Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku në heshtje, në kujtim të të shuarve dhe në lutje para fëmijëve të palindur

Aktualitet E diel, 3 Nëntor 2024 13:05
Papa Françesku në heshtje, në kujtim të të shuarve dhe në lutje para fëmijëve të palindur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nënë rikopjon me pendë shkrimin mbi gurin e varrit të së bijës, që i vdiq kur ishte më pak se një vjeç. Një tjetër ua ndërron ujin luleve të vëna mes lodrave dhe guralecave të vizatuar. Një babë, Stefani, pastron rrasën me emrin e Sarës, vajzës së tij të vogël, shtatzënia e së cilës u ndërpre në njëmbëdhjetë javë, në korrik 2021. Skena të panatyrshme – sepse të tilla janë ato të një prindi që vajton vdekjen e fëmijës së tij, veçanërisht nëse kaq i vogël – mirëpresin ardhjen e Papës në Varrezat Laurentine, në zonën Castel di Decima, në Romë, ku Ati i Shenjtë Françesku, për herë të dytë pas 2018, ka zgjedhur edhe këtë vit të kremtojë Meshën për përkujtimin e të shuarve.

Ndalesë në Kopshtin e Engjëjve

Ndalesa e parë, ashtu si para gjashtë viteve, ishte “Kopshti i Engjëjve”, një sipërfaqe prej rreth 600 m2 kushtuar varrimit të atyre fëmijëve që nuk lindën kurrë, për shkak të humbjes së shtatzënisë apo problemeve të tjera gjatë shtatzënisë. Thomas, Mattia, Maria, Giuseppe, Andrea, Ariana: emrat e tyre janë të shkruar në gur ose në një stelë druri, të gdhendur ose të shkruar me dorë në ar. Shumë prej tyre kanë fjalën “fetus” përpara emrit e pothuajse i gjithë rreshti i parë është i zënë nga fëmijët e vitit 2024. Përreth ka lodra e personazhe të Disney-t ose filmave të tjerë vizatimorë, tullumbace, rrota, plise dhe objekte të tjera të konsumuara nga balta dhe nga shiu. Ata e shndërrojnë buzëqeshjen në këtë vend, ku ka vetëm lot. Papa mbërrin rreth orës 9.45 me makinë, duke lëvizur përgjatë korridorit  ku, në njërën anë, ka muret e gurëve të varreve të varrezave komunale, e treta më e madhe në Romë; nga ana tjetër, sheshin me njëqind njerëz të mbledhur që në orët e para të mëngjesit nën palkun e vogël të bardhë, ku Françesku kremton Meshën e 2 nëntorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 1 ore
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 8 orësh
Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 9 orësh

Përpara varreve të fëmijëve

Me të mbërritur në “Kopshtin e Engjëjve”, Papa – në karrigen me rrota – lëviz përgjatë gjithë brezit të tokës duke parë gurët e varreve një nga një. Ndalon në qendër dhe qëndron vetëm për disa minuta në lutje dhe heshtje. E ç’mund të thoshte përveç kësaj, çfarë fjalësh mund të shprehte? E pati thënë vetë, në videomesazhin e fundit kushtuar ndjetit të lutjes për muajin nëntor, kushtuar nënave dhe baballarëve që po jetojnë vuajtjet torturuese të humbjes së djalit a të vajzës. “Fjalët ngushëlluese ndonjëherë janë banale, ose sentimentale. Po të dobishme sigurisht nuk janë! Edhe nëse thuhen natyrshëm me qëllimet më të mira, mund të përfundojnë duke e thelluar plagën”, pati kujtuar Papa në video.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Takimi me Shtjefnin

Çasti i soditjes ndërpritet nga një shkëmbim i shkurtër me Shtjefnin, i cili e ka pritur Papën gjatë gjithë kohës në anë të kopshtit. Ai ulet në gjunjë pas mbërritjes së tij dhe i shtrëngon dorën, i flet shkurt për historinë e tij dhe tregon varrin e të birit. Françesku tund kokën dhe ia shtrëngon krahun e, më pas, merr letrën që i jep burri. Më pas Papa zhvendoset në zonën përballë, kushtuar gjithashtu varrimit të fëmijëve që kanë ndërruar jetë shumë shpejt. Disa të afërm janë pas barrierave, duke përshëndetur kujdesshëm e duke mbajtur në duar vazo dhe buqeta me lule. Papa vendos një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë mbi gurin e varrit, mbi të cilin shkruhet “Kopshti i Engjëjve”. Është i rrethuar me lodra pelushi, shtatore engjëjsh prej allçie, një portret të Krishtit, një jastëk Hirusheje.

