
Policia Rrugore, bën me dije përmes një njoftimi për mediat se përgjatë ditës së sotme ka vënë 289 gjoba. ”Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70-80 km/h, mbi normën e lejuar. Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar. Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë”.
Njofitmi i plotë
Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70-80 km/h, mbi normën e lejuar. Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar. Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;
64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
187 për përdorim të celularit;
43 për shkelje të semaforit;
44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
540 për parkime të gabuara.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon tek Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?
