Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 21:31 Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm Francesco Camarda pritet të largohet nga Milani në janar pas vetëm 119 minutash këtë sezon. Cagliari ofron një opsion blerjeje me klauzolë riblerjeje dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa: mjaft më luftë! Jo veprimeve që nxisin spiralen e dhunës në Lindjen e Mesme

Aktualitet E diel, 14 Prill 2024 15:37
Papa: mjaft më luftë! Jo veprimeve që nxisin spiralen e dhunës në Lindjen e Mesme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në pëfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Françesku shprehu dhimbjen dhe shqetësimin për sulmet e Iranit kundër Izraelit dhe kërkoi të frenohet çdo veprim “që mund të ushqejë spirale dhune”. Më pas Papa rikujtoi zgjidhjen me dy shtete: “Askush nuk duhet ta kërcënojë ekzistencën e të tjerëve, të gjitha kombet duhet të radhiten përkrah paqes dhe t’i ndihmojnë izraelitët e palestinezët të jetojnë në dy shtete, në siguri. Është dëshira e tyre legjitime dhe e drejta e tyre”
R. SH. – Vatikan

“Mjaft me luftë, mjaft me sulme, mjaft me dhunë, po dialogut e po paqes”.

Zëri i Papës është solemn, si në të gjitha çastet vendimtare për botën. Në mes të tensionit ndërkombëtar për shkallëzimin e konfliktit në fuçinë e barutit të Lindjes së Mesme, pas sulmit të mbrëmshëm të Teheranit kundër Izraelit me qindra dronësh dhe raketash lëshuara në tri valë, Papa, nga dritarja e Pallatit Apostolik, në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore rinisi një thirrje “të dalë nga zemra” – siç e përcaktoi ai vetë – për paqe dhe negociata.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jo, një ndeshjeje më të madhe luftarake!
Pas lutjes mariane, Papa ndan me mijëra besimtarët që mbushin përplot Sheshin e Shën Pjetrit, “shqetësimin” dhe “dhimbjen” personale për lajmin që mbërriti orët e fundit mbi “rëndimin” e situatës në Izrael, “për shkak të ndërhyrjes së Iranit”. Më pas u drejtohet atyre që kanë përgjegjësi në këtë situatë:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të ndalohet çdo veprim, që mund të nxisë spirale dhune, me rrezikun e zvarritjes së Lindjes së Mesme në një konflikt edhe më të madh lufte”.

Dy shtete, krah për krah, të sigurt
Prej këndej, Françesku përsërti thirrjen për zgjidhjen “me dy shtete” për Izraelin dhe Palestinën, e mbështetur gjithmonë nga Selia e Shenjtë. “Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve, të gjitha kombet duket të radhiten nga ana e paqes dhe t’i ndihmojnë izraelitët e palestinezët të jetojnë në dy shtete, krah për krah, të sigurtë”, pohoi Papa.

Mund t'ju interesojë

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Para 43 minutash
Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 3 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 4 orësh

“Është dëshira e tyre e thellë dhe legjitime dhe e drejta e tyre. Dy shtete fqinje”.

Armëpushim në Gaza, lironi pengjet izraelite
Shikimi i Ipeshkvit të Romës u përqendrua, në vijim, tek Rripi i Gazës, ku Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Hamasi, njoftoi së fundmi një numër të ri vdekjesh, mbi 33,700 nga 7 tetori deri më sot:

“Të arrihet sa më shpejt armëpushimi në Gaza dhe të ndiqen rrugët e bisedimeve. Bisedime vendosmërisht, që të ndihmohet ajo popullsi e zhytur në një katastrofë humanitare”.

Lutuni për paqe
Papa Françesku, si gjithnjë që nga shpërthimi i konfliktit, përsërti thirrjen për lirimin “e menjëhershëm” të pengjeve izraelite, rrëmbyer gjashtë muaj më parë e edhe sot në duart e Hamasit. Ndërmjet tyre, gra dhe fëmijë. Papa priti një grup familjarësh, të hënën e kaluar, në Pallatin Apostolik. Së fundi, u bën thirrje të gjithë besimtarëve, duke u kërkuar që të mos harrojnë kurrë t’i luten Zotit për paqe:

“Sa shumë vuajtje, le të lutemi për paqe!”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm
Para 24 minutash

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 43 minutash

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë
Para 54 minutash

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 1 ore

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 22 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 6 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.