Përshëndetje kryetarit Gualtieri

Me makinë Papa Françesku drejtohet drejt skenës, i ndriçuar nga një diell romak i paparë, që e bën këtë 2 nëntor 2024 të duket si ditë pranvere. Hijen e siguron vetëm muri i madh me tulla të bardha e me shkrimin Vita mutatur non tollitur – “Jeta ndryshon, por nuk shuhet”. Njerëzit mirëpresin Jorge Mario Bergoglio me përshëndetjet e heshtura “Rroftë Papa” të diktuara nga dashuria, por të vetëdijshëm për vendin dhe rastin. Papa Françesku përshëndet shkurtimisht besimtarët, duke u ndalur veçanërisht tek të sëmurët me karrige me rrota, të vendosur në rreshtin e parë. Me të mbërritur, u prit nga kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, i cili i shtrëngoi dorën dhe shkëmbeu disa fjalë.

Një çast meditimi gjatë Meshës

Ecejaket e familjarëve, që shkojnë për të vizituar dhe për të përshëndetur të dashurit e tyre të vdekur, vazhdojnë edhe për pak kohë. Gjithçka ndalet me fillimin e kremtimit. Në çastin e predikimit Papa hesht, kokulur, në meditim dhe lutje. Lexon lutjet e liturgjisë së sotme:

“Zot, jeta jonë tokësore është vetëm një frymë, na mëso t’i numërojmë ditët, na jep mençurinë e zemrës që në çastin e vdekjes nuk shikon fundin, por kalimin e jetës”.

Pastaj i bekon të gjithë të pranishmit, larton lutjen e ngushëllimit dhe të bekimit për ata që u nisën nga kjo botë dhe i kërkon Zotit ngushëllim për ata që jetojnë vuajtjen e ndarjes. Lutja e Pushimit të Pasosur dhe duartrokitjet nga turma mbyllin kremtimin e Meshës së Dritës në përkujtim të të vdekurve. Para se të hyjë në makinë për t’u kthyer në Vatikan, Papa ndalon edhe një herë me besimtarët e pranishëm. Një tjetër përshëndetje për kryebashkiakun Gualtieri dhe bekimi i barkut të një vajze shtatzënë mbyll këtë çast kulmor në mes kryqave, ku ndeshen vdekje e jetë!

Përshëndetje për “Shkëndijat e Shpresës”

Ndërkohë, në shesh, si “Shkëndija shprese”, të shtrënguara njëra pranë tjetrës, janë grumbulluar së bashku një grup nënash të bashkuara të gjitha nga humbja e një djali apo një vajze shumë të vogël, për arsye të ndryshme. U bashkuan pas Jubileut të Mëshirës falë rektorit të Krishtit të Ngjallur, famullisë së varrezave, i cili – thonë ata – “na dha shpresën e ringjalljes dhe të mirëseardhjejes, të vetmen gjë që na duhet, bashkë me ndarjen e dhimbjes. Na mësoi ta përjetojmë dhimbjen tonë së bashku”.

Ka jetimë, të veja, prindër si ne, shpjegojnë gratë, “nuk ka fjalë që na identifikon”. Paraqiten duke shkrirë në një emrin e tyre me atë të fëmijës: Francesca, organizatorja, nëna e Giorgias, që ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare; Katerina, nëna e Marinës, Maria Teresa e Daniele, Shanti i Marco-s dhe më pas Roberta që humbi Claudio-n; Roberta, nëna e Kiarës, Nazarena, nëna e Kiarës dhe Angela e Cinzias. Të gjitha i dhuruan Papës një shall të bardhë:

“Është përqafimi ynë i ngrohtë për të, një përqafim simbolik edhe nga fëmijët tanë”, shpjegojnë ata, duke falënderuar Papën për heshtjen e tij “serioze dhe respektuese” gjatë meshës dhe për praninë e tij në meshë, në Varrezat Laurentine: “Dëshmi dashurie. E mjeti më i madh për të qenë pranë fëmijëve tanë”.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 8 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 9 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.