Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përhapje urrejtjeje përmes lojërave kompjuterike: “Allahu akbar” dhe vret izraelitë!

Përhapje urrejtjeje përmes lojërave kompjuterike: “Allahu akbar” dhe vret izraelitë!

Aktualitet
E shtunë, 3 Shkurt 2024 11:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në komunitetin e lojërave kompjuterike ekziston një subkulturë e djathtë. Kjo subkulturë përpiqet të entuziazmojë lojtarët me ide ekstremiste dhe të radikalizojë ithtarët.

Në një nga lojrat propagandistike që shitet në platformën Steam mund t’i bashkohesh një organizate terroriste islamike dhe duke thirrur “Allahu akbar” të vrasësh sa më shumë ushtarë izraelitë.

Loja e krijuar nga një prodhues braziliano-palestinez është hedhur në treg që në vitin 2021, por ka marrë shumë hov pas sulmit terrorist të militantëve islamistë të Hamasit, më 7 tetor të 2023. Kjo lojë është hequr ndërkohë nga versioni gjerman i Steam-shopit, por në vende të tjera loja vazhdon të shkarkohet. Kjo nuk është loja e vetme e platformës më të rëndësishme të lojërave kompjuterike, që ka përmbajtje antisemitiste dhe anti-izraelite. Të përhapura janë edhe përmbajtjet ekstremiste të djathta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ekstremistët e djathtë përfitojnë nga interneti

Komuniteti i lojërave kompjuterike është i madh. Më shumë se tre miliardë vetë në gjithë botën luajnë rregullisht lojëra me video. Kështu krijohen shumë miqësi midis njerëzve që mbase nuk do të ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin pa internetin dhe preferencën për to në kompjuter. Nga kjo gjë përfitojnë të ashtuquajturit “të djathtë të rinj”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një grup i vogël ky subkulture i skenës së lojërave, por shumë i djathtë dhe ku takohen njerëz me pikëpamje të njëjta që nxisin urrejtje dhe përhapin ideologji mizantrope. Kjo është pjesë e një strategjie që e quan veten”Metapolitik”. Qëllimi është që të pushtohen fusha të shoqërisë, të cilat nuk kanë të bëjnë fillimisht me politikën, dhe të ushtrohet ndikim mbi to. Ato mund të jenë për shembull klube sportive, institucione kulturore ose platforma online për lojëra me video. Aty synohet që pikëpamjet e djathta të bëhen të zakonshme.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Tani
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh

Strategji mediatike të djathta

Ajo që e djathta bën të ditur në platformat e lojërave është duke ndjekur një strategji mediatike që përdoret edhe në rrjetet sociale, që është pikërisht “dog whistling” (shq. fishkëllima për qenin). Ata shpërndajnë përmbajtje, si p.sh. meme satirike që në shikim të parë duken të parrezikshme. Por postimet përmbajnë kode antisemitiste dhe raciste, që transformohen vazhdimisht dhe shpesh kuptohen vetëm nga ithtarët, shpjegon Mick Prinz nga fondacioni Amadeu Antonio Stiftung, që lufton kundër ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit.

Nëse ato përhapen një herë në internet dhe janë vazhdimisht të përsëritshme, atëherë ndodh normalizimi i shprehjeve ose tregimeve konspiracioniste, duke pasur si pasojë zhvendosjen nga e djathta të kufijve të gjërave që thuhen dhe përdorimin pa reflektim të koncepteve të djathta të luftës, nga segmente të ndryshme të shoqërisë. Shembulli i fundit për këtë gjë është koncepti i “remigracionit”, që është kthyer në fjalën më të keqe të vitit 2024.

