Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:02 Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit Metalurgjiku në Elbasan. Vendimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD çon në SPAK koncesionin 120 milionë euro, Vokshi: Ja provat që faktojnë manipulimin

Aktualitet E premte, 24 Janar 2020 14:34
PD çon në SPAK koncesionin 120 milionë euro, Vokshi: Ja provat që faktojnë manipulimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike, ka bërë të ditur përmes ish-deputetes, Albana Vokshi se ka çuar në SPAK, sipas saj dosjen korruptive të koncesionit 120 milionë euro të checkup-it. Përmes një deklarate për shtyp, Vokshi kërkoi nga SPAK të hetojë pa vonesë kontratën që sipas saj vjedh shqiptarët.

Ish-deputetja tha se ka dorëzuar edhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave dhe shprehet se SPAK duhet të hetojë pa vonesë kontratën që vjedh shqiptarët dhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave.

”Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it. Të gjitha këto janë fakte publike që SPAK duhet t’i hetojë pa vonesë, të çojë prapa hekurave këdo që ka vjedhur dhe t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklaratë e plotë

“Koncesioni 120 milionë euro i checkup-it është një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës, që ka dëmtuar rëndë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama, Vilma Nushi dhe kushdo zyrtar tjetër që ka firmosur për këtë koncesion që vjedh shqiptarët duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.
Këto të dhëna faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015, të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit. Partia Demokratike disponon, gjithashtu, fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga koncesioni korruptiv i Edi Ramës është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet. Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetësore të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të checkup-it për vitet e shkuara, të mos bëhen pjesë e manipulimit, pasi ky koncesion korruptiv do të shkojë para drejtësisë.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Tani
Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antar...

Tani
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Ka edhe një mashtrim tjetër të madh nga Edi Rama. Checkup-i nuk është falas, siç propogandon ai. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, financuesja e Edi Ramës ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim. Për të mbuluar skandalin e Checkup-it, të firmosur prej tij vetë dhe duke mbrojtur aferat e tjera korruptive, Edi Rama kërcënon me padi kundërshtarët politikë dhe me mbyllje mediat që i denoncojnë ato.

Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it. Të gjitha këto janë fakte publike që SPAK duhet t’i hetojë pa vonesë, të çojë prapa hekurave këdo që ka vjedhur dhe t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura. Duke i kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë me prioritet këtë koncesion që ka llogaritur t’u vjedhë shqiptarëve rreth 120 milionë euro, Partia Demokratike siguron qytetarët, se anulimi i këtij koncesioni hajdut dhe shkatërrues për shëndetësinë do të jetë një nga aktet e para të Partisë Demokratike në krye të qeverisë.



Etiketat e lidhura

albana vokshiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Tani

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës
Tani

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 6 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 32 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.