Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pashkët në botë, nga ekrani

Aktualitet E diel, 19 Prill 2020 10:15
Pashkët në botë, nga ekrani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pse të zbrazëta me besimtarë, Kishat Ortodokse në botë i kanë kremtuar Pashkët me të njëjtat mesazhe shprese dhe besimi. Ceremonitë u ndoqën në shumicën e vendeve nga shtëpitë për të evituar përhapjen masive të koronavirusit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Besimtarët ortodoksë në botë i kanë kremtuar këtë vit Pashkët nëpërmjet ekranit nën regjimin e masave të karantinës nga pandemia.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 3 orësh
Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh

Autoritetet në vendet ku praktikohet ortodoksia bënë thirrje kundër pjesëmarrjes në meshën e mesnatës, për të mos përhapur koronavirusin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryepeshkopi Jeronim e udhëhoqi ceremoninë e Zjarrit në Shenjtë i rrethuar vetëm nga peshkopët.

Thirrja e tij për ringjalljen e Krishtit këtë herë nuk jehoi në katedralen boshe të Greqisë, ndërsa besimtarët i ndezën qirinjtë në shtëpitë e tyre.

“Sigurisht që nuk e zëvendësojmë dot përnderimin dhe ngrohtësinë që të fal kisha, por alternativa tjetër më e mirë është televizori, imagjinata dhe besimi ynë,” shprehet një banor i kryeqytetit grek.

Në Greqi qeveria ndaloi të shtunën daljen e qytetarëve nga shtëpia për vizita te të afërmit, pasi muaji prill konsiderohet muaj kritik në luftën kundër virusit.

Masat u respektuan edhe në kishat autoqefale të Lindjes, ku patriku Kiril i Rusisë inkurajoi besimtarët të mos ndjehen vetëm në këtë ditë të veçantë.

“Edhe pse kisha është e zbrazët nuk do të thotë që askush nuk po lutet, apo se na ka rrethuar zbrazëtia. Ne lidhemi me Zotin nëpërmjet besimit, në duart e tij janë jeta edhe vdekja, dhe do i kërkojmë të na japë shëndet shpirtëror dhe fizik për të na mbrojtur nga ky hall që na ka rënë në shtëpitë tona.”

Gjeorgjia ishte në mesnatë nga të paktat shtete që apeloi por nuk e ndaloi mbledhjen e njerëzve në kisha.

Dhjetëra besimtarë të devotshëm u mblodhën në katedralen e kryeqytetit para orës së shtetrrethimit për t’u larguar prej saj në orën 6 të mëngjesit.

Ceremonitë kremtuese u zhvilluan edhe në Jeruzalem, Egjipt, Rumani, Bullgari e Ukrainë por pa vizitat tradicionale në institucionet e besimit.

Etiketat e lidhura

ekraniizolimiPashket
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.