Antisemitizëm në platformat e lojërave

Deri tani të djathtët kanë glorifikuar në platformat më të mëdha të lojërave relativisht pa kufizime periudhën nacionalsocialiste, janë mbledhur bashkë në grupe tifozësh të Wehrmacht-it (ushtrisë gjermane) dhe kanë përhapur idetë e tyre. Kjo ka ndodhur sepse ata punojnë me kode, por edhe sepse forumet punojnë pa moderator, ose sepse komunikimi shpesh përfundon në grupe private chat-i. Vërtet që ekziston mundësia e dhënies së alarmit për përmbajtjet problematike ose lojtarët problematikë, por kjo nuk bën patjetër që përmbajtjet të shuhen menjëherë.

Lojërat propagandistike programohen edhe nga neonazistët për neonazistë. Një grup i djathtë krijuesish lojërash nga Austria kërkon që me to “të transmetojë vlera patriotike”. Faktikisht ata përhapin tregime antisemitiste konspiracioni. Në lojën e parë të tyre, të shuar ndërkohë nga Steam pasi lojtarë të ndryshëm dhanë alarmin, lojtarët luajnë sikur të ishin Martin Sellnerit duke u kaluar në nivele të ndryshme të lojës. Ekstremisti i djathtë austriak, Martin Sellner, është një nga strategët kryesorë të “Së djathtës së re” në Europë. Në Gjermani kjo lojë është futur në listën e lojërave të ndaluara dhe nuk lejohet të bëhet publikisht reklamë për të ose t’u shitet fëmijëve dhe të rinjve.

Por sipas vetë krijuesve të lojës, ajo është shkarkuar 50 mijë herë. Këto shifra nuk mund të konfirmohen. Por me sa duket grupi i synuar i klientëve është i madh. Sepse krijuesit e lojës janë duke punuar ndërkohë për një lojë pasuese, për të cilën jepet ndërkohë njoftim tek Steam-i. Ata janë pjesë e lëvizjes identitare ekstreme të djathtë dhe sipas fondacionit Amadeu Antonio ndihmohen me para dhe reklama nga politikanë të partisë së djathtë populiste, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Përveç kësaj në platformën e lojërave ka edhe lojëra shumë më të vogla, që mbase nuk kanë sukses ekonomik, por që janë pjesërisht shumë problematike, thotë Mick Prinz. Ai tregon për lojëra në të cilat lojtarët përjetojnë Luftën e Dytë Botërore nga perspektiva e ushtrisë gjermane dhe për përhapje të lojërave që vlerësojnë pozitivisht periudhën nacionalsocialiste, të ashtuquajturat mods (për modifiikime). Këto nivele shtesë loje mund të krijohen në parim nga çdo lojtar dhe t’i bashkangjiten lojës e të luhen me lojtarë të tjerë. “Ekstremistët e djathtë mundohen të përdorin mundësitë e krijuara kudo aty ku mund të krijohen përmbajtje nga vetë përdoruesit, User Generated Content. Kështu krijohen si mods raciste ashtu edhe mods antisemitiste,” thotë Mick Prinz. Atentati në qytetin Halle, gjatë të cilit ekstremistë të djathtë donin të futeshin me armë në një sinagogë, për të vrarë sa më shumë vetë, mund të imitohet duhe luajtur lojën “Roblox”. Ky mod është shuar ndërkohë.

Alarmi: Lojë fëmijësh që vlerëson pozitivisht periudhën nacionalsocialiste

“Roblox” është një lojë online, që preferohet shumë nga fëmijët dhe të rinjtë në gjithë botën. Ajo mund të përshkruhet si një version digjital i tullave të ndërtimit të lojrave me dorë, lojrave Lego. Lojtarët mund ta krijojnë vetë skenën ku duan të luajnë dhe të hyjnë në skenat e krijuara nga lojtarët e tjerë. Por kjo krijon mundësi edhe për ekstremistët e djathtë që të krijojnë skenat e tyre të lojës, për të glorifikuar nacionalsocializmin. Përshëndetjet e Hitlerit, uniformat naziste, flamujtë me kryqin nazist, kamper e përqëndrimit, dhomat e vdekjes me gaz, të gjitha këto ishin pjesë e lojës së fëmijëve për të cilën u dha alarmi dhe u hoq nga interneti.

