Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes të cilës akuzon se në Elbasan kryeministri Edi Rama bëri masakër zgjedhore më 25 prill.
Në videon e publikuar nga Partia Demokratike jepet një përmbledhje me deklaratat nga ngjarja e 21 prillit në Elbasan, ku mes tyre është reagimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili pohon se në makinën pa targa të bllokuar në Elbasan nuk u gjetën sende të kundraligjshme.
Po ashtu, PD ka risjellë në vëmendje edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, u thotë militantëve të Rilindjes se ndihet krenar për ta, pas ngjarjes së Elbasanit.
