Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pas 52 vitesh ndarje, OKB-ja kërkon të riaktivizojë bisedimet e paqes në Qipro

Aktualitet E martë, 21 Korrik 2026 09:44
Pas 52 vitesh ndarje, OKB-ja kërkon të riaktivizojë bisedimet e paqes në Qipro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të vizitojë Qipron javën e ardhshme. Vizita konsiderohet si një përpjekje për të rifilluar procesin e paqes të bllokuar prej kohësh. Pse tani? Çfarë dihet për planin?

52-vjet më parë (20.07.1974) nisi pushtimi i Qipros, që çoi në ndarjen e ishullit. Pesë dekada më vonë, çështja e Qipros mbetet një nga konfliktet më të gjata dhe ende të pazgjidhura në botë. Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara njoftuan se Antonio Guterres do të vizitojë Qipron nga 27 deri më 29 korrik, vizita e parë e një Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së në 16 vjet, në një përpjekje për t’i dhënë jetë të re procesit të ngecur të paqes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një shtysë e re e OKB-së për përparim

Vizita e tij shënon kulmin e një nisme të re të OKB-së, e cila u lançua pas një takimi joformal të zgjeruar mbi Qipron që u mbajt në Gjenevë në mars.

Që atëherë, e dërguara personale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Maria Angela Holguin, ka zhvilluar një sërë konsultimesh në Qipro, Greqi, Turqi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bruksel për të vlerësuar nëse ekzistojnë kushtet politike për rifillimin e negociatave efikase. Gjatë qëndrimit në Qipro, Guterres do të zhvillojë takime të ndara me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, dhe me liderin turko-qipriot, Tufan Erhurman.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 29 korrik, të dy liderët pritet të takohen së bashku me kreun e OKB-së në rezidencën e Përfaqësuesit Special të OKB-së në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja.

Nismat e OKB-së gjatë 25 viteve të fundit

Herën e fundit që një Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi Qipron ishte në vitin 2010, kur Ban Ki-moon u përpoq të krijonte momentum politik në negociatat midis presidentit të atëhershëm të Republikës së Qipros, Demetris Christofias, dhe liderit turko-qipriot, Mehmet Ali Talat.

Të dy liderët vinin nga parti politike të majta që mbështesnin një federatë dyzonale dhe dykomunale dhe konsideroheshin gjerësisht si të gatshëm politikisht për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Megjithatë, ky momentum u zbeh vetëm disa muaj më vonë, pasi Talat humbi zgjedhjet për udhëheqjen turko-qipriote ndaj Dervis Eroglu, ndërsa mosmarrëveshjet kryesore në negociata mbetën të pazgjidhura.

Përpjekjet e Ban Ki-moon u paraprinë nga angazhimi intensiv i Kofi Annanit ndërmjet viteve 2002 dhe 2004, kur OKB-ja ndërmori përpjekjen më ambicioze për të ndërmjetësuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjes qipriote.

Annan u përfshi personalisht në negociata, duke paraqitur disa versione të rishikuara të planit që u bë i njohur si “Plani Annan”. Nisma arriti kulmin me referendumet e njëkohshme në prill 2004. Propozimi u miratua nga shumica e votuesve turko-qipriotë, por u refuzua nga 75.8% e votuesve greko-qipriotë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh

Raportimet në mediat britanike

Njoftimi për vizitën e Guterres vjen mes raportimeve se OKB-ja po shqyrton një kornizë të re të mundshme për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Diskutimi mori hov pasi gazeta britanike “The Independent” raportoi më 12 korrik se Holguin po punonte mbi një propozim të rishikuar për zgjidhje.

Sipas gazetës, korniza do të ruante modelin e dakorduar të federatës dyzonale dhe dykomunale, siç përcaktohet në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por do t’u jepte autonomi dukshëm më të madhe dy shteteve përbërëse dhe do të kufizonte kompetencat e qeverisë federale.

Raporti pretendon gjithashtu se, në këmbim të kësaj autonomie të zgjeruar, pala turko-qipriote do të pranojë rregullime territoriale, duke përfshirë kthimin e qytetit të mbyllur të Varoshës dhe qytetit të Morphou. Po ashtu sugjerohet se po shqyrtohen marrëveshje të reja sigurie që do të lejonin praninë e vazhdueshme të trupave greke dhe turke në ishull nën komandën e NATO-s.