Në fund të muajit tetor të 2023, adoleshentë organizuan në “Roblox” një demostratë pro-palestineze. Sipas gazetës britanike “Jewish News”, protesta nuk ishte vetëm paqësore. Aty u publikuan mes të tjerash Screenshots nga një flamur izraelit që digjej në flalë dhe një avatar që fliste tekste lajmesh antiizraelite. Megjithëse propaganda naziste, antisemitizmi dhe racizmi janë zyrtarisht të ndaluara në lojëra, ato shfaqen herë pas here, sepse çdo ditë më shumë se 70 milionë lojtarë qarkullojnë në “Roblox” dhe fusin përmbajtje të reja.

Marrëdhëniet në Online-Games: toksike si më parë

Liga kundër shpifjeve (Anti-Defamation League, ADL), një organizatë amerikane që lufton kundër diskriminimit të të rinjve hebrenj, shkruan në raportin e fundit të vitit 2022, se 77 përqind e lojtarëve online ngacmohen dhe ofendohen nga lojtarët e tjerë, 34 përqind e lojtarëve hebrenj pranojnë se ngacmohen për shkak të identitetit. Sondazhi është bërë me gati 100 milionë amerikanë. Sondazhi tregon po ashtu se 20 përqind e lojtarëve të lojërave online janë për “White Supremacy”, një ideologji raciste që pranon se të bardhët janë më të zotë se të tjerët, prandaj duhet të sundojnë.

“Ekstremistët e djathtë janë pakicë e zhurmshme, por që ndihet mirë në komunitetin e lojrave kur përmbajtjet diskriminuese, seksiste dhe raciste kthehen në normale. Në disa sektorë të kulturës së lojrave urrejtja është e zakonshme. Ekziston një toksifikim i lojërave që nuk mund të fshihet,” thotë Mick Prinz. “Do ishte gabim të thuhej se bota e lojërave ka një problem me ekstremizmin e djathtë. Sepse është shoqëria që ka një problem me ekstremizmin e djathtë.”

Kultura e mosharresës: lojërat kanë funksion të rëndësishëm

Lufta kundër populizmit të djathtë në Gjermani, shtimi i të cilit reflektohet në vlerat e sondazheve të AfD, partisë së djathtë populiste, dhe lufta kundër lojërave dhe modifikimeve pa shije e antisemitiste është kthyer në kauzë të krijuesit të lojërave, Yaar Harell. “Unë kam përshtypjen se një tërmet ka rënë tek mediat dhe politika dhe se tani po kuptohet se ne kemi nevojë për forma të reja të tregimit interaktiv dhe kulturës së mosharresës,” thotë ai. Harrel është aktualisht duke punuar me lojën “Kur Zotin e kishte zënë gjumi”, lojë në të cilën lojtarët marrin role shumë të ndryshme, rolin e një vajze dhjetëvjeçare hebreje që së bashku me të vëllanë e vogël lufton në Krakau për t’u shpëtuar krimeve naziste dhe rolin e një oficeri të ri të nazist.

Kjo është një mënyrë krijimi lojërash, të cilën e ndjek edhe krijuesi tjetër i lojrave, Luc Bernard, që krijoi vitin e kaluar një Muzeum virtual Holokausti, për sulmuesin e lojës “Fortnite”. Antisemitizmi në lojra mund të luftohet më mirë me shuarjen me vendosmëri të përmbajtjeve ekstremiste të djathta dhe glorifikimeve të nacionalsocializmit nga platformat e lojërave dhe me shtimin e përmbajtjeve të kundërta: me lojëra dhe modifikime që prekin emocionalisht, që rrisin sensibilizimn për antisemitizmin dhe mbajnë gjallë kujtimin për Holokaustin./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Tani

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 30 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 39 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.