Një ditë pas dënimit me 125 vite e dy muaj burg për 17 të akuzuarit për heroinën në Has, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se u ka konfiskuar pasuritë në vlerën e 5 mln euro.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Pasuritë e konfiskuara janë si më poshtë:

-Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit -Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dënimi më i lartë nga gjykata është dhënë për Admir Hoxhën me 12 vite burg, i cili ende vazhdon ti shpëtojë forcave të rendit duke u shpallur person më kërkim.

Hajri Seferi dhe Hekuran Hoxha do të qëndrojnë në qeli me nga 10 vite e tetë muaj dhe Esat Mehmeti me 10 vite.

Masa më e lehtë është dhënë për Anila Shytin, e cila do të qëndrojë në dy vite shërbim prove.

Sa i përket Altin Avdylaj, i njohur ndryshe si “Niçja” është dënuar me 6 vite e 8 muaj. Emri i tij u bë i njohur  në përgjimet e dosjes “339” fraksion 1, ku bisedohej për votat e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2017.

Gjykata ndër të tjera vendosi të sekuestrojë automjete e sekuestruara, telefonat celularë dhe disa prona të tyre, të cilat i kaluan për llogari shtetit.

Operacioni u zhvillua në 22 tetor të 2018 ku u goditen 4 grupe kriminale.

Në operacion u konfiskuan 182 kilogram morfinë e ndarë në 175 pako si dhe 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.

Si kreu i ketij grupi që merrej me prodhimin e heroniës dyshohet biznesmeni shkodran Admir Hoxha. Ky i fundit nuk është arrestuar nga policia dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është për një nga fraksionet e dosjes se bujshme “339”.

/Ora News