Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Qeveria shqiptare nuk ka pasur kurrë synim të zgjidhë problemin e pronës, lëvizjet e saj në favor të korrupsionit

Aktualitet E premte, 4 Shtator 2020 11:45
PD: Qeveria shqiptare nuk ka pasur kurrë synim të zgjidhë problemin e pronës, lëvizjet e saj në favor të korrupsionit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-zëvendës kryeministrja në qeverinë teknike Ledina Mandija, nga Partia Demokratike deklaroi se qeveria aktuale shqiptare nuk ka pasur kurrë synim që të zgjidhë problemin e pronës.

Mandija thekson se lëvizjet e qeverisë shqiptare janë kundër pronarëve të vërtetë dhe në favor të korrupsionit.

Postimi i ish zëvendëskryeministres Ledina Mandija:

Qeveria shqiptare nuk ka pasur kurrë synim të zgjidhë problemin e pronës dhe zgjidhjes së ngërçit në lidhje me pronarët e tokës. Të gjitha lëvizjet e saj kanë qenë në kurriz të pronarëve të vërtetë dhe në favor të korrupsionit, vjedhjes dhe padyshim oligarkëve që përfitojnë tokat e proanrëve përmes ligjeve si ai i investimit strategjik.

Prandaj është e kotë të presim nga i njëjti njeri që ka 8 vjet që drejton skemat më të pandershme për t’ia vjedhur tokën pronarëve. Një qeverie që ka intimiduar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe që ka tentuar të intimidojë edhe anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare, të tentojë drejtësi. Hajdutët do të vjedhin po njësoj pronën e shqiptarëve pasi nuk merakosën për të drejtën, por duan vetëm të pasurohen me pronën e tjetrit. Dhe këtë duan ta bëjnë pa u lodhur, duke kërcënuar pronarët!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gënjeshtrat e kanë të vështirë të qendrojë mbi ujë, prandaj dhe sot qeveria e ka të vështirë të vazhdojë një skemë kompensimi monetar për tokën e pronarëve. Prandaj dhe qeveria ka marrë një plan masash të përfundojë procesin e shpronësimit të plotë të pronarëve dhe të legalizimit të çdo paligjshmërie që ekziston në Shqipëri. Po tenton gjithçka për t’i ikur të drejtës së pronarit, por gjithnjë e nxjerr kokën se si përpiqet të vjedhë pronat e qytetarëve përmes legalizimit të paligjshmërive që kanë vazhduar gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes Rama apo vënies në dispozicion të pronave në bregdet OJF-ve pas të cilave fshihen grupe të caktuara interesi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, bilanci është i trishtë dhe alarmant njëkohësisht. Janë 7000 raste pronash që ende presin në agjenci apo dyert e gjykatave. Pa folur këtu për çështjet e tjera që enden në dyert e gjykatave ndërkombëtare.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 1 ore
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 1 ore
Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 2 orësh

A ka vallë një mënyrë për t’i kompensuar pronarët? Po! E vërteta dhe haka janë mundësia për t’i dëmshpërblyer pronarët! Por, qeveria ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Tashmë përmes një VKM-je ajo sërish po ndryshon skemën e kompensimit të ndryshuar në Dhjetor 2017. Ironikisht qeveria e gjeti skemën e kompensimit me 100% të vlerës, e dërgpoi në 20% të vlerës dhe sot dëshiron ta çojë në 10% të vlerës. Përpos kësaj, qeveria që ka shpërndarë 120 mln euro për PPP korruptive po mendon një tjetër skemë për të rivlerësuar vendimet e GJEDNJ. Kështu duke rivlerësuar pronat që duhet t’i paguante në bazë të vendimit, ajo do të minimizojë kostot për pronarët dhe në pak fjalë t’u hajë atyre hakën.

Kur do të marr fund e gjithë kjo? Ditën që kryeministri Rama i cili është armiku i pronarëve (po aq sa ai që ua morri pronarëve në 1945), do të largohet nga pushteti.

Ai tanimë e ka deklaruar qartësisht se nuk do të bëjë asnjë kompromis me pronarët të cilëve gjithnjë ua ka hedhur dhe mbi të cilat ka përdorur skema të ulëta për t’u marrë atë që u takon.

Etiketat e lidhura

korrupsionimandijaPDpronat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 minute

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 31 minutash

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 1 ore

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 5 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 18 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.