Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përplasja/ 33-vjeçari u aksidentua rëndë në punë, pronari i firmës: Ishte pakujdesi e tij. Vjehrra: Vrasës, do bëj vetëgjyqësi

Aktualitet E premte, 22 Nëntor 2019 14:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mëngjesin e 16 tetorit të këtij viti një aksident i rëndë ndodh në Gjirokastër, në një firmë betoni. Historia e këtij aksidenti të rëndë dhe ende me hije dyshimi ka ardhur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ku është rrëfyer Bajame Lika, një nënë 69 vjeçe, e cila ndodhej në Gjermani në kohën kur ndodh aksidenti. Ajo është nënë e 4 vajzave, por njëra prej tyre, Flutura Çobo ndodhet në një situatë depresioni për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të burrit të saj. Familjarët rrëfejnë se dhëndri i tyre, Gazment Çobo ka pësuar një aksident me pasoja të rënda shëndetësore në ambientin e punës.

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e 16 tetorit mbart brenda shumë pikëpyetje, të cilave asnjë nuk pranon t’ju përgjigjet. Mendi Çobo ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës Tiranë. Si pasojë e aksidentit, Mendit i kanë prerë njërin krah, ndërsa këmbët nuk i ndjen fare. E që të mos mjaftojë gjendja e rëndë e 33-vjeçarit, në adresë të bashkëshortes Flutura Çobo shkojnë denoncime të tipit: mos guxo të prononcohesh në media, sepse nuk do të paguajmë shpenzimet e operacionit. Policia e Gjirokastrës nuk pranon denoncime të familjarëve, me argumentin se ngjarja është mbyllë nga vetë policia. Njerëzit e kësaj zonë tregojnë versione të ndryshme të aksidentit, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet e familjarëve se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Pavarësisht presionit dhe kërcënimeve të vajzës që të heshtë, mamaja dhe motra e saj janë të vendosura që të zbardhin të vërtetën, duka filluar nga aq informacion të cunguar që kanë arritur të marrin, dhe deri sa fajtorët të mbajnë përgjegjësi për veprën e kryer.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Gazmenti kishte nëntë vite që punonte në këtë firmë. Asnjë ditë nuk ka sigurim. Shumë firma në Gjirokastër nuk kanë sigurime. Ata jetuan në shtëpinë time. Erdhi te ne dhe ia bëmë këtë të keqe. Motra e dhëndrit më akuzon. Ka shumë probleme brenda familjes”, tha vjehrra e të plagosurit Bajame Lika, raporton “BalkanWeb”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne nuk ishim në Shqipëri. Ishim në Gjermani. Na lajmëruan që ndodhi ky aksident. Motra më thotë: ‘Mendi është vrarë shumë, po e çojmë në spital’. Kur ishim në Gjermani, morëm në telefon komisariatin e Gjirokastrës më thanë që të vijmë ta bëjmë aty. Nuk bëra kallëzim, sepse kunati ishte i vetëdijshëm për të gjitha. Ne kërkojmë ndjekjen penale të firmës. Nuk kemi arritur ta shikojmë dhëndrin. S’pranon motra. Kunati e ka humbur krahun e djathtë. Doktori nuk jep shpresë. Thonë që aksidenti është i qëllimshëm. Makineria që ka futur dorën kunati ka qenë e fikur, dikush ia ka ndezur. Kanë qenë tre punëtorë. Nuk e dimë se çfarë qëllimi. Ne duam të gjejmë të vërtetën. Pronari fshihet nga ne, nuk na përgjigjet. Nuk e kemi telefonuar, por ne kudo kemi vajtur na ka mbyllur derën. Kemi shkuar në policinë e Gjirokastrës dhe nuk na pranojnë denoncimin”, tha kunata Shpresa Lika.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 6 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 46 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 51 minutash

Ndërkohë një dëshmitare foli për emisionin duke treguar presionet për familjen.
“Unë për 16 tetorin di këtë, pas tre katër ditësh merr ne telefon nënën dhe i thotë mos bëni denoncim sepse jam e kërcënuar dhe nuk do na ndihmojnë me operacionin. Nuk do t’i bëjmë asnjë shërbim të sëmurit. Të vërtetën e kësaj ngjarje e dinë vetëm tre punëtorët kanë qenë në vendngjarje”, tha dëshmitarja.

Vjehrra e të plagosurit, Bajame Lika deklaroi më tej se dhëndri është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore sipas doktorit.

“Mua më thanë vetë mos kërkoni të denonconi. Prisni kur të ngrihet burri. Po sikur mos të ngrihet? Sepse ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai nuk ka shpresa për jetën. Kështu i ka thënë doktori. Dhëndri nuk futej në debate. Punëtori që ishte aty është me sigurime. Është nga Libohova”, u shpreh e moshuara.

Në emision erdhi edhe zëri i pronarit të firmës ku punonte Mendi Çobo. Qazim Brahimi tha se aksidenti është bërë nga pakujdesia e tij.
“Këto që thua ti janë hamendësime. Ç’lidhje kanë ato me këtë ngjarje? Këtu nuk ka asgjë për të bashkëpunuar. Ju kërkoni të bëni një lajm dhe kaq. I aksidentuari flet vetë. Versionin e kanë organet kompetente. Aksidenti është bërë nga pakujdesia e tij. Çfarë shikoni të fshehur që doni të hidhni dritë? Pse edhe vitet e Greqisë t’ia siguroj atij? Thuaju atyre familjarëve të interesohen për dhëndrin e tyre, sepse s’kanë shkuar njëherë te dhëndri. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Çdo gjë është në rregull”, u shpreh Brahimi.

Vjehrra e cilësoi vrasës e kriminel dhe kërcënoi me vetëgjyqësi nëse çështja nuk zgjidhet.
“Ky është vrasës. Është kriminel. Është drogaxhi. Në qoftë se nuk bëhet zgjidhje do ta vras. Djali i Qazimit ia ka ndezur makinën. Ma ka thënë vetë punëtori. Dëshmitarin e di Flutura, por nuk tregon. Më zien zemra. Mbesa qan ditë e natë për babin e vet”, tha e moshuara.

Shpresa Lika, kunata e të plagosurit deklaroi se ka folur në telefon me shefin e policisë në Gjirokastër, dhe ai i ka thënë ‘jam me leje’.

Adriana Kalaja, avokate në emision tha se ngjarja ka shumë pikëpyetje. “Edhe vetë denoncuesit po i nxjerrin një nga një gjërat. Ajo që është më kryesore, që unë e zgjidha nëpërmjet prononcimit të pronarit të firmës, është që i dëmtuari ka qenë punonjës pranë kësaj kompanie. Nëse prokuroria i ka hapur hetimet, me gjithë metodat nuk është nevoja që dëshmitari të dalë me flamur të thotë unë e ndeza makinerinë. Faktet dhe telefonatat që po bëhen, pori japin të drejtë denoncuesve. Kjo që ka ndodhur në Gjirokastër, tregon se po fshihet e vërteta. Pronari nuk tregoi asgjë. Me metoda të posaçme, nëse prokuroria dëshiron mund ta zbardhë këtë ngjarje. Tabulatet telefonike zgjidhen shumë kollaj për të kuptuar se ku ka qenë zotëria muajt e verës. Nëse ka punuar në Greqi”, tha avokatja Kalaja.

Etiketat e lidhura

aksidentuapronari i firmëspunë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 13 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 16 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 36 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.