Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Zgjedhjet e 30 korrikut në universitete, antikushtetuese. Qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve

Aktualitet E mërkurë, 1 Korrik 2020 14:18
PD: Zgjedhjet e 30 korrikut në universitete, antikushtetuese. Qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike deklaron se zgjedhjet e 30 Korrikut në universitete jane antikushtetuese.

Ish-deputetja Albana Vokshi theksoi se Qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve për të emëruar në krye të rektoratit të Tiranës ish gjyqtarin me pasuri të pajustifikuar Artan Hoxha.

Po ashtu, Vokshi theksoi se ato jane zgjedhje pa votues në universitete, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar garë të lirë e të ndershme.

“Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t’i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë.

Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 Korrik për zgjedhjet në univeristete.

Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë “Rama” është antikushtetues.

Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal. Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme.

Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar. Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë.

• Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme!
• Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë.
• Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre.

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore

Këto zgjedhje pa votues, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Zgjedhjet në universitete duhet të kryhen në ligjshmëri të plotë, ku të respektohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar standarde, konkurencë dhe garë të lirë e të ndershme.

Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik.

Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre.

Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Etiketat e lidhura

albana vokshiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 5 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 31 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 47 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 48 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.