrit me 27.6 për qind në të gjithë botën gjatë vitit 2020, pikërisht për shkak të pandemisë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 4 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 45 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 50 minutash

Bëhet fjalë për 53.2 milionë raste të reja, që përfshinin më shumë gra (+30 për qind) sesa burra (+24 për qind), dhe kjo për arsye lehtësisht të kuptueshme. Gratë e kanë humbur punën më shpesh se burrat, u është dashur të mbështesin më shpesh anëtarët e tjerë të familjes, dhe kanë qenë gjithashtu viktima të dhunës në familje. Të rinjtë e moshës 20-24 vjeç, janë më të prekurit për shkak të pasojave mbi raportet shoqërore dhe punësimin. Nga ana tjetër, të vegjlit u prekën shumë nga mbyllja e shkollave.

Shëndeti mendor është në rrezik

Shumë vende evropiane, po përjetojnë një rritje drastike të kërkesës për ndihmë nga psikologët dhe psikiatrit, si nga ata që kishin probleme përpara pandemisë, ashtu edhe nga ata që nuk i kishin përjetuar kurrë ato.

“Ajo që kemi mësuar nga kjo pandemi, është se të gjithë janë të prekshëm, dhe se efektet e Covid-19 janë të ngjashme me ato të çrregullimit post-traumatik nga stresi, PTDS”- thotë dr.Natasha Acopardi-Muskat, një zyrtare e degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo thekson se “ka ende kohë për të parandaluar pasojat më të këqija”, duke u siguruar që shqetësimet e atyre që janë prekur më pak se të tjerët, të jenë të përkohshme dhe të kufizuara në një periudhë të shkurtër të jetës së tyre.

“Covid-19 është problematik për të gjithë shoqërinë, por kjo sëmundje na ka bërë të reflektojmë mbi atë që duhet ndryshuar. Paradokaslisht, shëndeti mendor mund të përfitojë nga kjo situatë”- thekson Acopardi-Muskat.

Pandemia ka nxjerrë në pah mungesa të dukshme në shërbimet psikiatrike në Bashkimin Evropian. Këtu përfshihet qasja në një kujdes shëndetësor që të jetë i përballueshëm, cilësor dhe i ofruar në kohën e duhur. Sistemet e kujdesit shëndetësor, kanë mungesë të psikiatërve dhe punonjësve socialë, ndërsa pacientët nuk marrin në shumë raste informacionin e saktë.

Një panoramë shqetësuese

Armando Kocutto, president i Urdhrit të Psikologëve në rajonin e Kampanjës në Itali, bëri ​​një paralajmërim alarmant për të ardhmen. Siç raportohet nga Fondacioni Veronezi, shërbimi kombëtar shëndetësor, duhet të përgatitet për “efektet e mëdha psikologjike negative që burojnë nga pandemia, me simptoma të tilla si ankthi dhe depresioni”.

Sipas Kocutos, në fillim i duhet kushtuar vëmendje segmenteve më të brishta të popullsisë si fëmijët, adoleshentët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Pandemia mund të gjenerojë shqetësime të forta emocionale, pasi është një ngjarje traumatike që sjell stres jofunksional.

Brishtësia dhe pasiguria, të cilat në disa raste mund të çojnë në hipokondri, kanë një bazë racionale, e cila megjithatë rriten në mënyrë të ekzagjeruar tek ata që vuajnë prej saj. Izolimi social prodhon ndryshime fiziologjike dhe sociale si reduktimi i aktivitetit fizik, ndryshimet në dietë, ekspozimi ndaj dritës së diellit, reduktimi i marrëdhënieve ndër-personale dhe reduktimi i përvetësimit të aftësive sociale. Këta faktorë, mund të çojnë në zhvillimin e ankthit dhe depresionit, të përforcuar nga stimuj të jashtëm negativ, si alarmizmi i gjeneruar shpesh nga disa media. /Nga Andrea Walton – “Il Giornale” – Bota.al

Etiketat e lidhura

mendjepandemi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 14 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 34 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.