
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, teksa nga informacionet e para raportohet për një person të plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar me inicialet R.K.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimet dhe 20-vjeçari Redi Kaçorri është transportuar në spital.
Sipas dëshmive të para, i riu është qëlluar nga dy persona.
