Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

Aktualitet
E premte, 15 Janar 2021 12:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se shpopullimi i vendit është një plagë sociale dhe problemi më i madh është largimi i mjekëve dhe infermierëve, sidomos në këtë kohë pandmie.

Në një postim në Facebook, Spahiu shkruan se kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi.

“Duket se shpopullimi i vendit është shqetësimi i fundit i kësaj qeverie. KM në ikje e ka mendjen tek parada e autoambulancave në sheshin kryesor të vendit, ndërkohë që familjarët e pacientëve janë të detyruar t’i luten sanitareve me para në duar për të mbajtur gjallë të dashurit e tyre”, shkruan ndër të tjera Spahiu.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut në Facebook

Shpopullimi i vendit nuk është një problem abstrakt, por një plagë sociale që ndikon direkt në jetën tonë❗

Një studim i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King ka zbuluar se numri i mjekëve për banorë ka rënë ndjeshëm në Shqipëri si rezultat i emigracionit përgjatë periudhës 2000-2018.

Në vitin 2000 Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018 ky tregues ra në 110 mjekë.

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve nga vendi ka dhe do ketë pasoja të parikuperueshme në të ardhmen për shëndetin publik.

Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi. Jo vetëm kaq, por në të kundërt ajo i inkurajon njerëzit të ikin nga sytë këmbët duke e varfëruar demografinë e vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kësaj qeverie antikombëtare i intereson një trupë e vogël elektorale, më lehtësisht e kontrollueshme. Kësaj qeverie i intereson arratisja e rinisë nga vendi, sepse rinia jonë krenare e ka shumë të vështirë të përkulet përballë joshjes kriminale “para për vota” dhe kërcënimit me largim nga puna.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo vetëm raporti i dy profesorëve, por edhe harta e publikuar në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pak kohë më parë vërtetoi se Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë.

Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë.

Mund t'ju interesojë

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 4 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 5 orësh
Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Para 5 orësh

Mbajtja e profesionistëve të shëndetësisë në vend, merr një rëndësi të jashtëzakonshme në kohë pandemie. Por, duket se ky është shqetësimi i fundit i kësaj qeverie. KM në ikje e ka mendjen tek parada e autoambulancave në sheshin kryesor të vendit, ndërkohë që familjarët e pacientëve janë të detyruar t’i luten sanitareve me para në duar për të mbajtur gjallë të dashurit e tyre.
Më 25 prill nisim të shtrojmë rrugën e shpresës në vend. Jo vetëm për profesionistët e shëndetësisë, por për çdo shqiptar që do ta krijojë të ardhmen në shtëpinë e tij, në shtëpinë tonë, Shqipërinë! 🇦🇱

Etiketat e lidhura

Perparim Spahiushpopullimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 12 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.