Sipas “The Independent” propozimi synon të ngushtojë hendekun midis mbështetjes së greko-qipriotëve për një zgjidhje federale dhe mbështetjes së vazhdueshme të Turqisë për një zgjidhje me dy shtete. OKB-ja nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar këtë raport. I pyetur për këtë, Presidenti Christodoulides deklaroi se “jo gjithçka e raportuar nga gazeta është e saktë”, duke shtuar se pret zhvillime të mëtejshme në periudhën e ardhshme.

Çfarë pritet më tej?

Pavarësisht pritshmërive që shoqërojnë vizitën e Guterres, diplomatët thonë se objektivi i menjëhershëm i kreut të OKB-së nuk është të diskutojë një plan të detajuar zgjidhjeje.

Burime diplomatike që folën për DW besojnë se rezultati më i mundshëm i takimeve javën e ardhshme do të jetë njoftimi i një takimi të ri joformal të zgjeruar, ku do të marrin pjesë liderët e dy komuniteteve të Qipros, përfaqësues të Greqisë, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe OKB-ja.

Sipas të njëjtave burime, një takim i tillë mund të mbahet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Ndryshe nga takimet e mëparshme joformale, OKB-ja duket se po kërkon këtë herë një proces më të strukturuar, me hapa më të qartë dhe afate të përcaktuara.

Pse tani?

Megjithëse angazhimi i rinovuar i Guterres lidhet në mënyrë të pashmangshme me muajt e fundit të mandatit të tij të dytë, i cili përfundon në dhjetor, burime diplomatike besojnë se kjo nismë ka arsye më të thella sesa thjesht koha e kufizuar që i ka mbetur në detyrë.

Për herë të parë pas shumë vitesh, ata mendojnë se po krijohen kushte për një dialog të ri politik. Një faktor kyç ka qenë zgjedhja e Tufan Erhurman si lider turko-qipriot tetorin e kaluar. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Ersin Tatar, i cili mbronte zgjidhjen me dy shtete, Erhurman ka deklaruar se është i gatshëm të rifillojë negociatat mbi bazën e një federate dyzonale dhe dykomunale.

Ky ndryshim nuk përfaqëson një ndryshim në politikën zyrtare të Turqisë dhe as nuk zgjidh mosmarrëveshjet e vjetra mbi sigurinë, garancitë, barazinë politike apo praninë e vazhdueshme të trupave turke në ishull. Megjithatë, ai ka krijuar kushtet që OKB-ja të testojë nëse një rikthim serioz në negociata është tani i mundur.

Cili është roli i Bashkimit Evropian?

Zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letymbiotis, beson se vizita e Guterres duhet të shihet edhe në kontekstin e rritjes së aktivitetit diplomatik ndërkombëtar lidhur me Qipron. “Nisma e Sekretarit të Përgjithshëm, angazhimi më i fortë i Bashkimit Evropian dhe emërimi i Zëvendëspresidentit Ekzekutiv Raffaele Fitto si i dërguar i BE-së për Qipron po krijojnë një momentum të ri,” tha ai për DW.

Më 8 korrik, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen diskutuan nismën e OKB-së me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, duke i kërkuar Ankarasë të shfrytëzojë momentumin e ri diplomatik për Qipron.

Disa ditë më vonë, Komisioni Evropian emëroi Raffaele Fitto si përfaqësues të posaçëm për çështjen e Qipros. Ky veprim u interpretua gjerësisht si një shenjë se Brukseli synon të luajë një rol më substancial në proces, duke theksuar njëkohësisht se çdo zgjidhje e ardhshme duhet të jetë plotësisht në përputhje me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Përfshirja e shtuar e BE-së është e lidhur ngushtë edhe me marrëdhëniet më të gjera midis BE-së dhe Turqisë. Nga këndvështrimi i Brukselit, përparimi në çështjen e Qipros mund të lehtësojë bashkëpunimin me Ankaranë në disa fusha kyçe. Në të kundërt, mungesa e përparimit vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore që pamundësojnë një përmirësim domethënës të marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë. /DW

Etiketat e lidhura

okb
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 7 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.