Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paralajmërimi i Braçes për bizneset e mëdha: Mos shkurtoni punonjësit, se edhe në këtë rast do të jepni paga e shpërblime

Aktualitet E mërkurë, 1 Prill 2020 15:18
Paralajmërimi i Braçes për bizneset e mëdha: Mos shkurtoni punonjësit, se edhe në këtë rast do të jepni paga e shpërblime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria po përgatit të mbështesë përmes një fondi garancie sovrane kompanigftë e mëdha që kanë vështirësi për të paguar pagat e punonjësve. Për këtë qëllim është venë në dispozicion një fond në vlerë 100 milionë dollarë, që me gjasa do të dyfishohet gjatë muajit prill, ku bizneset e mëdha mund të aplikojnë për kredi pranë bankave me garanci shtetërore e me kushte favorizuese me qëllim që të paguhen pagat e punonjësve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në diskutime të ndryshme ka pikëpyetje se sa vullnet do të kenë kompanitë e mëdha që të ndjekin këtë skemë të propozuar. Përballë këtyre diskutimeve, zëvëndëskryeminstri Erion Braçe ka bërë një reagim publik ku paralajmëron kompanitë që të mos shkurtojnë punonjësit por “të shkurtojnë luksin”. Në postimin e bërë në profilin e tij në Facebook, zëvëndëskryeministri Braçe merr shkas nga një diskutim për punëtorët e bizneseve të mëdha ku shfaqej kjo problematikë.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

Ndaj, Braçe kujton se puna në Shqipëri mbrohet me ligj, nga Gjykata, dhe cilido që jep si zgjidhje shkurtimin e punëtorëve në biznesin e madh  për të kaluar më pas me trajtimin me pagesë papunësie, duhet të lexojë Kodin e Punës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“ Largimi nga puna se “pronari s’ka lekë”, nuk është një llaf muhabeti, por procedurë ligjore dhe PAGA, PAGA E SHPERBLIME EDHE KUR LARGON NGA PUNA. KODI I PUNES ESHTE I TILLE:

  1. Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë. Pra,Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat.
  2. Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:
  3. Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.
  4. Të më PAGUAJE për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):

– 5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;

– 2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);

– 1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);

– 2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);

– 3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.

  1. Të më japë SHPERBLIM VJETERSIE sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)

Unë përfitoj PAGESAT për:

– 5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit

– 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit

– 1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet

– 1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet

– 1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet

– 1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu

Nëse pronari nuk më njofton, UNE KAM TE DREJTE TA PADIS ATE NE GJYKATE!

Gjykata do ta detyrojë pronarin të më PAGUAJE nga minimumi 2 PAGA deri në maksimumi 12 PAGA (Neni 146, Pika 3).

  1. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari NUK MUND të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nëse më largon nga puna, unë kam të drejtë ta PADIS NE GJYKATE!” shkruan në postimin e tij zv.kryeministri.

Etiketat e lidhura

bizneset e mëdhabrace
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.