Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 06:07 Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi masiv kibernetik ndaj frigoriferëve dhe kabineteve ftohëse të supermarketeve, një akt që ministri i saj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Planet e qeverisë për resorte në deltën e Vjosës, 40 shkencëtarë flasin për shqetësime mjedisore

Aktualitet E premte, 26 Prill 2024 18:20
Planet e qeverisë për resorte në deltën e Vjosës, 40 shkencëtarë flasin për shqetësime mjedisore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një delegacion prej 40 shkencëtarësh nga Shqipëria dhe vende të Bashkimit Europian apeluan të premten qeverinë shqiptare që të mbrojë deltën e lumit të Vjosës nga turizmi masiv, përfshirë edhe nga planet për ndërtim resortesh në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga organizatat mjedisore EuroNatur, Riverwatch dhe EcoAlbania, shkencëtarët kërkuan përfshirjen e deltës së Vjosës brenda “Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa”.

“Kjo deltë përballet me shumë kërcënime nga vizioni i qeverisë shqiptare për turizëm masiv. Së fundmi, qeveria planifikon ndërtimin e një resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, brenda deltës së Vjosës,” thuhet në njoftimin e organizatave mjedisore, pjesë e fushatës “Save the Blue Heart of Europe”. Kushner deklaroi para pak javësh se ka në plan të zhvillojë resorte turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit duke ngritur pikpyetje serioze për cënimin e mjedisit dhe zonat e mbrojtura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ky investim, sipas deklaratës, “është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat”, nëse do t’i referoheshim masterplanit të qeverisë për zonën. Shkencëtarë të huaj dhe vendas, pjesë e këtij delegacioni, akuzojnë qeverinë për plane shkatërruese që synojnë turizëm masiv dhe advokojnë për një alternativë të përputhshme ekologjikisht siç është eko-turizmi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Eshtë e dukshme për të gjithë shkencëtarët që morën pjesë në Javën Shkencore, që delta e Vjosës meriton një status ruajtjeje të lartë dhe duhet të përfshihet në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa,” citohet të ketë thënë Fritz Schiemer nga Universiteti i Vienës. Sipas tij, “në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën”. Edhe për profesor Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës, gjetjet e delegacionit shkencor duhet të merren parasysh nga qeveria.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Para 23 minutash
Horoskopi i ditës: hënë e re në Shigjetar

Horoskopi i ditës: hënë e re në Shigjetar

Para 23 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Gjirokastër, deri 19°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Gjirokastër, deri 19°C në Vlorë

Para 24 minutash

“Ne po draftojmë një raport gjithëpërfshirës të të dhënave tona dhe i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate dhe ta përfshijë atë në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në përputhje me standardet e IUCN,” tha Miho. Delta e lumit të Vjosës po rrezikohet ndërkohë nga një projekt tjetër i madh i kundërshtuar fort nga organizatat mjedisore, ai i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili është në fazë ndërtimi.

Sipas studimeve mjedisore, nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre janë në gjendje të mirë. Vjosa dhe deltat fqinje të lumenjve Shkumbin dhe Seman në Shqipëri përbëjnë deltat e fundit të mëdha dhe dinamike, të cilat bartin vlerë të pakrahasueshme për të gjithë detin Mesdhe dhe Europën.

Delegacioni prej 40 shkencëtarësh përgjatë një jave mblodhi të dhëna të disiplinave të ndryshme në deltën e paeksploruar pjesërisht dhe të paprekur të Vjosës, që nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve and deri te monitorimi i përpiktëi cilësisë së ujit dhe mikroplastiës.

Ekspedita të ngjashme në pellgun e Vjosës u zhvilluan në vitin 2017 dhe 2021 duke luajtur një rol kryesor në nxjerrjen në pah të vlerave ekologjike të Vjosës, që shmangën projektet hidroenergjetike dhe i hapën rrugën mbrojtjes së këtij lumi. /BIRN/

Etiketat e lidhura

qeveriaVjosa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Para 17 minutash

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal
Para 19 minutash

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?
Para 20 minutash

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë
Para 23 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 11 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 12 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 7 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.