Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV: Erërat e luftës të mos e shuajnë shpresën, të kthehemi te dialogu

Aktualitet E diel, 12 Korrik 2026 21:07
Papa Leoni XIV: Erërat e luftës të mos e shuajnë shpresën, të kthehemi te dialogu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot nga Sheshi i Lirisë, në Castel Gandolfo, Papa Leoni XIV u rikthye te rindezja e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe kriza në Ukrainë, duke ftuar të ndiqen udhët diplomatike. Në “Të Dielën e detit”, shprehu afërsinë me të gjithë punonjësit e detit e të porteve, kushtet e të cilëve vështirësohen nga tensionet ushtarake. Së fundi, kujtoi edhe shtegtimin tradicional marian të besimtarëve polakë, në Jasna Góra.

Të dielën e parë të qëndrimit të tij veror në Castel Gandolfo, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot – para derës kryesore të Pallatit Apostolik me pamje nga Piazza della Libertà – Ati i Shenjtë Leoni XIV i drejtoi mendimet ndër shumë zona të botës të prekura nga konfliktet e armatosura, të cilat shkaktojnë vuajtje, veçanërisht ndërmjet civilëve. Papa përmendi qartë Lindjen e Mesme, me shkallëzimin e tensioneve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, pas shpresave të shuara për marrëveshje, si dhe krizën në Liban. Skenari tjetër i luftës, që e shqetëson Atin e Shenjtë, është ai ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, me sulmet intensive të ditëve të fundit në Kharkiv, Dnipro, Kiev dhe Odessa.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fatkeqësisht, erërat e luftës po fryjnë përsëri në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në shumë vise të tjera të botës, e po mbjellin dhunë, terror e vdekje, duke goditur përsëri një morì njerëzish të pafajshëm.

Papa Prevost na inkurajon të mos e humbasim besimin dhe të rizbulojmë rrugën e dialogut e të bisedimeve si e vetmja rrugë e aftë për të sjellë pajtim të qëndrueshëm ndërmjet popujve.

Të mos lejojmë që këto erëra ta shuajnë flakën e shpresës e të paqes, edhe kur ajo duket e brishtë dhe e lëkundur. Përsëris shpresën se rruga e dialogut, e takimit dhe e diplomacisë do të ndiqen me këmbëngulje, si e vetmja rrugë e aftë të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në të cilën popujt të mund të jetojnë të pajtuar, në siguri të ndërsjelltë dhe me respekt për dinjitetin e çdo njeriu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një lutje për “punëtorët e detit”
Në ditën kur Kisha Katolike i fton besimtarët të luten për njerëzit që jetojnë e punojnë në det – tradicionalisht e caktuar të dielën e dytë të korrikut – dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e një burimi nga i cili del afërsisht 90% e tregtisë globale, Pasardhësi i Pjetrit, Leoni XIV shprehu shqetësimin për pasojat e luftërave, në kushtet tashmë sfiduese të punës së kësaj kategorie.

Sot është “E Diela e Detit”. Mendimet e mia shkojnë tek të gjithë detarët, peshkatarët dhe punonjësit e portit në mbarë botën të cilët, larg nga të dashurit e tyre dhe ndonjëherë nga frika e konflikteve që përfshijnë detin, e mbështesin tregtinë dhe jetën e shumë popujve me punën e tyre të duruar dhe të heshtur.

Mund t'ju interesojë

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Para 3 orësh
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 3 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 4 orësh

Devocioni i polakëve për Zojën e Zeshkët të Jasna Górës
Në përfundim të lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, Leoni XIV kujtoi shtegtimin shekullor marian në Częstochowa, një nga manifestimet më të rëndësishme të fesë në Poloni dhe në Evropë, që shikon qindra mijëra besimtarë të dynden në Shenjtoren e Manastirit Jasna Góra çdo vit, për të nderuar ikonën e famshme të Zojës së Zezë të Częstochowa-s:

Së fundmi, bashkohem në lutje me shumë besimtarë polakë të mbledhur për shtegtimin vjetor para ikonës së Jasna Górës, në mënyrë që, si dishepuj misionarë, të jenë dëshmitarë të gëzuar të Ungjillit.

Vatican News

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 4 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 4 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 5 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 13 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.